Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
KOSOVË– Kreu i grupit parlamentar të LV-së, Rexhep Selimi, ditën e sotme teksa ka marrë pjesë në seancën parlamentare në Kuvendin e Kosovës të thirrur nga partitë opozitare për arsyet e pakënaqësisë rreth taksës ndaj Serbisë, ka thënë se duhet të paraqitet në Kuvend me një projekt-rezolutë, lidhur me këtë çështje.
Ndër të tjera ai ka shtuar se beson që kjo çështje nuk do të zgjidhet as në seancën e sotme.
“Seancës së jashtëzakonshme për debat parlamentar për produktet serbe dhe të Bosnjës, do të duhet t’i parapriste një projekt-rezolutë nga ana e thirrësit të kësaj seance, atë nuk e patëm rastin që ta shohim qysh në fillim. Megjithatë, kam drojën që nuk do ta kemi as në përfundim të kësaj seance. Duke marrë parasysh se partitë opozitare nuk kanë paraqitë ndonjë qëndrim të përbashkët politik sa i përket kësaj çështjeje, ndonëse e kanë nënshkruar thirrjen për seancë.”- tha shefi i deputetëve të LV-së.
Ndërkohë Selimi i ka pyetur deputetët e opozitës për vendimin që ata do të marrin dhe cilin prej qëndrimeve të liderëve do të kenë më për bazë.
“Qëndrimin e cilit prej liderëve do ta merrni parasysh sot, atë të kryetarit të AAK-së që kërkon që të mos hiqet taksa, apo qëndrimin e kreut të PDK-së, e sidomos presidentin të tyre, për heqjen e menjëhershme të taksës. Ne e kemi shumë të qartë se çka duhet të bëjmë dhe për këtë nuk kemi dilema. Kryeministri tashmë e ka bërë të ditur qëndrimin, po ashtu qëndrimi i LV-së sa u përket raporteve tregtare ekonomike me Serbinë, që nga viti 2011 e deri më sot ne kemi qëndrim të njëjtë sa i përket kësaj çështjeje, duam reciprocitet të plotë, ekonomik, politik dhe tregtar me Serbinë.”- u shpreh ai.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se Qeveria e Kosovës ka vendosur ta heqë përkohësisht taksën 100% të vendosur për mallrat që importohen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Në një deklaratë për mediat, Kurti u shpreh se ky vendim është marrë për të parë reagimin e Serbisë kundrejt njohjes së Kosovës si shtet dhe do të vihet në zbatim duke filluar nga data 15 mars. Sipas Kurtit, kjo gjë do të zgjasë për një periudhë 90 ditore, deri më 15 qershor dhe nëse Serbia nuk ka reflektuar për marrëveshje me Kosovën, taksa do të rivendoset.
A.C/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KOSOVË– Ka nisur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, ku po debatohet në lidhje me deklaratën e dhënë nga kryeministri Albin Kurti për heq...
PRISHTINË– Ditën e sotme para zyrës së Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, disa aktivistë të AAK-së vendosën një arkivol ku mbi të kishte letra të ngjit...
VATIKAN– Ditën e sotme si rrallëherë në historinë e Vatikanit do të hapen për herë të parë edhe arkivat sekrete të Vatikanit, ku në këtë mënyrë u jep akses akad...
KOSOVË- Ditën e sotme kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i është vendosur një arkivol para zyrës së Qeverisë, raporton Gazeta Express.Pas marrjes së po...
Los Angelos– E veja e Kobe Bryant është “absolutisht e shkatërruar” nga fotot e shpërndara gjerësisht, nga momenti i rrëzimit të helikopterit,...
SHBA– Mjeku më i mirë amerikan është duke iu lutur njerëzve që të ndalojnë blerjen e maskave të fytyrës, ndërkohë që ata janë përfshirë nga paniku, duke shkaktu...
KINË– Koronavirus i ri Covid-19 do të jetë edhe goditja më e madhe e Kinës, si në njerëz ashtu edhe në ekonomi për 30 vitet e fundit.“Përdorimi i termit “K...
KOSOVË– Kryeredaktori i ëeb-faqes së Radio Televizionit të Kosovës, Altin Ahmeti është rrahur brutalisht nga pesë persona sot në një lokal të Prishtinës.Si...
KOSOVË– Filloi punën me 4 shkurt, një ditë pasi që u votua në Kuvendin e Kosovës. Qeveria e koalicionit VV-LDK, me kryeministër Albin Kurtin, me 19 shkurt ...
SIRI- Turqia ka goditur dy aeroplanë luftarakë sirianë mbi Idlib të dielën dhe goditi një aeroport ushtarak përtej kufijve në përshkallëzimin e ashpër të opera...