Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Do mbetet mister? Agjensitë amerikane mund të mos e identifikojnë origjinën e COVID
30 Tetor 2021, 06:39Nga DOSJA
UASHINGTON – Agjensitë amerikane të zbulimit thanë të premten se ndoshta nuk do të munden të identifikojnë origjinën e koronavirusit që shkakton sëmundjen COVID-19. Ato qarkulluan një version të ri më të detajuar të raportit të tyre ku shqyrtohet nëse koronavirusi u transmetua nga kafshët tek njeriu, apo nëse doli nga ndonjë laborator.
Zyra e Drejtorit të Zbulimit Kombëtar (ODNI) thotë në një raport të çklasifikuar se origjina natyrore apo prejardhja nga një laborator janë të dyja hipoteza të mundshme se si SARS-COV-2 arriti të infektojë njerëzit.
Raporti hedh poshtë sugjerimet se koronavirusi mund të jetë përdorur si një armë biologjike, duke vënë në dukje se mbështetësit e kësaj teorie “nuk kanë qasje të drejtpërdrejtë tek Instituti i Virologjisë në Wuhan” dhe se janë akuzuar për përhapje të dizinformimit.
Raporti i qarkulluar të premten është përditësim i një përmbledhjeje 90-ditore që administrata e Presidentit Joe Biden publikoi në muajin gusht, ndërsa po zhvillohej një betejë e fortë politike se sa duhej fajësuar Kina për efektet e pandemisë globale, në vend të qeverive që mund të mos kenë vepruar me shpejtësinë e duhur për të mbrojtur qytetarët e tyre.
COVID-19 përshkruhej shpesh si “virusi kinez” nga ish-Presidenti Donald Trump, i cili humbi fushatën për rizgjedhjeje ndërsa pandemia godiste ekonominë amerikane dhe shumë nga mbështetësit e tij.
Raporti i ODNI-së thotë se katër nga agjensitë amerikane të zbulimit dhe një grup pune me pjesëmarrjen e disa agjensive kanë “besim të ulët” në versionin se COVID-19 e pati origjinën tek një kafshë e infektuar ose një virus tjetër i ngjashëm.
Por njëra prej agjensive tha se ka “besim të moderuar” se infektimi i parë i një njeriu me COVID-19 ishte me shumë gjasa rezultat i një aksidenti në laborator, i lidhur ndoshta me ndonjë eksperimentim ose përfshirje të kafshëve në Institutin e Virologjisë në Wuhan.
Agjensitë amerikane të zbulimit mendojnë se nuk do të jenë në gjendje të japin një shpjegim më të qartë për origjinën e COVID-19ës pa ndonjë informacion të mëtejshëm që do të tregonte se virusi përshkroi një trajektore të caktuar nga kafshët për tek njerëzit, ose që laboratori në Wuhan po e menaxhonte këtë virus ose ndonjë virus të ngjashëm përpara se të shfaqej COVID-19ta.
Raporti thotë se agjensitë amerikane dhe komuniteti global shkencor nuk kanë “mostra klinike apo një botëkuptim të plotë të të dhënave epidemiologjike nga rastet më të hershme të COVID-19ës” dhe shton se do ta rishqyrtojnë këtë konkluzion nëse do të shfaqet ndonjë evidencë e mëtejshme.
Kina është përballur me kritika ndërkombëtare se nuk bashkëpunoi më mirë për hetimin e origjinës së COVID-it.
Ambasada kineze në Uashington nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për koment.
Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) në Shtetet e Bashkuara dha miratimin të premten për vaksinën Pfizer kundër COVID-19 për fëmijët e moshës 5 deri në 11 ...
BELGJIKË– Njw ngjarje tronditwse ka ndodhur nw Belgjie. Një familje ka përjetuar një eksperiencë të frikshme kur tentoi të kalonte urën “Marie Thumas...
SHBA– Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) në Shtetet e Bashkuara dha miratimin të premten për vaksinën Pfizer kundër COVID-19 për fëmijët e moshës 5...
BRUKSEL– Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen shprehu shpresën se BE-ja mund të gjejë një zgjidhje me Poloninë lidhur me fondet e rimëkë...
ROMË- Presidenti i SHBA Joe Biden ka mbërritur në Evropë për dy samite ndërkombëtare, duke e lënë në harresë axhendën e tij të brendshme prej 2.75 trilion ...
LONDËR – Mbretëresha Elizabeth II është këshilluar të pushojë për të paktën dy javët e ardhshme nga mjekët dhe për të shkurtuar orarin e saj të ngjes...
KOSOVË – Qeveria e Kosovës ka miratuar ditën e sotme Projektligjin e Buxhetit për vitin 2022.Ai kap vlerën e 2 miliardë e 748 milionë eurove, por ajo...
KOSOVË– Në bazën e KFOR-it në lagjen Arbëria në Prishtinë, janë gjetur ditën e sotme mbetje mortore. Mediat në Kosovë shkruajnë se lajmi është konfir...