LIVE UPDATES
Bota

Fëmijët më të prekurit: Kriza e Covid-19 mund të rrisë dhunën në familje

22 Mars 2020, 15:13 Nga DOSJA
Fëmijët më të prekurit: Kriza e Covid-19 mund të

GJERMANI – Për shumë fëmijë, shkolla është një vend ku mësohet e mund të takosh shoqet e shokët. Për një pjesë ajo është një vend i sigurtë, një hapësirë mbrojtëse. Fjala është për ata fëmijë që vijnë nga familje, ku ushtrohet dhunë. Në vitin 2018, sipas statistikave të policisë ka pasur 4000 raste keqtrajtimi të fëmijëve në Gjermani. Numri i keqtrajtimit seksual me 14.000 raste është dukshëm më i lartë.

Të qenurit shumë afër nxit konflikte

Tani kur në Gjermani dhe në vende të tjera shkollat janë mbyllur për të ndalur përhapjen e virusit Covid-19, organizatat në mbrojtje të fëmijëve ngrenë zërin nga rritja e mundshme e keqtrajtimit të fëmijëve. Për disa fëmijë situata mund të jetë kërcënuese edhe për jetën, thotë Rainer Rettinger, drejtor ekzekutiv i Shoqatës Gjermane të Fëmijëve. „Ngushtica, pamundësia për t’i ikur tjetrit nxit konflikte dhe rrit agresivitetin”, thotë Rettinger dhe shton se fëmijët e prindërve me probleme droge apo të varur nga alkooli duhet të jenë në fokus këto kohë. „Tani në kohën e Coronës një fëmijë është vetëm me prindërit”, thotë Rettinger. „Nuk është askush afër, që sheh nevojën emergjente të fëmijëve. Askush që ndihmon.”

Aktualisht edhe qendrat e ndihmës apo të minorenëve praktikojnë distancimin social. Prandaj organizatat në mbrojtje të fëmijëve kërkojnë para kësaj gjendjeje që të ketë më shumë mbështetje në platformat sociale, edhe në mediat sociale, me qëllim që të sqarohen prindërit dhe fëmijët për programet e ndihmës. „Fëmijët duhet të kontaktohen dhe të bëhen pjesë e këtij informacioni”, thotë Stefanie Fried nga organizata „Save the children”, Gjermani. „Aktualisht fëmijët informohen vetëm nga të rriturit, por pikëristh më të cënuarit mes tyre nuk marrin informacionet e duhura, sidomos tani që nuk shkojnë në shkollë.”

Fried i mbështet thirrjet e qeverisë gjermane për ruajtjen e distancës. Por ajo paralajmëron nga vështirësitë e një bashkëjetese disajavore në katër muret e shtëpisë. “Nuk duhet të harrojmë, se fëmijët nuk janë si të rriturit. Ata kanë nevojë të lëivzin dhe duhet të luajnë. Masa të tilla mund të jenë pozitive për një kohë të shkurtër, por pastaj shteti duhet të kujdeset sërish për mundësi lëvizjeje në ajër të pastër për familjet.”

Shqetësim për dhunën familjare

Qendra e konsultimit dhe organizata të tjera paralajmërojnë, se në javët e ardhshme mund të ketë më shumë dhunë edhe mes të rruturve. Shumë njerëz punojnë nga shtëpia: për shkak të efekteve ekonomike të virusit Corona, mund të ketë të tjerë që kërcënohen nga papunësia, apo e kanë humbur ndërkohë vendin e punës. Të gjithë këta faktorë rrisin stresin në familje.

Zhvillime të përafërta raportohen nga Kina. Në javët e izolimit social për shkak të Coronës, ka pasur tre herë më shumë dhunë familjare, se më parë. „Për shkak të masave aktuale në Gjermani, partneri i dhunshëm largohet më pak nga shtëpia se më parë, gjë për viktimat e bën të pamundur të kërkojnë ndihmë apo të kontaktojnë qendrat e këshillimit”, thotë Katja Grieger nga Shoqata Federale e Konsultimit të Grave dhe Rasteve të Emergjencës – Gratë kundër Dhunës në bisedë me Deutsche Wellen. Vizitat në familje për shkak të rrezikut të virusit janë reduktuar. „Ne kërkojmë që fqinjët të jenë më të vëmendshëm, për sa i përket dhunës familjare”, thotë Greieger. „Nëse në një shtëpi fqinjët dëgjojnë britma dhe thirrma të telefonojnë policinë.” Situata keqësohet edhe më shumë në rastet e ndalimit të lëvizjes.

Thirrje për ndihmë politikës

Sipas Ministrisë Federale për Familjen, Të Moshuarit, Gratë dhe Fëmijët (BMFSFJ) autoritetet janë „të sensibilizuara” për këtë. Deri më tani ministrja federale, Franziska Giffey (SPD) nuk është shprehur për dhunën familjare dhe keqtrajtimin e fëmijëve në kuadër të masave të krizës së Coronës. Por presioni ndaj politikës po rritet për të mbrojtur më të cënueshmit në shoqëri. Për këtë politika duhet të ofrojë mbështetje financiare dhe të verë në përdorim të gjitha resurset e mundshme.

Në rast dhune në Gjermani mund të telefononi në nr. 08000 116 016. Ose kontaktoni hilfetelefon.de.

Marrë nga DW 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota dhuna ne familje femijet koronavirusi ne gjermani dhuna ne familje femijet koronavirusi ne gjermani


Sondazh

Poll
Bota 22 Mars 2020, 12:51

ITALI– Në  mes të këtij  kaosi që është krijuar nga koronavirusi, sidomos në Itali, mjekët atje kanë  treguar se pavarësisht lodhjes së  madhe  dhe orëve  të gj...

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!