LIVE UPDATES
Insights

Sovranistët e lagjes (së pushtetit)

13 Shkurt 2020, 09:09 Nga DOSJA
Sovranistët e lagjes (së pushtetit)

TIRANË– Nëse ishe vajzë mund të përndiqeshe deri sa të pranoje të lidheshe me një të fortë. Ishe apo nuk ishe i lagjes, nëse nuk u bindeshe mundet të përfundoje jo vetëm i sharë por edhe i rrahur, sepse konsideroheshe mish i huaj për pushtetin e tyre. Por, nga ana tjetër, ishe apo nuk ishe i lagjes, nëse u bindeshe mundet edhe të të zgjidhnin ndonjë hall. Nga një herë në lagje vinte edhe ndonjë tjetër grup të fortësh që ua merrte ose kufizonte autoritetin të parëve. Ky lloj fenomeni i pushtetit në lagje është ngritur në nivel shtetëror, duke u shndërruar në lagjen e pushtetit. Meqenëse përmbajtja nuk ndryshon shumë, edhe pse janë sofistikuar mjetet, këta pushtetarë dhe oborrtarë të pushtetit do t’i quajmë së bashku “sovranistët e lagjes”. Këta nuk janë prej atyre aktivistëve politikë që marrin lagje nën kontroll e i shpallin të çliruara. Sovranistët e lagjes janë me pushtetin e shtetit të kapur, dhe tentojnë të shfaqen si gardianë të parimit të mosndërhyrjes së shqiptarëve të Shqipërisë në “punët e brendshme” të Kosovës, dhe të shqiptarëve të Kosovës në “punët e brendshme” të Shqipërisë.

Me një shikim të shpejtë dallon menjëherë një standard të dyfishtë te sovranistët e lagjes. Për njerëzit që pushteti në Shqipëri ka punësuar nga Kosova, si këshilltarin e KM dhe dy ministra të qeverisë, nuk ka asnjë akuzë të ngritur për “ndërhyrje në punët e brendshme”. Është mirë që nuk ka akuza të tilla që diskriminojnë në bazë të prejardhjes, dhe është e rëndësishme mos të ketë as në të ardhmen, pasi ata duhen vlerësuar në bazë të parimeve, qëndrimeve dhe punës që kryejnë. Por e njëjta situatë si në Shqipëri, shfaqej edhe me regjimin e vjetër në Kosovë, ku disa këshilltarë nga Shqipëria mbanin role kyç pranë qeverisë dhe partive në pushtet. Për këta banorë të lagjes së pushtetit nuk pati akuza për ndërhyrje në punët e brendshme të Kosovës. Sovranistët e lagjes, në Kosovë, akuzuan vetëm aktivistët që iu bashkuan opozitarizmit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.  Qartazi emëruesi i përbashkët i këtij fenomeni të përbashkët është pushteti: kur nuk pajtohesh e nuk i bindesh, atëherë je i jashtëm, je ndërhyrje nga jashtë në punët e brendshme. Prandaj mund të anatemohesh, madje (në rastin e ish regjimit në Kosovë) edhe të deportohesh.

Kësaj analize të shpejtë mund t’i shtohet edhe kontrasti me sjelljen ndaj përfaqësuesëve ndërkombëtarë. Regjimi i vjetër në Kosovë, dhe ai aktual në Shqipëri, nuk është parë të ankohet me të njejtin zell për “ndërhyrje në punët e brendshme” të vendit nga trupi i huaj diplomatik, përveç rasteve kur këta diplomatë nuk janë mirëpritur as nga fuqitë e mëdha të cilat i kemi aleate. Përndryshe, kur diplomatët e aleatëve tanë kanë ndërhyrë deri me pjesëmarrjen e tyre në protesta, apo për mënyrën e votimit në Kuvend, nuk i dëgjuam këta sovranistë lagjesh pushteti të ngrejnë flamurin e “mosndërhyrjes në punët e brendshme” të shtetit.

Në Kosovë, regjimi i vjetër nisi sulmin ndaj Lëvizjes VETËVENDOSJE! “për ndërhyrje në punët e brendshme” me aktivistë nga Shqipëria fillimisht në media, përmes disa satelitëve të pushtetit që donin të përgatitnin opinionin publik. Më tej, përmes zyrtarëve të institucioneve të shtetit, vazhduan tentativat për denigrim deri në ekzekutimin e vendimeve të jashtëligjshme për deportim. Në Shqipëri, akuza për ndërhyrje “në punët e brendshme” iu drejtua Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! fillimisht nga krerët e institucioneve qendrore dhe lokale, duke ia lënë këto ditë detyrën e jehonës së këtij pretendimi satelitëve të tyre mediatikë. Si duket, ende nuk dinë ku të na deportojnë, duke qenë se janë të vetëdijshëm që shumica prej nesh ka lindur e është rritur në Shqipëri, edhe pse krenohemi që Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! ka anëtarë nga të gjitha trevat.

“Sovranistët e lagjes” nuk janë konsekuentë dhe nuk ndjekin ndonjë parim me konsistencë. I shkelin vetë pretendimet e tyre sa herë u intereson. Ata përpiqen të fusin përçarjen provinciale vetëm nga që kanë shqetësimin se integrimi kombëtar me hapa drejt bashkimit mund t’i nxjerrë jashtë lagjes së pushtetit të shtetit të kapur.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

opinione opinione boiken abazi sovranistët e lagjes boiken abazi sovranistët e lagjes

Sondazh

Poll
Insights 7 Shkurt 2020, 21:22

Ju që shani Alketën, pini uthull!

TIRANË- Çfarë nuk u tha e çfarë nuk u shkrua për Alketa Vejsiun për daljen mbrëmë në Sanremo. Por shprehja që më ka lënë pa fjalë ishte: Na t...

Insights 7 Shkurt 2020, 15:49

“Italia” is the new “Vera Grabocka”

TIRANË- Unë nuk jam ndierë krenare mbrëmë: Jo për faktin se një grua shqiptare prezantoi në Sanremo, jo për faktin se nuk ishte e bukur apo e zonja, apo se...

Insights 3 Shkurt 2020, 18:12

Ju lutem z. Kurti, është radha e juaj

Për të mbërritur në pozitën më të lartë në vend, atë të Kryeministrit të Kosovës, lideri i Lëvizjes Vetëvendosja, Albin Kurti, e ka bërë komplet rrugën.Në asnjë...

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën