LIVE UPDATES
Aktualitet

“Fshini imazhet tona se s’ju lë barku e rakia”/ Alpinisti i ‘bllokuar’ nxjerr blof Policinë e Shtetit: S’na shpët

13 Janar 2020, 12:27 Nga DOSJA
“Fshini imazhet tona se s’ju lë barku e rakia”/ Alpinisti

TIRANË- Historia e shkurtër që do t’ju tregojmë ditën e sotme, na detyron të shkojmë përtej detyrës tonë për të raportuar, por provon më së miri edhe ato që njihen ndryshe si “barcaleta me policë”. Fabula është e thjeshtë. Policia e Shtetit, njoftoi mbrëmë shpëtimin e 4 alpinistëve të bllokuar në Malin e Gramozit, për shkak të motit të keq.  Njoftimi zyrtar specifikonte se policët kishin kërkuar për orë të tëra, dhe në merak e sipër, në lartësinë prej 2523 metrash, kishin mundur të gjenin 4 alpinistët. Siç e do edhe adeti në kësi rastesh, policët bënë një foto me të shpëtuarit, njësoj si “Darka e Fundit”. 

Dosja.al është gjithnjë në mbështetje të historive njerëzore dhe humanitetit që uniformat blu ndajnë me komunitetin, e në këtë rast u përballëm me një suprizë. Teksa ndiqnim reagimet e qytetarëve për rastin e alpinistëve, u shtangëm nga zbulimi! Vetë njëri nga alpinistët e “bllokuar” ka çmontuar versionin e Policisë së Shtetit, duke na lënë edhe më të paqartë… 

Ervin Xhakolli shkruan se fotoja është shkrepur në mënyrë shoqërore, pasi policët donin të kishin një kujtim me ta, meqënëse kishin bërë një ekspeditë në kushte ekstreme atmosferike.  Por po ju lemë me dy versionet që të mund t’i bluani vetë. 

Versioni i policisë së Shtetit:

Kolonjë Policia në bashkëpunim me banorët e zonës, u vjen në ndihmë 4 alpinistëve. Në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Kolonjë, është marrë një telefonatë sipas të cilës 4 alpinistë që kishin lënë mjetin e tyre tip “Ford”, në fshatin Starje dhe ishin nisur për të ngjitur malin e Gramozit, mund të kishin mbetur të bllokuar në rrugë për shkak të kushteve të vështira atmosferike. Menjëherë pas marrjes së këtij njoftimi, në drejtim të zonës, u nisën shërbime të Komisariatit të Policisë Kolonjë dhe Stacionit të Policisë Kufitare Shtikë, të Emergjencave Civile, të ndihmuar edhe nga banorë të zonës. Pas disa orë kërkimesh, u bë i mundur lokalizimi dhe gjetja në gjendje të mirë shëndetësore e 4 alpinistëve, të cilët ishin ngjitur në majën e quajtur “Çuka e Peçit” në lartësinë 2523 m, të malit të Gramozit dhe më pas për shkak të kushteve të vështira atmosferike, kishin hasur vështirësi gjatë kthimit. Alpinistët (njëra prej tyre vajzë) kanë falenderuar shërbimet e Policisë dhe banorët, që iu erdhën në ndihmë dhe iu shpëtuan jetën. Policia më pas ka bërë shoqërimin e tyre, deri në vendin ku u akomoduan në qytetin e Ersekës.

E vërteta e Ervin Xhakollit, alpinist:

Me vjen keq qe keni publikur kete lajm te rrem pasi ne nuk kemi humber dhe nuk na keni shpetuar nga asgje.policet na kerkuan te benim nje foto ne menyr shoqerore pasi ne berem ekspedit dimeror ne malin e Gramozit ne kushte exstreme. Dhe ju siguroj policet tuaj nuk e kan ate nivel sa te arrin dhe te shpetojn njerez ne ato kushte si le barku dhe rakia qe pin lokaleve me vjen keq qe flas keshtu por keni genjyr ne menyr te turpeshme. Ju lutem pergenjeshtroheni kete lajme pasi keni perdorur imazhet tona dhe keni shqetesur gjith familjaret tone.

Dosja.al, kërkoi një reagim zyrtar edhe nga Zyra e Shtypit në Policinë e Shtetit, por deri tani nuk kemi mundur të marrim një përgjigjie.  Rasti është në dukje si një gabim foshnjërak, por lë shijen e hidhur të pyetjes: Pse në mënyrë kaq të ulët duhet të na mashtrojë policia? Nëse policia mashtron patologjikisht për një histori si kjo, atëherë kush na jep besim për versionet e ngjarjeve të rënda, që trondisin çdo dy ditë Shqipërinë?

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet alpinistet e bllokuar ervin xhakolli policia e shtetit alpinistet e bllokuar ervin xhakolli policia e shtetit


Sondazh

Poll
Aktualitet 13 Janar 2020, 12:13

ITALI- Shkatërrohet grupi i trafikut të drogës, që sillte kokainë nga Brazili në Itali.  Guardia di Finanza së bashku me Agjencinë Doganore, gjatë operacionit “...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë