LIVE UPDATES
Aktualitet

15 Janar 2020, 21:17 Nga DOSJA

GJIROKASTËR- Rasti i sotëm i denoncuar nga emisioni “Stop” në Tv Klan dëshmon me zë dhe me figurë se si Policia e Gjirokastrës përdoret dhe urdhërohet nga një qytetar i zakonshëm. Bëhet fjalë për rastin Buzheri, të cilin “Stop” e ka trajtuar në Nëntor të vitit 2019. Para dy muajsh, emisioni transmetoi se si 30 milionë Dhrahmi të të ndjerit Hajro Buzheri, u morën nga llogaria bankare e këtij të fundit në vitin 1999 nga vëllai i tij, Islam Buzheri. Ishin pikërisht djemtë e të ndjerit Hajro Buzheri që denoncuan pranë “Stop” xhaxhain e tyre, Islam Buzherin. Ky i fundit u filmua duke pranuar se kishte marrë nga llogaria e vëllait të tij 30 milionë Dhrahmi, që sot llogariten rreth 150 mijë Euro, dhe këto para nuk ja dha djemve të viktimës. Praktikisht, mund ta konsiderojmë një grabitje.

Kjo ishte sa për kujtesë për problematikën e trajtuar në Nëntor 2019. Sonte, emisioni “Stop” denoncon se Islam Buzheri, me paratë që mori nga llogari bankare e vëllait të tij të ndjerë, hapi një biznes privat të quajtur Gjibu. Aksioner në këtë biznes ishin vetë Islam Buzheri dhe babai i tij, të dy me nga 50% aksione. Djemtë e të ndjerit Hajro Buzheri punojnë gjithashtu në këtë fabrikë, të cilët përdorin aksionet e gjyshit të tyre. Pak kohë më vonë, dyshohet se përmes falsifikimeve Islami kaloi gjithë pronësinë e biznesit në emër të gruas, dhe i ndryshoi emrin në “Kovi Al”. Por, çështja shkon në gjykatë dhe fiton gjyshi i vëllezërve. Këta dy të fundit vazhdojnë të punojnë në fabrikë. Por, xhaxhai i tyre lajmëron policinë sa herë që dy të rinjtë transportojnë materialet e tyre, dhe i akuzon për vjedhje?! Policia e Gjirokastrës duket se është e gjitha në dispozicion të Islam Buzherit, sa herë që ky i fundit ka nevojë.

Islam Buzheri, në vitin ’99 mori 30 milionë Dhrahmi të babait tonë, dhe i pranoi vetë. Ai ka ndërtuar këtë fabrikë, bashkë me gjyshin tim ortak. Aksionet janë 50 me 50. Këtu vazhdoi puna mirë, pastaj Islami filloi ja hodhi nuses së tij të gjitha me emër “Kovi Al”, një kompani tjetër në të njëjtin subjekt, në të njëjtin vend. Ne vinim pyesnim, s’na jepte njeri shpjegim. Sot e ka marrë gjyshim im në menaxhim, është bërë administrator. Gjyshi s’ka hedhur asnjë lloj firme, po këtu ngaqë jemi në Gjirokastër ai ka bërë çfarë ka dashur. Dhe erdhi momenti gjyshi u fut nëpër gjyqe. Kovi këtu nuk ekziston, ka vendosur gjykata me formë të prerë. Kur shesim, na vjen policia. I merr Islami në telefon. I thotë që këta vjedhin mallin. Kur ne jemi me fatura, me çdo gjë. Policia vjen këtu, na merr në komisariat, na lëshon, vazhdojmë punën prapë, shesim prapë të nesërmen, na merr prapë”, thotë njëri prej vëllezërve Buzheri, duke denoncuar xhaxhain.

Edhe inspektori i zonës së Lazaratit, Jaçe Recka, është filmuar nga kamera e “Stop” i veshur me uniformë policie duke hipur në makinën personale të Islam Buzherit, ky i fundit një qytetar i zakonshëm.

Jaçe Recka- O zoti Alfons, edhe ti zoti Gjeto!

Alfons Buzhera – Po zotëri!

Jaçe Recka – Hipni në makinë të patrullës në komisariat!Ti do mbash përgjegjësi, deri sa të vijnë kta për magazinën!

Alfons Buzheri – Të lutem! Presion mos bën ti,të lutem, Jaçe!

Jaçe Recka- Hajde shpejt, se po pret patrulla!

Alfons Buzheri – Jaçe, si hajde shpejt?

Alfons Buzheri –S’ke si më shoqëron mua ti në pronë time, në pronë private, dëgjon ti? Që ke marrë lekët nga Islami, nga 100 mijë lekë-200 mijë lekë.Po sqaroje mirë, se e kam xhaxha unë atë edhe po na fut në një konflikt të paparë! Kaq ke nga mua. Në rregull ëëë? Ti duhet të vish këtu e të na ulësh neve, jo të bësh nga këto gjëra ti, se po më vjen me rroba civile o vlla. Je njësoj me mua, kush je ti? A do vij në komisariat unë? Kush je ti? Më jep emër mbiemër! Kush je, se ti je civil? Kush je, mo vlla?

Jaçe Recka –Hip në makinë atje!

Alfons Buzheri -Kush je, që të hipi në makinë?

Jaçe Recka -Hip në makinë, pastaj ta them unë, se kush jam!

Alfons Buzheri –Më bën presion mua ti?!

Jaçe Recka- Hip te makina atje!

Alfons Buzheri –Jo nuk hipi në makinë vllai, nuk hipi!Do të njof unë ëëë?

Jaçe Recka- Filma me mua mos bëj tjetër herë!

Alfons Buzheri –Filma s’bëj unë! Këtu jeni në pronë time tani. Keni ndonjë problem, që vini këtu?

Jaçe Recka – Mos i ngatërro tashi muhabetet!

Alfons Buzheri -Unë do ngatërroj muhabetet? Këtu jeni në pronën time. A keni ndonjë problem, që vini këtu? O zoti shef! Zoti inspektor i fshatit! Ke ndonjë problem vlla, që ke ardhur këtu?

Jaçe Recka –Unë jam inspektori, që mbuloj njësinë administrative të Lazaratit.

Alfons Buzheri –Po zotëri!

Jaçe Recka –Nga ki moment deri në orën 8.30 nesër në mëngjes, nuk do bësh shitje, deri sa të bëni një marrëveshje!

Alfons Buzheri –Kush? Kush? Unë?

Jaçe Recka –Po!

Alfons Buzheri –Unë dua të bëj shitje këtu vëlla!

Jaçe Recka –Mirupafshim e gjithë të mirat!

Alfons Buzheri – Të jesh mirë vëlla! Kush e ka bërë ankesën vëlla? Mund të më sqarosh pak zotëri? …O vëlla! O zotëri! Të lutem a erdhe këtu? Mund të më sqarosh pak mua të lutem! O zotëri! Të lutem o vëlla! Ke ardhur këtu në pronën timë o vëlla! Mund të më sqarosh pak, se do ta bëj problem edhe njëherë këtë gjë! Ke ardhur në pronën time o zotëri këtu…! Ke ardhur në pronën time…Të lutem, për ca ke ardhur këtu? Ke marrë lekë nga Islam Buxheri? Të ka paguar, që hipën me të në makinë..? Të ka paguar???

Alfons Buzheri –Zotëri pse zbrite nga Islami? Të ka paguar? Të ka paguar mo zotëri? Më kthe përgjigje zotëri! Ke ardhur në pronën time këtu…! O zotëri..! O zotëri! Do vish pak këtu, të më japësh pak mua sqarime, për ca arsye ke ardhur këtu, mo vlla? Kështu funksionon shteti vlla, si funksionon ti?!

Për të provuar dështimin spektakolar të Policisë së Gjirokastrës, gazetari i “Stop” organizoi një kurth. Stafi mori një kamion dhe e futi brenda biznesit të familjes Buzheri me pretendimin që të blente materiale hekuri. Sapo Islam Buzheri shikon kamionin, lajmëron menjëherë Policinë e Gjirokastrës, e cila vjen pa vonesa. Ndërsa vetë Islami bën vetëgjyqësi duke parkuar makinën e tij para derës së biznesit në mënyrë që kamioni të mos largohej. Gracka e emisionit “Stop” funksionoi.

Gazetari i “Stop” që kishte shkuar në Gjirokastër pyet policët rrugorë përse makinës së Islam Buzherit nuk i vendosin gjobë që ka parkuar në mënyrë të paligjshme dhe mbi trotuar. Ata heqin përgjegjësinë nga vetja dhe thonë “pyesni inspektorin”. Gazetari e pyeti edhe këtë të fundit, por inspektori bën “ping-pong” me policët e qarkullimit.

Gazetari i Stop: Zotëri, kemi treçerek ore këtu në shi dhe makina nuk hiqet. Çelësat i ka zotëria, ta hapë dhe të lirojë rrugën, ta lemë mënjanë konfliktin që ka familja.

Inspektori i Policisë Gjirokastër: Është sektori i qarkullimit rrugor që e mbulon këtë pjesë.

Gazetari i Stop: Po ai tha të pyesim inspektorin. Nuk funksionon kështu Policia e Shtetit.

Inspektori i Policisë Gjirokastër: Ai është për tjetër sektor, unë jam për tjetër. Unë jam inspektor zone.

Gazetari i Stop: Po a mund të urdhërohet të hiqet?

Inspektori i Policisë Gjirokastër: Është qarkullimi rrugor që merret me atë pjesë.

Gazetari i Stop: Ju për çfarë keni ardhur këtu? Për t’u lagur në shi?

Gazetari i Stop pyet policin e qarkullimit: Zotëri ku është pengesa që nuk po veproni se u habitëm? Nuk mund ta lëvizë pak më mbrapa ai? S’e ke kaq fuqi t’i thuash ta parkojë në një vend më të përshtatshëm?

Polici rrugor hesht. Asnjë përgjigje.

Kamioni i kamufluar i “Stop” del më në fund nga fabrika. Nga pas i vihet Islam Buzheri me makinë private. Pas disa kilometrash, kamioni ndalon. Islam Buzheri afrohet me kureshtje për të parë materialet që ndodheshin brenda. Aty zbulon se gjithçka ishte një inskenim i realizuar nga emisioni “Stop”. Brenda kamionit kishte vetëm dy qingja. Si për “çudi”, tek kamioni u afrua edhe një patrullë e Policisë së Gjirokastrës, që sigurisht ishte njoftuar nga Islam Buzheri.

Emisioni “Stop” e solli këtë rast për të kuptuar se çfarë ndodh me policinë nëpër rrethe. U pa me zë dhe me figurë se si një qytetar i zakonshëm dhe pa asnjë fuqi juridike urdhëronte Policinë e Gjirokastrës që të vihej në shërbim të tij. Për qëllime të pastra përfitimi apo jo, këtë nuk dimë ta themi, por ja lëmë në dorë autoriteteve ta hetojnë.

Marrë nga Klan Tv

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet alfons buzheri hajro buzheri islam buzheri policia e gjirokastres alfons buzheri hajro buzheri islam buzheri policia e gjirokastres

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë