LIVE UPDATES
Aktualitet

SPAK me probleme/ Kraja: Duhen rezultate, luftë përpara! Ibrahimi i KLP: Të ndryshojë ligji, s’kemi para, jemi në në

21 Janar 2020, 09:57 Nga DOSJA
SPAK me probleme/ Kraja: Duhen rezultate, luftë përpara! Ibrahimi i

TIRANE- Puna për mbarëvajtjen e SPAK nuk është e lehtë. Ky është përfundimi në të cilin është arritur sot, nga dy zyrtarët e lartë, Arben Kraja dhe Gentian Ibrahimi. Pjesëmarrës në një takim të organizuar nga Ambasada Holandeze, Kraja dhe Ibrahimi folën për problemet që ka SPAK si strukturë, por edhe për ligjin në fuqi. Kreu i SPAK, Arben Kraja tha se tashme ka nisur hetimi për për çështje të rëndësishme, por shtoi se  për të arritur rezultate konkrete, duhet ende kohë. “Kemi nisur hetimin për çështje të rëndësishme. Hetimi i zyrtarëve të lartë kërkon vendosshmëri. Duhet të heqim barrierat mes institucioneve. Për rezultate na duhet ende kohë”, u shpreh Kraja.

Kreu i SPAK tha se hetimi i zyrtarëve të lartë është një betejë e cila duhet të bëjë bashkë të gjithë. “Të hetosh dhe ushtrosh ndjekje penale ndaj zyrtarëve të lartë padyshim që ka vështirësi. Janë njerëz të fuqishëm me pushtet, që ndodhen direkt me situata penale nga më të ndryshmet. Kërkon vendosmëri profesionalizëm dhe objektivitet. Në kuadër  të kësaj sigurisht do kesh dhe suksesin. U bë një muaj që SPAK është funksionale në Shqipëri, nga data 20 dhjetor, një periudhe ‘lufte’ për ne që kemi shkuar atje për të kapur situatën në dorë për të marrë në administrim të procedimit penal të trashëguara nga prokuroria e Krimeve të Rënda dhe të ardhura nga prokuroritë e tjera. Për të krijuar administratën për të nisur dhe për të punuar njëkohësisht dhe për të hartuar një numër të madh aktesh administrative në aspektin e krijimit dhe funksionimit të strukturës pasi është strukturë e re, ndryshe nga gjykata që administronte administratën e gjykatës ekzistuese. Aktualisht prokuroria ka 8 të emëruar dhe dy të caktuar përkohësisht. Meqënëse e kam kryetarin e këshillit gjej rastin ti bëj thirrje që të vazhdojë procedurën e emërimit të dy vendeve që kanë mbetur boshm nga numri 15 miratuar nga këshilli sepse me të vërtetë e kemi të nevojshme”  theksoi kreu i SPAK.

Ndërkohë që kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi kërkon ndryshimin e ligjit për SPAk, por edhe për kompetencat që duhet të hetojë ky organ, përsa i përket korrupsionit. Sipas Ibrahimit, me ligjin aktual, SPAK duhet të hetojë vetëm ato që lidhen me krimin dhe korrupsionit, prandaj sipas tij, spektri i tagrit të hetimit, duhet të ndryshojë.  “Një çështje tjetër me rëndësi jetike është zgjedhja që bën legjislatori në lidhje me juridiksionin e SPAK, zgjedhja e portofolit të veprave penale që hetohen nga Prokuroria e Posaçme. Po ta krahasosh sferën e çështjeve penale që heton sot SPAK në krahasim me sferën e Prokurorisë për Krimet e Rënda, është e dukshme një ngushtim vetëm tek ato vepra që lidhen me krimin e organizuar dhe korrupsionin”, tha ai.

Por, përsa i përket hetimit të zyrtarëve të akuzuar për korrupsion, sipas kryetarit të KLP, duhet të ngushtohet tagri i hetimit, pasi SPAK ka për detyrë me ligjin aktual që të hetojë korrupsionin në rang vendi, duke shkaktuar ngarkesë të papërballueshme për këtë organ. “Nuk e di nëse zgjedhja që është bërë për juridiksionin e SPAK të korrupsionit është apo jo më e mira? Fakti që SPAK do të hetojë edhe çështjet më banale të korrupsionit në cepat më të largët të vendit…ndaj vendimet në lidhje me juridiksionin të jenë të tilla që të mundësojnë rezultate. Është e domosdoshme që portofoli të jetë më i reduktuar dhe të jetë i orientuar ndaj atyre funksionarëve që kanë peshë. Kjo edhe mund të rishikohet në të ardhmen, por sidoqoftë kemi një zhvillim të madh cilësor”, deklaroi ai.

Problem për të ishte edhe burimi financiar për funksionimin e Drejtësisë së Re. Kreu i KLP dha se SPAK dhe institucioni i drejtuar prej tij, janë në një situatë ‘nënfinancimi’.

“Ne jemi në kushtet e një nënfinancimi në mënyrë dramatike dhe shpresoj që i dhashë rëndësinë e duhur këtij pohimi që sapo bëra. Ne të gjithë, KLP dhe SPAK jemi të nënfinancuar në mënyrë dramatike dhe nënkuptohet që nuk mund të ketë rezultate me vështirësi të tilla financiare”, u shpreh kreu i KLP-së.

Çfarë është SPAK ose siç njihet ndryshe Prokuroria e Posaçme?

SPAK është njësia që do të ndjekë çështjet penale në emër të shtetit shqiptar kundër korrupsionit të niveleve të larta drejtuese dhe krimit të organizuar. SPAK ka të drejtë të përfaqësojë shtetin në të trija shkallët e gjyqësorit siç janë Gjykata e Shkallës së Parë, Gjykata e Apelit dhe ajo e Lartë. SPAK është e pavarur në funksionim dhe ushtron detyrën përmes prokurorëve të Posaçëm që janë emëruar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Prokurorët e SPAK kanë një mandat 9-vjeçar dhe ky mandat mund të ndërpritet vetëm nga Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arben kraja gentian ibrahimi hetimi per korrupsionin spak arben kraja gentian ibrahimi hetimi per korrupsionin spak

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet