E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
MALLAKASTËR- Punonjësit e stacionit të pompimit të Poçemit vijojnë grevën e urisë. 14 punonjës janë në ditën e 7-të grevës, ku edhe ndodhen në gjendje të rënduar nga mosngrënia. Ata shprehen të vendosur të qëndrojnë në grevë urie, madje sipas tyre, deri në vdekje nëse nuk marrin rrogat.
“Do të qëndrojmë këtu deri në vdekje nëse nuk marrim lekët”, shprehet një punonjës.
Ndërsa mjekja thotë se gjendja shëndetësore e tyre është rënduar nga mosngrënia.
Ndërkohë edhe naftëtarët e Ballshit janë sot në ditën e tretë të grevës së urisë.Kjo grevë urie ka sjellë edhe reagime nga ana e opozitës dhe e Avokatit të Popullit. Dy përfaqësues të Avokatit të Popullit vizituan dje grevistët e Poçemit dhe ata të Ballshit, ku dëgjuan ankesat e tyre, të cilët kërkojnë marrjen e pagave të prapambetura. Tek ata ka shkuar edhe ish-deputeti i PD-së, Luan Baçi dhe ka deklaruar se pushtetarët i kanë lënë në mëshirë të fatit dhe se askush nuk pyet për ta. Ndërsa, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u bëri thirrje strukturave të LSI-së në Fier që t’u qëndrojnë pranë punëtorëve.
Rafineria e Ballshit e administruar nga kompania “Tosk Energji” është mbyllur që në muajin shtator. Naftëtarët dolën disa herë në protestë në Fier, ku kërkuan që të merrnin pagat e tyre, por u dëgjuan nga autoritetet. Janë më shumë se 800 punëtorë që kanë mbetur pa punë. Bankers në një reagim pas mbylljes së rafinerisë, e ka hedhur fajin tek ‘Tosk Energji’, ku u shpreh se kjo kompani ka shkelur disa herë kontratat çka e ka vënë atë në pozitë të vështirë për sasinë e naftës gjendje e cila ka kaluar më pas për eksport.
(a.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Tiranë-Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e grupit Hajri (të akuzuar për vrasjen e Jan Pregës) për lirim nga qelia duke lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Pa...
LEZHË- Pasojat e termetit të 26 nëntorit po ndjehen çdo ditë nga qytetarët që kanë humbur banesat e tyre. Këto ankesa vijnë në lidhje me trajtimin e...
Korçë- Gjykata e Korçës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë, që i burgosuri Neim Behari, të izolohet për 3 muaj në qeli, nën regjimin e mbikëqyrjes ...
DURRËS– Fllanza Dardha jetonte në një garsoniere në lagjen numër dy të qytetit të Durrësit deri mëngjesin e 26 nëntorit 2019. Që prej asaj dite, fëmijët ka...
VLORË– Një 26-vjeçare ka rënë në pranga pasi ishte shpallur në kërkim për falsifikim dokumentesh. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, 26-vje&c...
TEPELENË– Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tepelenës. Sipas njoftimit zyrtar, 32-vjeçari me inicialet A. Ç., 32 vje&cced...
FIER- 1 javë në grevë urie. Naftëtarët e Ballshit dhe punonjësit e nënstacionit të Poçemit kanë përshkallëzuar sot aksionin e tyre, pasi kanë vendosur të...
Shqipëri- Shtatë zona të reja për rindërtim, ( ku pati banesa të dëmtuara nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit të vitit të kaluar), janë botuar në Fletoren Zyrtare...
DURRËS– Një 38-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit pasi akuzohet për “Armëmbajtja pa leje”. Sipas njoftimit zyrtar, 38-vjeçari m...