LIVE UPDATES
Insights

“Italia” is the new “Vera Grabocka”

7 Shkurt 2020, 15:49 Nga DOSJA
“Italia” is the new “Vera Grabocka”

TIRANË- Unë nuk jam ndierë krenare mbrëmë: Jo për faktin se një grua shqiptare prezantoi në Sanremo, jo për faktin se nuk ishte e bukur apo e zonja, apo se nuk ishte veshur me shije, por për kauzën që ajo përzgjodhi të përcillte në atë skenë. Këtë e them me bindje e objektivitet, duke parathënë që nuk e kam zili aspak, madje jam lumturuar për këtë ‘ëndrrën e saj’ sikur të ishte e të gjithëve ne. Faktin që nuk e kam aspak zili Alketën më duhet ta ritheksoj fort, pasi në shoqërinë shqiptare është bërë e udhës që kritikat të të kthehen mbrapsht në planin personal me një amplitudë të jashtëzakonshme.

Po mundohem te dekonstruktivizoj vetëm disa prej elementëve të diskursit të saj:
E para, ëndrra dhe arritja e majës së suksesit profesional u ritheksua disa herë e kjo nuk ishte vërtet e nevojshme. Personalja ka vërtet pak rëndësi në një skenë ku ndiqesh nga miliona njerëz, ka rëndësi shembulli personal për të frymëzuar të tjerët, por në momentin që suksesi personal instrumentalizohet kaq shumë, ajo që iu përcillet të rinjve në vend të shembullit të mirë, ështe thjesht mburrja. Dhe mburrja është një veti jo për t’u ngritur në piedestal, por për tu zëvendësuar me modestinë, thjeshtësinë. Le t’i vëmë në vendin e tyre disa vlera tradicionale tonat se na janë bërë lëmsh.

E dyta, falënderimi i Italisë nuk qendron kuptimësisht. Italia në vetvete është një koncept abstrakt, po ashtu si Shqipëria. Janë disa italianë, ose më konkretisht artistët italianë, ata të cilët kanë mundur shpeshherë të dalin mbi paragjykimet, mbi stereotipet e ksenofobinë e italianëve për t’u hapur rrugë artistëve të talentuar shqiptarë. Ata duhen falënderuar. Ky përgjithësimi ‘Italia’ është një përgjithësim shumë populist, në fakt. Populizmin e përdorin politikanët kudo për vota, por është ulur këmbëkryq edhe në spektaklet tona.

E treta, tema e Italisë si vendi i premtuar, vendi që ka pritur shqiptarë refugjatë, gomonet e të tjera klishe si këto, më duket e tejkaluar. Shqiptarët janë integruar në aq shumë fusha në Itali sa nuk bën më përshtypje realisht nëse një shqiptar është doktor, muzikant, lektor apo pjesë e spektaklit italian. Kjo “veçanësi” është tejkaluar që kur e para shqiptare prej Shqipërisë, Elsa Lila, ngjiti shkallët e teatrit Ariston në fillim të viteve 2000 e na e çau zemrën më dysh prej emocionit, me atë përulësinë e saj prej artisteje. Ndaj, do të kisha dashur që Alketa t’a trajtonte vendin e saj e popullin e tij me më shumë dinjitet, si të barabartë, jo me ndjesinë e inferioritetit që të jep të qenët emigrant e të konsideruarit të kulturës së vendit fqinj si më superiore se e jotja. Ndoshta mund të kishte folur kundër diskriminimeve me bazë prejardhjen apo gjininë që ndodhin ende në Itali. Po, kjo do më kishte pëlqyer. Do të isha ndjerë e barabartë mes të civilizuarve.

Por Alketa mbrëmë kishte si qëllim të bënte për vete publikun italian e jo të përfaqësonte denjësisht atë shqiptar. Kësaj të parës ia ka arritur mrekullisht, por për këtë të dytën, jam e sigurt që shumë shqiptarëve, po ashtu si mua, iu ka lënë një shije jo shumë të mirë mbrëmë.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

blog blog alketa vjesiu klodiana beshku alketa vjesiu klodiana beshku

Sondazh

Poll
Insights 3 Shkurt 2020, 18:12

Ju lutem z. Kurti, është radha e juaj

Për të mbërritur në pozitën më të lartë në vend, atë të Kryeministrit të Kosovës, lideri i Lëvizjes Vetëvendosja, Albin Kurti, e ka bërë komplet rrugën.Në asnjë...

Insights 1 Shkurt 2020, 21:08

Lulzim Basha ka nevojë të jetë i vërtetë

TIRANË- Lulzim Basha ka nevojë për një gjë bazike në imazhin e tij publik. Ka nevojë për diçka që i mungon më shumë se çdo udhëheqësi tjetër ...

Insights 1 Shkurt 2020, 21:04

Edi Rama, thjesht një lolo mbi piramidë

KANADA- Kur politika nuk ecën mirë dhe ka probleme qeverisjeje, regjisorët e propagandës merren me skalitjen e personazheve të dramës që servirin çdo dit...

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit