Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
Grupi ‘Anti-Rama’, a po krijohet një fraksion kundër kryetarit në PS?
6 Prill 2019, 11:56Nga DOSJA
Tiranë– Kur Edi Rama ia doli të fitojë i vetëm zgjedhjet parlamentare të 2017, u duk se zërat kundër dhe mendimi ndryshe në Partine Socialiste do të zhdukeshin përfundimisht. Por muajt e fundit, njeri pas tjetrit socialistët duket se po prodhojnë një rrymë kundër Ramës.
Ngarkesën negative të akumuluar pasi u la jashtë grupit parlamentar, Arta Dade, një prej emrave me më eksperiencë në Partine Socialiste, e shprehu duke treguar një tjetër anë të pathënë publikisht për kryetarin, kur foli për Ramën si “anti-establishment”.
Por Arta Dade nuk qe e vetmja. Një “lojtar” tjetër i lënë në stolin e rezervave nga trajneri ishte ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.
Mesazhet e Tahirit, teksa përsërit shprehjen e famshme se “S’keni parë asgjë akoma”, tingëllojnë si kërcënime të hapura.
Fatmir Xhafaj, një tjetër lojtar që doli jashtë loje, nuk u kursye me qëndrimin kundër Ramës, kur e përshkroi atë si një njeri që erdhi në pushtet për pushtet.
“Ka njerëz që marrin një pushtet, dhe janë të lumtur që kanë një pushtet, dhe kane njerëz që kanë një mision njerëz, që kanë ardhur për të shërbyer” ka deklaruar ish ministri Xhafaj.
Pandeli Majko duket më i dyzuar në qëndrimet e tij. Ministri pa portofol refuzoi publikisht të votojë një prej ligjeve me te debatuara për mazhorancën, atë që i hapte rruge shembjes së Teatrit Kombëtar. Majko këmbënguli në sfidën e tij, kur i dorëzoi dorëheqjen në zyre Edi Rames. Dorëheqje që nuk u pranua nga Rama, por që e vendosi Majkon në rreshtin e të pakënaqurve.
Stafetën e rebelit së fundmi e mori Ditmir Bushati. Pakënaqësinë për largimin nga qeveria, e tregoi që ditën e parë kur dorëzoi zyrën te Cakaj, kur shpërfilli Ramën në ministri dhe u largua në këmbë, pa i dhënë as dorën.
Përgjatë këtyre muajve, Bushati në qarqet e tij të ngushta ka shfaqur mos dakordësim me Ramën, ndërsa në Parlament foli për “arrogancë”, term të cilin Rama e heq nga vetja dhe qeverisja e tij.
A po krijohet në Partine Socialiste një grupim kundër Edi Ramës? Pyetja mbetet ende pa përgjigje, por kur duket se kryesocialisti është i zënë me krizën politike, është e qarte se mes socialisteve, pakënaqësitë vetëm shtohen.
Protesta e kuksianëve që e detyroi Edi Ramën të marrë helikopterin për të shkuar në Kukës, ishte si një re e zezë që mbuloi shkëlqimin e mungesës së Mimi Kodhel...
Prej më shumë se një viti, në Shqipëri ka nisur “një lojë” me spiunë rusë, ndërsa mediat flasin për një ndërhyrje të Moskës në vendin tonë.Akuzat janë bërë edhe...
Shqipëria me paqëndrueshmëri politike në rritje përpara zgjedhjeve dhe vendimit të BE-së. Në qershor Shqipëria do të mësojë nëse Bashkimi Evropian do të vendosë...
Tiranë- Artan Lame është vendosur drejtori i ri i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Shqiptare. Prezantimin e tij në këtë post e bëri zv/kryeministri Erion Bra&...
LEZHË- Kryeministri Edi Rama ka inspektuar nga afër punimet në rrugën Torovicë, Lezhë ku është pritur edhe nga banorët e zonës. Ai ka postuar një video, ku...
Tiranë- Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një mesazh që një qytetari, që sipaas tij është nga Kukësi, i cili është shprehur se Edi Rama po hakmerret n...
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha në një postim në Facebook ka ironizuar Kryeminsitrin Edi Rama. Berisha ka publikuar një foto ku tregon një barcaletë ...
TIRANË– Kryetarja e LSI-së ka thumbuar kryeministrin Edi Rama mbrëmjen e sotme, teksa ishte e ftuar në emisionin “Repolitix”. E pyetur për ironitë që...
TIRANË– Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin “Repolitix” mbrëmjen e sotme foli rreth situatës politike në Shqipëri dhe për strat...