LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Dokumenti i panjohur i ish-Sigurimit të Shtetit: Si e arrestuam Prek Calin, së bashku me 12 krerët e reaksionit

26 Shtator 2021, 06:28 Nga DOSJA
Dokumenti i panjohur i ish-Sigurimit të Shtetit: Si e arrestuam Prek Calin,

Është publikuar një dokument të panjohur arkivor të nxjerrë nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Brendshme në Tiranë, ku ndodhet një informacion me siglën “Tepër sekret” i Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit, ku bëhet fjalë për manovrat që u përdorën për arrestimin e Prek Calit më 14 shkurt të 1945-ës, ku midis të tjerash thuhet: “Më 6 janar 1945, komanda e Vermoshit dhe Kelmendit, informonte komandën e Qarkut të Shkodrës, se: në fshatrat Nikç e Ranca e Shnikut po strehoheshin reaksionarë shqiptarë dhe jugosllavë si, Preng Cali, Sali Nikçaj etj. Gjatë kësaj faze Shërbimi Informativ theksoi se kushtrimin e luftës kundër forcave partizane e kishin dhënë Zef Nika, Ujk Lula dhe Preng Doda nga Vukli, të cilët u kapën. Gjithashtu u kapën dhe u ekzekutuan, Nikoll Tona dhe Nik Marashi, që kishin vrarë korrierët e Brigadës së Parë që u dërguan me shërbim në Vukël”.

76 vite më parë, pas një rrethimi afro dy mujor që i’u bë krahinës së Kelmendit në Malësinë e mbi Shkodrës, forca të shumta partizane të Brigadës së Parë Sulmuese, që asokohe ishte nën komandën e Korpusit të III-të dhe kryesonin atë operacion, arrestuan Prek Calin dhe 12 burra të tjerë, që e shoqëronin atë. Kjo ngjarje bëri bujë të madhe në atë kohë, jo vetëm prej emrit dhe autoritetit të jashtëzakonshëm që kishte Prek Cali, por edhe për shkak të humbjeve të mëdha që pësuan si forcat partizane të Brigadës së Parë Sulmuese, që u detyruan të marshonin edhe në viset shqiptare nën Malin e Zi, për rrethimin e tij, ashtu dhe të njerëzve që e shoqëronin Prek Calin, gjatë asaj kohe afro tre mujore që ai u detyrua të qëndronte maleve në arrati.

Lidhur me Prek Calin, apo dhe posaçërisht për këtë ngjarje, është folur dhe shkruar shumë, vetëm pas viteve 90-të dhe gjithashtu vetëm para pak ditësh, President i Republikës, z. Ilir Meta, vlerësoi Prek Calin me medaljen më të lartë, ‘Nderi i Kombit’, si dhe disa figura të tjera patriotike nga Malësia e Madhe.

Sa më sipër, në këtë shkrim po publikojmë një dokument sekret të Ministrisë së Punëve të Brendshme, i cili tregon se si është arrestuar Prek Cali dhe njerëzit që e shoqëronin atë, më 14 shkurt të vitit 1945. Këtë dokument e kemi shkëputur nga një studim i gjatë (mbi 1200 faqe) që ka qenë përgatitur nga një grup pune i Ministrisë së Punëve të Brendshme, para viteve ’90-të, (i kryesuar nga Themi Bare.), ku pasqyroheshin të gjitha “sukseset e Sigurimit të Shtetit” nga viti 1943 që u krijua bërthama e parë e Sigurimit të Shtetit, e deri në mesin e viteve ’80-të.

I gjithë studimi në fjalë ka qenë “Tepër sekret” dhe ai përdorej si lëndë e veçantë për studentët e Shkollës së Ministrisë së Punëve të Brendshme (Dega Sigurim), deri në vitin 1990. Edhe pse i gjithë studimi është i mbushur edhe me shumë propagandë, aty ka një material të bollshëm dhe tepër të detajuar, për mënyrën se si ka funksionuar “arma e Sigurimit të Shtetit” që nga krijimi i saj e deri në mesin e viteve ’80-të. Dokumenti në fjalë për Prek Calin, publikohet për herë të parë nga Memorie.al.

Dokumenti sekret i Sigurimit të Shtetit, për arrestimin e Prek Calit, në 14 shkurt 1945

Ndërkohë, komandant e vendit informonin se reaksionarët kishin tërhequr shumë veta nga populli duke i frikësuar se do t’u digjnin shtëpitë dhe fëmijët po të ndihmonin Mbrojtjen. Të dhënat tregonin përgatitjen që po bënte reaksioni.

“Në rajonin tonë, shkruante komanda e vendit e Dukagjinit, më 3 janar 1945, gjendja është kritike. Elementë të ndryshëm gjakësorë sillen nëpër katunde…?! Situata po zhvillohet në mënyrë të tillë që mund të fillojë lufta. Dërgoni forca ushtarake”. Në të dhënat thuhej se, krahas klerikëve reaksionarë, bajraktarët e parisë me influencë, kriminelët e luftës dhe agjenturat e huaja, që ishin hedhur në luftë të armatosur kundër pushtetit popullor, reaksioni tërhiqte në këtë luftë edhe njerëz të tjerë, duke shfrytëzuar jo vetëm ata që ishin kompromentuar me reaksionin, por edhe lidhjet e tyre miqësore, tarafet dhe fiset, shfrytëzonin zakonet dhe traditat e vjetra. Armiqtë kishin shtënë në dorë edhe mjaft persona të këshillave të vendit dhe të këshillave të fshatrave në mjaft zonave të Veriut, duke përdorur kërcënimet e njerëzve të besuar dhe duke i zëvendësuar ata me elementët e vet.

Më 6 janar 1945, komanda e vendit të Vermoshit dhe Kelmendit, informonte komandën e qarkut të Shkodrës, se:“Në fshatrat Nikç e Ranca e Shnikut po strehoheshin reaksionarë shqiptarë dhe jugosllavë si, Preng Cali, Sali Nikçaj etj. (Arkivi i M.M.P., Fondi i Korpusit të III-të, Dosja 3, shkresa Nr.70, dt.3.1.1945, i Komandës së Vendit Dukagjin dhe i Komandës së Qarkut të Shkodrës, dërguar Korparmatës së III_të).

Megjithëse e shihte se forcat reaksionare ishin të shumtë, ajo theksonte se kishte marrë masa duke organizuar roje partizane me fshatarë. Ajo kërkonte forca ushtarake për asgjësimin e reaksionarëve, pasi ata ishin të shumtë.

Në këtë mënyrë, komandat e vendit, krahas organeve të tjera të mbrojtjes së popullit, nuk kryen vetëm detyrën e informimit dhe ruajtjen e rendit dhe të qetësisë, por merrnin edhe masa për kërkimin, ndjekjen dhe asgjësimin e kriminelëve.

Në të njëjtën kohë, duke parë se kriminelët kishin mashtruar shumë njerëz të pafajshëm, të cilët, si rezultat i punës së reaksionit, kishin dalë në arrati, komandat e vendit, krahas asgjësimit me forca të armatosura, përdornin edhe forma pune bindëse, duke u bërë thirrje për dorëzimin e të arratisurve, nëpërmjet takimeve me të arratisurit që kishin influencë, ku bëhej “marrëveshja” për dorëzim. Gjithashtu, komandat e vendit bënin edhe listat e të arratisurve. Këto lista ua dërgonin komandave të qarqeve, oficerit të mbrojtjes së popullit, i cili ia përcillte seksionit të mbrojtjes së popullit të krahinës. Kjo ndikonte që operacioni i spastrimit të kryhej me sukses.

Në përshtatje me veçoritë që paraqiste lufta kundër reaksionit të brendshëm, operacioni në këto krahina nuk u bë njëlloj. Në Veri, reaksioni vepronte me grupe të mëdha kriminelësh nga 50 deri në 400 veta, të armatosur dhe të organizuar mirë, ndërsa në Jug dhe në Shqipërinë e Mesme, në grupe të vogla, të shkëputura. Në Veri, reaksioni përgatitej të rezistonte duke luftuar me armë, kurse në Jug, organizonte akte terrori, diversioni e sabotazhi. Kjo bënte të domosdoshme që edhe taktika e veprimeve të forcave tona, t’i përshtatej asaj të armikut, veprimit me grupe të vogla, duhej përgjigjur po kështu. Nuk kishte kuptim që për organizimin, rrethimin e asgjësimin e një grupi të vogël, të angazhohej divizion ose brigadë e tërë.

Për këtë arsye, ndërsa në Veri vepronin formacione të mëdha të Ushtrisë Nacional-Çlirimtare, në zonat e Jugut dhe të Shqipërisë së Mesme, u organizuan grupe të vogla me partizanë trima, të shkathët dhe besnikë, të cilët së bashku me popullin, komandat e vendit, këshillat nacional-çlirimtare, repartet e ndjekjes dhe mbrojtjes së popullit, organizonin prita, kapnin ose asgjësonin, grupet e kriminelëve të arratisur. “Këtu të përdoren dhe ata që kanë armiqësi të vjetra personale, për informata” – theksonte shoku Hysni Kapo, Komisar i Korpusit të Parë, në udhëzimet që u dërgonte organeve dhe reparteve më 24.1.1945.

Në disa krahina të Veriut, si Hoti, Kelmendi, Gruda, si rezultat i mashtrimit që kishte bërë armiku, shumë persona ishin ngritur në rezistencë të hapur dhe refuzonin të merrnin pjesë në radhët e U.N.Ç.SH. Ndër ta si në Malësinë e Shkodrës, Gjakovës etj, mbanin qëndrim indiferent ndaj pushtetit popullor. Mbeturinat e reaksionit, në këto zona ishin të armatosura me pushkë e mitraloza dhe prisnin rastin për t’u hedhur në aktivitet kundërrevolucionar. Në këto zona si dhe në të tjera ku reaksioni kishte baza, armiku lëshonte parulla për të krijuar mosbesim ndaj qeverisë demokratike, pakënaqësi dhe përçarje, në popull. “Mbeturinat e reaksionit në Shqipëri kanë mbledhur veten dhe zhvillojnë aktivitet të shumanshëm”, theksonte shoku Enver Hoxha në urdhrin e operacionit të 19 janarit 1945, dërguar Shtabit të Korparmatës së III-të.

Pushteti popullor në zonën e Shkodrës dhe Kukësit, nuk i kishte forcuar ende bazat e tij, ai kërcënohej përherë nga reaksioni. Kjo rridhte pasi forcat partizane të Korparmatës së III-të, ende nuk kishin kaluar në të gjitha fshatrat. “Nëse nuk do të merren masat”, udhëzonte shoku Enver Hoxha, këto forca reaksionare dhe çerdhe të reaksionit mund të bëhen vatër e lëvizjes reaksionare dhe të kërcënohet pushteti. Duke studiuar këtë gjendje, shoku Enver Hoxha urdhëroi që forcat e Korparmatës së III-të, të kalonin në të gjitha nënprefekturat e Qarkut të Shkodrës dhe të Kukësit, nënprefekturës së Peshkopisë, të zhduknin dhe asgjësonin çdo forcë reaksionare të organizuar apo jo.

Zhvillimi i operacionit të spastrimit

Operacioni i spastrimit filloi në të gjitha krahinat. Ai u zhvillua në dy faza: Faza e parë filloi më 14 janar 1945 deri më 31 janar 1945. Në këtë fazë u përshkuan të gjitha fshatrat e zonës së Veriut, duke asgjësuar çdo rezistencë, u kapën pikat strategjike që dominonin në krahinë dhe u bë mobilizimi. Kudo që shkonin forcat partizane, riorganizonin dhe rrjetën informative, duke u bazuar edhe në fshatarët që nuk implikoheshin rëndë me reaksionin, qoftë kjo dhe me anë premtimesh, me qëllim që të mblidhni të dhëna të sakta mbi qëllimet dhe lëvizjet e armikut.

Taktika e luftë kundër reaksionit duhet të shpinte në realizimin e qëllimit strategjik: asgjësimin e plotë të reaksionit. Për këtë arsye, gjatë operacionit u përdor taktika e luftës, manovër rrethonjse.

Gjatë fazës së parë, si rezultat i mospasjes së një organizimi të mirë, të shërbimit të kundërzbulimit dhe i mungesës së të dhënave mbi gjendjen, qëllimin dhe lëvizjen e reaksionit, forcat tona ushtarake patën humbje të mëdha…?! Nga mosmarrja e masave zbuluese, ranë shpesh herë në prita të befasishme.

(Urdhrin që shoku Enver dërgoi më 19 janar 1945, për të shkelur e spastruar të gjitha fshatrat e Veriut, Shtabi i Korparmatës së III-të, nuk e kishte zbatuar). Kjo vinte për faktin se reaksioni u nënvleftësua dhe se numri i forcave tona, që u dërguan për ndjekjen dhe asgjësimin e tij në këto zona, qe më i pakët se numri i kriminelëve të arratisur: terreni strategjik i panjohur nga forcat tona, nuk evidentonte dot pritat dhe befasitë që banditët e armatosura u bënin forcave tona.
Armiku, duke e njohur mirë terrenin, kishte mundur të zinte të gjitha pikat dominuese e rrugët. Gjithashtu mungesa e njohurive taktike të përgjegjësve që drejtonin operacionin në këto zona, shpinte në mos kombinimin e veprimtarisë së forcave të tyre me forcat e tjera, që këto të shkonin paralel. Të gjitha këto vinin edhe nga mungesa dhe mos vlerësimi i rrjetës informative.

Kjo dobësi si dhe humbjet që pësuan forcat tona në fazën e parë, u korrigjuan në fazën e dytë, që filloi prej më 1 deri më 14 shkurt 1945. Gjatë kësaj faze, forcat e U.N.Ç.SH. (Ushtria Nacional-Çlirimtare Shqiptare), duke kaluar pengesat e mëdha natyrore, duke përshkuar majat, qafat e grykat e mbuluara me borë, në mbështetje të të dhënave të sigurta, që kishin mbledhur nga shërbimi informative i terrenit, nga fshatarët dhe zbuluesit që u dërguan në zonat e thella, bënë goditjet e armikut, që gjendej në zonën e Kelmendit, nga pesë drejtime.

Veprimet në këtë fazë u kombinuan mirë dhe bënë që brenda pesëmbëdhjetë ditëshit të parë të muajit shkurt 1945, të sigurohej çdo e papritur, goditje të befasishme në prita dhe të asgjësoheshin forcat e reaksionit, të spastrohej Kelmendi krejt dhe të kapej i gjallë Preng Cali, me 12 krerë të reaksionit që kryesonin forcat reaksionare. Krahas kësaj u bë çarmatimi i të gjithë atyre që implikoheshin me reaksionin, u organizua pushteti dhe bë mobilizimi i detyrueshëm ushtarak.

Gjatë operacionit në Kelmend, forcat tona patën 39 të vrarë e 48 të plagosur. Nga këta, 30 të vrarë dhe 34 të plagosur, ishin partizanë të Brigadës së Parë, kurse nga ana e armikut, pati 44 të vrarë dhe 21 te plagosur. (1. Arkivi i M.M.P. dhe Fondi i Qarkorit të Shkodrës dhe i Brigadës së Parë 1944-1946).

Gjatë kësaj faze, Shërbimi Informativ theksoi se kushtrimin e luftës kundër forcave partizane e kishin dhënë Zef Nika, Ujk Lula dhe Preng Doda nga Vukli, të cilët u kapën. Gjithashtu u kapën dhe u ekzekutuan, Nikoll Tona dhe Nik Marashi, që kishin vrarë korrierët e Brigadës së Parë, që u dërguan me shërbim në Vukël.

Veç këtyre u internuan familjet e reaksionarëve, u arrestuan 12 nxitësit dhe shkaktarët kryesorë të reaksionit në Kelmend.

Si gjithmonë dhe gjatë operacionit në Kelmend, Partia i kushtoi kujdes të madh punës politike, bindëse, edukative, në masat e popullit për t’i sqaruar ato rreth veprimeve të forcave ushtarake dhe veprimeve të kriminelit Preng Calit.

Kështu, Kelmendi në këtë operacion, njohu mirë drejtësinë e vijës së Partisë Komuniste Shqiptare. Kelmendi që kishte qenë vazhdimisht nën influencën e reaksionit, që ishte i vetmi vend pa u shkelur nga forcat e U.N.Ç.SH. deri në fillimin e operacionit, u bë një vatër e rëndësishme për asgjësimin e kriminelëve.

Reaksioni dhe rezistenca më e ashpër, qe në dy bajraqet e Kelmendit, Nikç dhe Vukël.

Në luftën për asgjësimin e forcave të armatosura të reaksionit, forcat e repartet e U.N.Ç.SH. përdorën taktikën, manovrën rrethonjse e goditjen e rrufeshme. Për këtë, më parë grumbulloheshin të dhëna, shoshiteshin ato, bëhej rrethimi, dërgoheshin grupe sulmuesish dhe bëhej goditja në të njëjtën kohë nga të gjitha drejtimet. Këtu filluan të grumbullohen dhe të organizohen, të gjitha mbeturinat e reaksionit. I ashpër qe reaksioni sidomos në Brojë, Ura e Tamarës etj. Por këtu dhe ata u asgjësuan plotësisht.

Hyrja e forcave të U.N.Ç.SH. në mënyrë të papritur nga drejtime të ndryshme, ngjalli panik në të gjithë reaksionin. Kjo bëri që çdo rezistencë të shuhet me të parë forcat e U.N.Ç.SH. Të gjithë burrat e fshatrave të Kelmendit, sidomos Brojës dhe Rahovicës, që ishin larguar nga familjet si rezultat i punës së reaksionit, u kthyen.

Veprimet e drejta, të matura dhe korrektësia me popullin, si dhe kapja gjallë e krerëve të reaksionit, bëri që populli të afrohet më shumë me SEMP-ve(Seksionet e Mbrojtjes së Popullit), dhe u bë baza e mbështetja kryesore, për zbulimin e të gjithë kriminelëve e tradhtarëve të tjerë të fshehur. /Memorie.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

dikur dikur dashnor kaloci dashnor kaloci

Sondazh

Poll
Art&Argëtim 25 Shtator 2021, 09:07

TIRANË– Kozak Braçi nuk e ka pranuar të jetë shpëtuar nga reperi Arkimed Lushaj në Sarandë, ashtu siç deklaroi ky i fundit një ditë më ...

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër