LIVE UPDATES
Insights

Zgjerimi i BE në BP të mos rezultojë ”alla turka”

8 Shkurt 2020, 13:20 Nga DOSJA
Zgjerimi i BE në BP të mos rezultojë ”alla turka”

BE- Shpresa të përforcuara kanë shoqëruar publikimin këtë javë të metodologjisë së rishikuar të zgjerimit, “Përmirësim i procesit të pranimit – Një perspektivë e besueshme e BE për Ballkanin Perëndimor.” Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, (MV) shpresojnë fort të hapen këtë pranverë negociatat e hyrjes së tyre në BE.

Shqipëria mirëpret metodologjinë e rishikuar të zgjerimit dhe është e gatshme të vazhdojë reformat përmbajtësore për transformimin rrënjësor mbështetur në parimet e metodologjisë së re dhe pret çeljen e bisedimeve për anëtarësim brenda 2020”, deklaroi Gent Cakaj, Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme.  Që hapja e negociatave të ndodhë, metodologjia e rishikuar duhet t’i ketë dhënë Francës dhe vendeve të tjera skeptike, atë që kanë kërkuar me këmbëngulje vitin e kaluar kur refuzuan hapjen e negociatave: forcimin e shtetit ligjor.

Franca ka marrë atë që kërkoi

Ardian Haҫkaj, drejtor për hulumtime në Institutin për Bashkëpunim dhe Zhvillim dhe bashkë-autor i studimit “Shmangia nga rreziku i rënies në kurthin e një ushtrimi në letër: Pse vendet e BP kanë nevojë për një model zgjerimi të BE me në qendër zhvillimin njerëzor?” të publikuar ditët e fundit në Tiranë thotë për DW se metodologjia e rishikuar ia ka arritur të japë sa kanë kërkuar vendet skeptike. “Franca dhe vendet e tjera skeptike morën atë që kishin kërkuar: rol më të madh të politikës që përkthehet në theks më të madh tek Sundimi i Ligjit dhe Funksionimi i Institucioneve, në zyrtarizimin e rolit të vendeve anëtare në të gjitha hallkat e procesit të zgjerimit dhe procedura më të detajuara për procesin e kthyeshmërisë për vende problematike”, thekson Ardian Haҫkaj për DW.

Refuzimi potencial – metodologjia nga “alla frenga” do rezultojë alla turka”

Plotësimi i kërkesave të Francës dhe vendeve të tjera skeptike në metodologjinë e re mund të mos përligjë një refuzim potencial të rekomandimit të pritshëm të KE për hapjen këtë pranverë të negociatave të hyrjes në BE me Shqipërinë dhe MV. “Çdo refuzim i ardhshëm i vendeve anëtare të BE, bazuar mbi metodologjinë e rishikuar, do të sillte dështimin “de facto” të procesit të zgjerimit. Nga një metodologji “alla frënga” do të përfundonim në një zgjerim “alla turka”, thotë për DW, Ardian Haҫkaj, duke sjellë në vëmendje rastin e Turqisë.

Si mund ta rindezë BE motorin e zgjerimit?

Që të mos ndodhë kështu me vendet e Ballkanit Perëndimor, BE ka forcuar dy instrumentat: shtetin ligjor dhe kthyeshmërinë e procesit. Por këto në thelb nuk janë të reja në metodologjinë e rishikuar. “Gjithҫka ka qenë e mundur edhe më parë. Kur negociatat e pranimit ҫeleshin, kapitulli i sundimit të ligjit hapej i pari dhe mbyllej i fundit, vendet anëtare ndërhynin kudo ku ato dëshironin dhe rasti i Turqisë tregon që kthyeshmeria ka qenë e mundur dhe më parë. Ndryshimi, që besoj mund të ri-ndezë motorin e zgjerimit, është fokusi tek funksionimi i institucioneve si ҫështje fondamentale, vëmendja ndaj qeverisjes së mirë dhe connectivitetit /ndërlidhshmërisë), ku secili prej këtyre fokuseve shërben si element bashkues i një grupi kapitujsh. Në studimin tonë qeverisja e mirë dhe ndërlidhshmëria janë pikat kryesore ku BE mund të ndërhyjë me efikasitet në BP, ” thekson për DW, Ardian Haҫkaj.

Zgjerimi në BP- në qendër zhvillimi njerëzor

Studimi “Shmangia nga rreziku i rënies në kurthin e një ushtrimi në letër: Pse vendet e BP kanë nevojë për një model zgjerimi të BE me në qendër zhvillimin njerëzor?” me kontribut edhe të Matteo Bonomit,nga Instituti Italian për Çështje Ndërkombëtare dhe Dušan Rejlić, nga Fondacioni gjerman “Shkenca dhe Politika.” (SWP, Stiftung  Wissenschaft und Politik) me seli në Bruksel, sjell shifra dhe gjetje për të argumentuar modelin e zgjerimit që BE duhet të aplikojë në BP.

Tre bashkëautorët theksojnë se “sipas një vlerësimi të kohëve të fundit të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, (BERZH), rajonit të BP  do t’i duhen 200 vjet që të arrijë mesataren e BE të Prodhimit të Brendshëm Brutto (Global Domestic Product, GDP) për frymë të popullsisë”. Kjo tregon, theksojnë autorët që vendet e BP në ”martesën” e tanishme me BE nuk kanë qënë në gjendje të realizojnë një proces për t’u afruar më shpejt me Perëndimin. Ndërkohë që aftësia e shteteve të BP për të konverguar socio-ekonomikisht dhe politikisht me BE-në po dobësohet më tej, ndërsa situata politike vazhdon të përkeqësohet.”

Bazuar në këtë gjetje, studimi thekson se BE duhet të aplikojë në BP një model zgjerimi që duhet të ketë në qendër zhvillimin e kapitalit njerëzor, investimet dhe nxitjen e rritjes ekonomike.

Mangësi të metodologjisë së re

Ardian Haҫkaj thotë për DW se metodologjia e rishikuar e zgjerimit ka disa mangësi që mund të rrezikojnë rezultatin. “Nuk përmendet “kapja e shtetit”, “mungesa e vullnetit politik”, „migrimi” tre fenomene që kanë qenë në metodologjinë e 2018-s dhe kontribuojnë në entropinë e sistemeve të demokracisë liberale në Ballkan. Metodologjia mbështetet në ideologjinë e tregut dhe jo sa duhet në faktorin njeri. Nuk është e qartë sesi shpërblehen vendet e BP që janë 100% në të njëjtën linjë me politikën e jashtme të BE, kur është e qartë sesi inkurajohen me fonde shtesë vendet që përparojnë në reforma dhe politika sektoriale”, thotë për DW, Ardian Haҫkaj.

Marrë nga DW 

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

opinione opinione ardian haҫkaj metodologjia e re e zgjerimit ardian haҫkaj metodologjia e re e zgjerimit

Sondazh

Poll
Insights 7 Shkurt 2020, 21:22

Ju që shani Alketën, pini uthull!

TIRANË- Çfarë nuk u tha e çfarë nuk u shkrua për Alketa Vejsiun për daljen mbrëmë në Sanremo. Por shprehja që më ka lënë pa fjalë ishte: Na t...

Insights 7 Shkurt 2020, 15:49

“Italia” is the new “Vera Grabocka”

TIRANË- Unë nuk jam ndierë krenare mbrëmë: Jo për faktin se një grua shqiptare prezantoi në Sanremo, jo për faktin se nuk ishte e bukur apo e zonja, apo se...

Insights 3 Shkurt 2020, 18:12

Ju lutem z. Kurti, është radha e juaj

Për të mbërritur në pozitën më të lartë në vend, atë të Kryeministrit të Kosovës, lideri i Lëvizjes Vetëvendosja, Albin Kurti, e ka bërë komplet rrugën.Në asnjë...

Insights 1 Shkurt 2020, 21:08

Lulzim Basha ka nevojë të jetë i vërtetë

TIRANË- Lulzim Basha ka nevojë për një gjë bazike në imazhin e tij publik. Ka nevojë për diçka që i mungon më shumë se çdo udhëheqësi tjetër ...

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen