All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

“Dosja Babale”/ Spaho: Rama porosit manipulimet, ti vihen prangat shefit të policisë së Fierit

6 Prill 2019, 12:28 Nga DOSJA
“Dosja Babale”/ Spaho: Rama porosit manipulimet, ti vihen prangat
All - Paragraf - 1

TIRANË- Për përgjimet e reja të Ervin Salianjit për dosjen “Babale”, nga selia e PD-së, ish deputeti Edmond Spaho është shprehur se Prokuroria nuk bën hetime, pasi është vendosur në shërbim të sekteve kriminale. 

Spaho shprehet se Prokuroria është bërë tashmë pjesë e skemës së manipulimit dhe hesht për këtë, edhe pas zbulimit të fakteve lidhur me këtë akt mafioz.

DEKLARATË E NENKRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, EDMOND SPAHO

Gjatë gjithë kësaj jave qytetarët shqiptarë dhe opinioni ndërkombëtar kanë parë dhe dëgjuar përgjimet zyrtare nga Prokuroria, që provojnë skandalin mafioz të fabrikimit shtetëror të një dëshmitari të rremë kundër opozitës dhe medias në çështjen “Xhafaj”.

Qytetarët kanë dëgjuar sesi drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit kanë paguar para në dorë aktorit të qeverisë, Fredi Alizoti, i dënuar më parë për trafik droge, në mënyrë që të gënjente se ishte ai dhe jo Agron Xhafaj që koordinonte trafikun e drogës nga Vlora.

 

Përgjimet zyrtare të Prokurorisë tregojnë se ky skenar kriminal është vënë në zbatim nga një bashkëpunim mes drejtuesve më të lartë të Policisë së Shtetit, kupolës politike të Rilindjes dhe qeverisë, me përfshirje direkte të Prokurorisë dhe Shërbimit Informativ Shtetëror.

Një javë pas publikimit të këtij skandali mafioz çdo shqiptar e ka kuptuar se i përfshirë drejtpërdrejt është vetë Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij më të afërt politikë.

Është përfshirja e vetë Edi Ramës në këtë aferë mafioze arsyeja se pse një javë pas publikimit të përgjimeve zyrtare ai nuk ka gjetur guximin as të distancohet e jo më të dënojë këtë akt mafioz e të kërkojë ndëshkimin e çdokujt të përfshirë në të.

Është përfshirja e drejtpërdrejtë e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, e ish Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, e kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, arsyeja pse askush prej tyre nuk kanë gjetur guximin të distancohen e jo më të dënojnë këtë akt mafioz e të kërkojnë ndëshkimin e çdokujt të përfshirë në të.

Është përfshirja e drejtëpërdrejtë e dyshes Marku-Prela arsyeja se pse këta që reagojnë brenda pak minutash kundër protestuesve që mbrojnë të drjetat dhe shtëpitë e tyre, kanë një javë që kanë lidhur gjuhën, në vend që të nisin hetimet për kupolën qeveritare të përfshirë në këtë aferë mafioze.

Skandali i publikuar dhe përpjekja e kupolës së shtetit për ta kaluar atë në heshtje, është radiografia e shtetit bandit të Edi Ramës, ku kryeministri porosit manipulimin e së vërtetës së përfshirjes në trafik droge të vëllait të Ministrit të Brendshëm, dhe shërbëtorët e tij në polici, Shërbim informativ dhe prokurori, e zbatojnë atë.  

Prova e fundit e këtij bashkëpunimi kriminal, nga Edi Rama deri tek dëshmitari i rremë Fredi Alizoti është promovimi si drejtues i Policisë së Fierit i Andon Markos, që sot duhet të ishte në arrest me burg për veprën penale pengim i drejtësisë dhe bashkëpunimit kriminal për të fshehur një vepër të krimit të organizuar, siç është trafiku i drogës.

Promovimi i policit të inkriminuar Andon Marko që, sipas përgjimeve të vetë prokurorisë,  paguan me para dëshmitarin e rremë të qeverisë është një tjetër provë se Edi Rama e ka zëvendësuar shtetin ligjor me një sistem kriminal, ku ai që i shërben bandës në pushtet promovohet, ndërsa policët si Dritan Zagani apo Emiljano Nuhu, që denoncojnë banditët në qeveri, largohen në azil politik.

Prokuroria shqiptare jo vetëm është bërë pjesë e skemës së manipulimit, por vazhdon të heshtë edhe pas zbulimit të fakteve zyrtare që provojnë këtë skemë.

Më së paku, Prokuroria duhet t’i kishte vënë prangat për dëshmi të rreme, Drejtorit të sapoemëruar të Fierit, Andon Marko, i cili ka deklaruar se e ka takuar vetëm një herë aktorin e qeverisë, në një kohë kur përgjimet faktojnë të kundërtën.

Kapitullimi i shtetit të së drejtës dhe kapja e çdo pushteti në Shqipëri nga Edi Rama me krimin e organizuar, është kërcënimi më i madh për sigurinë dhe të drejtat e çdo qytetari shqiptar. 

Ndaj, kauza jetike për të rikthyer sundimin e ligjit dhe për të çliruar qeverisjen nga krimi, ka bashkuar shumicën e shqiptarëve rreth opozitës në betejën për liri, siguri dhe mirëqenie për të gjithë. Largimi i qeverisë së krimit do të jetë fitorja e parë e kësaj beteje!

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dosja babale edmond spaho dosja babale edmond spaho

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet