Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Ekonomi
Vlerësimi i ndikimit në mjedis, ndryshon ligji për ndërhyrjet emergjente dhe gjobat
24 Janar 2020, 12:22Nga DOSJA
TIRANË– Propozimi i ri ndryshon konceptin e asaj që quhet vlerësim i ndikimit në mjedis duke e zgjeruar mënyrën e përcaktimit. Me ligjin aktual kjo pikë nënvizon se “Vlerësimi i ndikimit në mjedis (VNM)” është procesi që kryhet për vlerësimin e përgjithshëm të ndikimeve të rëndësishme negative, të drejtpërdrejta ose jo, në mjedis, nga projekte të propozuara publike dhe private.
Me draftligjin e nxjerrë për konsultim “Vlerësimi i ndikimit në mjedis (VNM)” është procesi që kryhet për vlerësimin e ndikimeve të rëndësishme, të drejtpërdrejta ose jo, në mjedis, nga projekte të propozuara publike ose private nëpërmjet: a)Përgatitjes së raportit të vlerësimit të ndikimit në mjedis nga zhvilluesi; b)Kryerjes së konsultimeve, sipas kërkesave dhe procedurave të përcaktuara në kreun III të këtij ligji; c)Shqyrtimit nga autoriteti kompetent të raportit të vlerësimit të ndikimit në mjedis, dhe çdo informacioni tjetër shtesë nga zhvilluesi kur është i nevojshëm, si dhe çdo informacion tjetër i rëndësishëm marrë nëpërmjet procesit të konsultimeve; ç) Konkluzionit të arsyetuar nga autoriteti kompetent mbi ndikimet e rëndësishme në mjedis të projektit, duke marrë në konsideratë rezultatet e shqyrtimit të raportit të vlerësimit të ndikimit në mjedis nga autoriteti kompetent; d) Përfshirjes në vendimin e miratimit të zhvillimit të projektit, nga autoriteti përgjegjës për miratimin e zhvillimit, të konkluzioneve ta arsyetuara nga autoriteti kompetent”.
Kundravajtjet administrative dhe saksionet
Draft ligji gjithashtu ndryshon tërësisht nenin 26 duke përcaktuar kundërvajtjet administrative dhe sanksionet që aplikohet në rastet kur nuk respektohen kushtet që vendos ligji.
Kështu zhvilluesi që zhvillon një projekt, i cili listohet në shtojcën I dhe II të këtij ligji, pa ju nënshtruar kërkesave të këtij ligji dhe pa u pajisur me Vendim për VNM paraprake, ose Deklaratë Mjedisore, dënohet me gjobë nga 50 000 deri në 500 000 lekë dhe me pezullimin e punimeve.
Mospërmbushja dhe mosrespektimi i kushteve të Vendimit për VNM paraprake ose Deklaratës Mjedisore nga zhvilluesi i projektit:
Paraqitja e fakteve, të dhënave dhe dokumente të rreme, nga zhvilluesi apo personi fizik/juridik, i pajisur me licencë për hartimin e raportit të VNM-së, të cilat kanë ndikuar në vendimmarrjen e autoritetit kompetent përbën vepër penale dhe organi administrativ shfuqizon aktin dhe bën kallëzim penal.
Krahas dënimit me gjobë i parashikuar pikën 1/b të këtij neni, në rast të mospërmbushjes dhe mosrespektimit nga ana e zhvilluesit, të kushteve të përcaktuara në Vendimin për VNM-në paraprake ose Deklaratën Mjedisore:
1. a) AKM-ja për Vendimin e VNM-së paraprake pezullon aktivitetin për zbatimin e projektit nga 1 deri 12 muaj deri në zbatimin e kushteve;
2.b) Ministri, për Deklaratën Mjedisore, me propozim të AKM-së pezullon aktivitetin për zbatimin e projektit nga 3 deri 12 muaj deri në zbatimin e kushteve;
3. Në rast të pezullimit të Vendimit për VNM-në paraprake ose Deklaratës Mjedisore të përcaktuara në pikën, 2 të këtij neni, zhvilluesi, dorëzon në AKM për shqyrtim dhe miratim, jo më vonë se 30 ditë nga marrja dijeni të aktit të pezullimit, dokumentet e mëposhtëm:
4.a) raportin e detajuar mbi dëmin e shkaktuar, ku të përfshihen masat e marra për parandalimin e dëmeve të mëtejshme;
5. b) planin i rehabilitimit me qëllim kompensimin e dëmit të shkaktuar, në terma konkret ku përcaktohen masat dhe kohëzgjatja e realizimit të këtij plani.
6. Pas rehabilitimit të zonës, referuar dokumenteve të përcaktuara në pikës 3 më sipër, zhvilluesi dorëzon raportin për zbatimin e planit të rehabilitimit dhe i kërkon autoritetit kompetent shfuqizimin e aktit të pezullimit.
7. Në rast të konstatimit se zona nuk është rehabilituar, AKM-ja shfuqizon Vendimin e VNM-së paraprake dhe në rastin e Deklaratës Mjedisore shfuqizimi bëhet nga Ministri, me propozim të AKM-së.
8. Në rast të konstatimit nga AKM-ja, se akti i miratimit të zhvillimit, është bazuar në një projekt, karakteristikat kryesore të tij janë ndryshuar në mënyrë të ndjeshme nga ato mbi të cilat është bazuar vendimmarrja për Vendimin për VNM paraprake ose Deklaratës Mjedisore, Ministri propozon pranë autoriteteve përgjegjëse shfuqizimin e aktit të miratimit të zhvillimit.
9. Në rast të paraqitjes, nga personi fizik/juridik i pajisur me licencë për hartimin e raportit të VNM-së mbi 3 herë të raporteve të VNM-së me mangësi, bazuar në metodologjinë kombëtare për hartimin e raporteve të vlerësimit të ndikimit në mjedis, ministri vendos pezullimin apo heqjen e certifikatës dhe njofton autoritetin që ka lëshuar licencën.
10. Në rastet kur shkeljet përbëjnë vepër penale, struktura përgjegjëse për inspektimin në fushën e mjedisit bën kallëzim penal pranë organeve përkatëse.
11.Procedura e konstatimit, vendosjes dhe ankimit të masave administrative si dhe ekzekutimi i masave administrative bëhet në përputhje me legjislacionin për kundërvajtjet administrative.
DURRËS– Në Durrës, dëmet nga tërmeti janë të pranishme ngado. Të shkatërruar e krejtësisht të pabanueshme janë blloqe të tëra banimi në qytetin bregd...
MALLAKASTËR- Ditën e sotme 17 punonjës të stacionit të pompimit të ujësjellësit dhe elektrik në Poçem janë ngritur në protestë, pasi nuk kanë marrë ...
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka sqaruar qytetarët se Shqipëria është vend me rrezikshmëri të ulët për t’u pre...
TIRANË– Vetëm 23 % e shqiptarëve janë bujarë dhe të sjellshëm dhe zyrtarisht, sipas një raporti të fundit, jemi ndër më ‘kurnacët’ në Europë, ndonëse bujar...
TIRANË-Në programin “Rudina” në Tv Klan këtë pasdite ishte i ftuar shefi i njohur i kuzhinës, Ismet Shehu. Ai ka rrëfyer në studio një eksperiencë që nuk e...
TIRANË- Viti 2019 ka rezultuar me dyshim “vizitash” në Shqipëri, me qëllim trajtimet shëndetësore. Sipas publikimit më të fundit të Institutit të Statistik...
TIRANË– Minsitria e Arsimit Sportit dhe Rinisë, ka reaguar pas publikimit të vendimit për mbylljen e shkollës jopublike “SAADI” që financohej nga Irani. Në...
Ekonomi23 Janar 2020, 07:23
TIRANË– Shqipëria renditet në vendin e 79 në Indeksin e Demokracisë 2019, të publikuar sot nga The Economist, i cili jep një panoramë të situatës së ...
TIRANË- Qeveria do të akordojë një bonus prej 250 000 lekësh përveç pagës për të gjithë ata mjekë të cilët do të japin shërbimet e tyre në spitalet ...