6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
SHBA – Shtetet e Bashkuara Të Amerikës janë duke bërë disa ndryshime përsa i përket emrave të cilevë do t’ju “besojë” Ballkanin. Administrata e Joe Biden ka zgjedhur një pesëshe anëtarësh, të cilët do do bashkeveprojnë me vednet e Ballkanit dhe emrat duken premtues.
Këtë mendim ndan edhe gazeta serbe Blic, e cila thotë në një artikull se Biden e ka marrë seriozisht Ballkanin dhe ka zgjedhur njerëz të zotë dhe se Uashingtoni ka synime shumë serioze në periudhën e ardhshme.
Emri parë është Kristofer Hill, i cili do të udhëheqë ambasadën amerikane në Beograd. Kristofer Hill është një emër që njihet mirë nga shqiptarët pasi u bë i pari diplomat amerikan që hapi ambasadën e SHBA-së në Tiranë. Ai i ka treguar këto në kujtimet e tij në një libër “pararojë” të përkthyer edhe në gjuhën shqipe.
Më pas ai u bë negociatori amerikan i marëveshjes së Rambujesë duke qenë njëkohësisht edhe ambasador në Shkup. Hill luajti një rol kryesor pëkrah të Richard Holbrook për të provokuar bombardimet e NATO-s mbi Serbi në vitin 1999. Përpara Joe Biden ta thërriste për ta rikthyer në Ballkan, Hill kishte 11 vjet i larguar nga diplomacia dhe jepte mësim në Universitetin e Columbia-s, Marrëdhëniet Ndërkombëtare.
Emri i dytë. Gabriel Escobar, një diplomat me një qasje energjike, është emëruar i dërguar i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, siç dëshmohet nga fakti se sapo shpërtheu kriza midis Beogradit dhe Prishtinës për shkak të futjes së reciprocitetit të targave, ai fluturoi për në Bruksel dhe mori pjesë në marrëveshje dhe heqjen e barrikadave nga vendkalimet administrative.
James O’Brien, emrit të tretë të përzgjedhur i është besuar nga Joe Biden roli si koordinator për politikën e sanksioneve të Departamentit Amerikan të Shtetit. Ai konsiderohet një njeri kyç në hartimin e Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit, domethënë atij i takon shkrimi i Kushtetutës së Bosnjës dhe Hercegovinës, e cila në fakt është Aneksi IV në marrëveshjen e paqes. Nga viti 1989 deri në 2001, ai ishte Këshilltar i Lartë i Sekretares së Shtetit Madeleine Albright, si Zëvendës Drejtor i Parë për Planifikimin e Politikave dhe I dërguar i Presidentit për Ballkanin.
Michael Murphy është emir i katërt dhe do të jetë ambasador i SHBA në Bosnje Hercegovinë. Ambasadori i ri amerikan në Bosnjë dhe Hercegovinë është një veteran i Departamentit të Shtetit të SHBA dhe ka një përvojë 29 vjeçare në politikën ndërkombëtare, dhe aktualisht shërben si Zëvendës Ndihmës Sekretar i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike.
Jeffrey M. Hovenier , emri i pestë pritet të zëvendësojë Philip Kosnettin në ambasadën e SHBA-së në Prishtinë. Thuhet se ai është gjithashtu një “specialist për Ballkanin”, dhe ai vjen në Prishtinë nga Turqia, ku aktualisht është zëvendës shef i misionit në ambasadën amerikane. Ai punoi në ambasada në Greqi, Kroaci, Turqi dhe pothuajse nuk ka asnjë vend në Ballkanin Perëndimor në ngjarjet e të cilit ai nuk ishte i përfshirë, të paktën në një farë mënyre. Ai ishte pjesëmarrës në negociatat në Rambuje si anëtar i ekipit të Martti Ahtisaarit.
(m.k/dosja.al)
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
SHBA – Policia ka qëlluar për vdekje një adoleshent të shtunën në mbrëmje në Tarpon Springs, Florida, pasi ai po u drejtontë nje një pushkë të stilit usht...
TIRANË – Mbetjet mortore të Peter Twiddy, një rreshteri të Luftës së Dytë Botërore u varrosën zyrtarisht në një varrezë lufte të mërkurën në Tiranë, ...
TURQI – Shërbimi sekret turk MIT dhe policia kanë arrestuar 15 persona në Turqi pasi akuzohen se janë agjentë të shërbimit sekret Izraelit, MOSAD.Sipas me...
SHBA – Nikolas Cruz, një ish-student, është deklaruar fajtor për masakrën e shkollës së mesme në Parkland, Florida në jug të SHBA, pasi në vitin 2018 vrau...
GREQI – Tre tërmete të fuqishëm të njëpasnjëshëm kanë tronditur Kretën, në Greqi. Me një diferencë kohore prej 40 minutash ata kanë berë që banorët të dal...
SHBA – Disa dokumente konfidenciale janë publikuar lidhur me ndryshimet klimatike në botë të cilat tregojnë si disa prej shteteve kanë manipuluar të dhën...
MBRETËRI E BASHKUAR – Mbretëresha e Anglisë organizoi një pritje plot stil dhe luks të martën në kështjellën ëindsor ku të ftuar ishin figura mjaft m...
SHBA– Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka uruar për ditëlindjen zëvendëspresidenten Kamala Harris. Ai i ka bërë një urim të ve&cc...
KINË – Një shpërthim i fuqishëm gazi ndodhi ditën e sotme rreth orës 8:30 të mëngjesit në një rrugë në qytetin kinez Shenyang, në veri të Kinës, duke...
BRUKSEL – Shefja e delegacionit të Bashkimit Evropian në Mal të Zi Oana Cristina-Popa i dorëzoi Presidentit Millo Gjukanoviq raportin vjetor të progresit ...