LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Dita e Europës’/ Bushati: Sot ka kontekst tjetër, shkak agresioni rus kundër Ukrainës

9 Maj 2022, 11:33 Nga DOSJA
‘Dita e Europës’/ Bushati: Sot ka kontekst tjetër, shkak

TIRANË– Ish-ministri i Jashtëm, Ditimir Bushati ka kushtuar një shkrim në kuadër të ‘Ditës së Europës’. Bushati thotë se dita e sotme është ndryshe, pasi bota dhe Europa janë duke u përballur me agresionin rus, i cili ka shkaktuar dëme kolosale në Ukrainë. 

Nga Ditmir Bushati

Për idealin europian! Lidhjet tona me Europën i kanë rrënjët në historinë e lashtë që nga koha e Greqisë dhe Romës antike. E më pas, në mesjetë kur gjatë shekullit të 15-të paraardhësit tanë nga dëshmitarë u kthyen në protagonistë të historisë europiane, duke luajtur një rol të pazëvendësueshëm për mbrojtjen e krishtërimit dhe vlerave europiane. Aleancat politike të Gjergj Kastriotit me fuqitë europiane të kohës ishin shkëndija të shpirtit thellësisht evropian të shqiptarëve asokohe. Skënderbeu shënjoi politikisht vetëm shprehjen e përkatësisë tonë të kahershme europiane. Më vonë, këto shenja politike u pasuan nga zhvillimi shpirtëror i popullit tonë ku pena të shquara si Barleti, Buzuku, Budi, Bogdani, Bardhi dhe më vonë një plejadë e artë e inteligjencës shqiptare si De Rada, Naim Frashëri, Mjeda, Asdreni, Fishta e shumë të tjerë, u bazuan te vlerat e fryma e rilindjes europiane për të projektuar modelin e shoqërisë së ardhshme shqiptare. Alfabeti latin i gjuhës shqipe, ndër më të lashtat gjuhë indo-europiane, tregon qartë pikën e rëndesës së shoqërisë tonë, drejt perëndimit.
Edhe në periudhën e errët të diktaturës komuniste, penat e shquara të intelektualëve si Ernest Koliqi, Eqrem Çabej, Mitrush Kuteli, Petro Marko, Lasgush Poradeci, At Zef Pllumi, Ismail Kadare, Dritëro Agolli e të tjerë, ishin frymëmarrja europiane e Shqipërisë. Arbëreshët e Italisë së Jugut, një nga diasporat më të hershme shqiptare janë gjithashtu fotografia njerëzore e frymës europiane të shqiptarëve.

Kujtesa jonë e gjallë dëshmon se lidhja jonë me Europën në fakt ka qenë dhe mbetet organike. Për këtë arsye, fillimi i ndryshimeve politike dhe shoqërore në fillim të viteve 90’-të nën thirrjen “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” nuk ishte gjetje e ndonjë kompanie marketingu, por shprehje e aspiratës së gjeneratave të tëra për t’u kthyer politikisht aty ku kemi bërë pjesë me kohë shpirtërisht.

Këtë vit ne festojmë Ditën e Europës në një kontekst tjetër si rezultat i agresionit rus kundër Ukrainës. Pak kush e mendonte këtë luftë në Europën e vitit 2022, pas luftrave të përgjakshme në ish-Jugosllavi. Vështirë ta rrokte imagjinata një tjetër eksod biblik në Europë, pas atij që përjetuan motrat e vëllezërit tanë në Kosovë, si ai që po ndodh me ukrainasit, të cilët duan të shpëtojnë nga kthetrat e luftës.
Ndaj, sot në Ditën e Europës, çdokush prej nesh mund të pyesë: A quhet i përfunduar projekti europian teksa një pjesë organike e tij mbetet ende jashtë? Përgjigja është: JO!

Kemi pandehur se jemi me fat që gjendemi në zemër të qytetërimit europian. Mbase te e pandehura qëndron edhe gabimi ynë sepse ka një vijë të hollë ku ndahet realiteti nga imagjinata. Nuk mjafton të thuash se para 2000 vjetësh kur kufiri i Europës ishte diku në veri të Italisë së sotme, ne kuvendonim në forume krahas grekëve e romakëve të lashtë. Platoni ishte fqinj, Jul Cezari caktonte Apoloninë si vend për edukimin e Oktavianit dhe ne i binim kryq e tërthor Mare Nostrumit.

E kaluara sado e lavdishme të ketë qenë nuk përbën justifikim për tashmen. Duhet ta meritosh atë. Europa është një bashkim që simbolizon lirinë dhe barazinë, respektin për të drejtat e njeriut, solidaritetin, sundimin e së drejtës dhe synon që permes procesit të anëtarësimit të shteteve që dëshmojnë vendosmëri politike për të përqafuar këto vlera, të bëhet më e fortë dhe më konkurruese në skenën ndërkombëtare. Ismal Qemali në rrugëtimin e tij historik për mëvetësinë e Shqipërisë e shpjegonte në mënyrë elokuente fjalën “komb”, që në shqip do të thotë “nyje”. Një nyjë që të bëhet në fyt. Për shqiptarët e mi – thoshte plaku i urtë – përpara se të jetë një ide, një thelb historik, kombi është një nyje, një lëmsh që mblidhet në gjoks, që të shtrëngon, gati një dhimbje.

E pra, në familjen europiane ne do të shkojmë si komb, si nyje, duke mbajtur me vete amanetin e paraardhësve dhe premtimin për pasardhësit. Gëzuar Ditën e Europës! #EuropeDay2022

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet dita e europes ditmir bushati dita e europes ditmir bushati

Sondazh

Poll

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend