Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
TIRANË–Është reale të mendosh se kalimi në “zyrën e shtëpisë” do të bëhet normale, diçka e re për shumë prej nesh gjatë kësaj kohe, duke marrë parasysh njoftimin e së mërkurës nga Organizata Botërore e Shëndetit se koronavirusi ka arritur zyrtarisht në statusin e “pandemisë”.
Disa punonjës do të punojnë nga shtëpia për herë të parë, dhe me siguri kanë hasur vështirësi pasi nuk arrijnë ta konceptojnë sesi punohet nga shtëpia.
Por kurrsesi puna nga shtëpia nuk do të thote të ulësh rezultatin krahasuar me punën në zyrë.
Ka shumë mënyra për të dhënë rezultate dhe për të shmangur situatat e tensionuara, përmes bashkepunimit të mirë dhe komunikimit sistematik me kolegët e punës. Mënyra sesi bisedoni me ekipin tuaj është faktori kyç. Mundohuni të keni komunikim në këtë kohë Koronavirusi. Çelësi për të punuar nga shtëpia, është komunikimi i qartë me shefin tuaj, dhe të dini saktësisht se çfarë peitshmërish kanë nga ju.
Shumica e njerëzve i kalojnë ditët e tyre në ambinente të përbashkëta me shefin e tyre, domethënë komunikimi është më i lehtë sesa kur jeni në distancë.
Por komunikimi tek puna në distancë është teje i nevojshëm, prandaj dhe prishja e komunikimit ka gjasa të ndodh nëse vendi stafi juaj i punës nuk është mësuar të punojë në distancë.
“Menaxheri juaj mund të mos jetë mësuar të administrojë njerëzit në këto lloj situatash me praktika jo të zakonshme, për shembull kompania juaj mund të mos ketë një grup mjetesh të gatshme për punëtorët në distancë, siç është aplikacioni i bisedës “Slack” ose aplikacioni i tele konferencave.”- thotë Larson. Por edhe për ata që janë mësuar me këto aplikacione, të punosh nga shtëpia të bën të ndihesh i pa strukturuar në punë dhe i izoluar.
“Vitin e kaluar, një studim i 2.500 punonjësve nga agjensia e zhvillimit të markave në internet Buffer, zbuloi se vetmia ishte sfida e dytë më e raportuar, e përjetuar nga 19% e të anketuarve. Vetmia mund t’i bëjë njerëzit të ndihen më pak të motivuar dhe më pak produktivë. Pa ide, të shpërqendruar, prandaj gjendja shpirtërore mund të jetë një problem i vërtetë për punën e njerëzve në distancë.”– thotë Sara Sutton, një pedagoge e menaxhimit në Universitetin Verilindor në Boston.
“Trajtojeni si një punë të vërtetë. Ekzistojnë gjithashtu disa këshilla të pa shkruara për punën nga shtëpia. Për shembull, fakti që keni mundësinë të rrini me pizhame në shtëpi nuk do të thotë që duhet të bëni çdo ditë. Bëni nje dush dhe vishuni si çdo ditë tjetër, jo me pizhame. Trajtojeni si një punë të vërtetë.”- shton ajo.
Nëse nuk keni një zyrë në shtëpi, bëni gjithçka për të krijuar një hapësirë të vërtetë pune, të lejuar ekskluzivisht për punë.
“Mosekzistenca e një hapësire të pajisur mirë për zyrë në shtëpi, ku njerezit mund të fillojnë punën nga distanca mund të shkaktojë një ulje të përkohshme të produktivitetit.”-shpjegon Sutton.
Ajo thotë se, më shumë se nje monitor (jo thjeshtë një laptop), një tastierë dhe mause e bëjnë punën më produktive në shtëpi. Prandaj, në vend që të shtriheni në shtrat me një laptop, provoni diçka që ju ndihmon më shumë. Krijoni kufij brenda shtëpisë tuaj, që anëtarët e familjes tuaj të kuptojnë se ju po punoni kur dera është e mbyllur.
Në një studim të 7,000 punëtorëve vitin e kaluar nga FlexJobs, 65% thanë se ata janë më produktivë kur punojnë nga shtëpia, duke përmendur përfitime si më pak ndërprerje nga kolegët, politikë minimale të zyrave dhe reduktim të stresit nga rruga për në punë.

Megjithatë është gjithashtu e rëndësishme të programoni ditën tuaj. Është shumë e rëndësishme të bëni nje programim te ditës tuaj, e ta menaxhoni punën sa më mirë nga shtëpia në mënyrë që të keni edhe produktivitet të lartë. Për 20 minuta mendoni se po pini kafen e mëngjesit para pune, prandaj dhe mund ta përgatisni fare lehtë në shtëpinë tuaj që më pas të nisni një ditë të mbarë në punën nga shtëpia.
MOS lejoni t’iu pushtojë frika
Shmangni ndjenjën e “izoluar” por krijoni tavolinën tuaj të punës për të mos e stresuar shumë veten.
“Koronavirusi po i shtyn të gjithë në këtë lloj ekstremi që të punojnë nga shtëpia,”- thotë Nicholas Bloom, një profesor i ekonomisë në Universitetin Stanford në Kaliforni.
Ai thotë se ka dy lloje të punës nga shtëpia: punë afatshkurtër ose rastësore nga shtëpia, dhe punë e përhershme ose me kohë të plotë nga shtëpia.
“Është njëlloj si të krahasosh ushtrimin e lehtë me një maratonë.”-thotë ai.
Bloom thotë se vetëm 5% e forcës punëtore të SHBA.-së, raportojnë se ata punojnë nga shtëpia me kohë të plotë. Me përhapjen e koronavirusit nuk është e qartë se sa kohë njerëzit do të jenë në shtëpi, gjë që paraqet probleme shtesë.
Prindërit, për shembull, do të kenë më shumë punë nëse fëmijët janë në shtëpi sepse shkollat janë të mbyllura. Menaxherët duhet të kenë komunikim të ngushtë me stafin, ata duhet të kuptojnë punonjësit e tyre sepse është jetike.
Izolimi i zgjatur gjithashtu mund të ndikojë potencialisht në jetën dhe produktivitetin e njerezve.
Kjo është arsyeja pse Larson sugjeron që skuadrat dhe stafet e kompanive të përpiqen të mbajnë një komunikim të ngushtë nga distanca të largëta. Sutton gjithashtu mbështet idenë e përkthimit të veprimtarive shoqërore në zyrë në një mjedis online.
“Festoni ditëlindje, vlerësoni publikun për qëllimet e arritura dhe projektet e përfunduara. Ndani biseda te shkurtra online, që më parë i ndanit rastësisht me kolegët kur ngriheshit nga tavolina për të marrë ujë tek ftohësi uji. Jini të motivuar, mos bëni gabime, këto janë kohë stresuese.”– thotë ajo.
“Në përgjithësi, një periudhë afatshkurtër për të thënë dy deri në katër javë duke punuar me kohë të plotë nga shtëpia, unë mendoj se do të ishte e dhimbshme ekonomikisht dhe personalisht, por e durueshme. Një periudhë më e gjatë, të themi, dy ose tre muaj pune me kohë të plotë mund të çojë në kosto serioze ekonomike dhe shëndetësore.” -thotë Bloom.
Nëse jeni menaxher, ju takon të keni një komunikim të qartë dhe është gjithashtu e rëndësishme të mbani qetësinë.
“Është e lehtë të stresohesh apo të dëshpërohesh këto ditë.”-thotë Larson.
Nëse jeni menaxher, pranoni se keni stres dhe vështirësi. Detyra juaj është të jeni një nxitës për ekipin tuaj.
Shqipëria ka tre ditë që është izoluar si shkak i masave që qeveria ka marrë ne përpjekje të mos përhapjes së koronavirusit. Prandaj shumë kompani kanë nisur punën nga shtëpia pa ditur ende sesa mund te zgjasë kjo situatë.
Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 42 të prekur. Shkon në 3 numri i mjekëve të infektuar, pasi sot u njoftua nga ministria se janë prekur edhe dy mjekë të spitalit “Shefqet Ndroqi”. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. Rama iu bëri thirrje sot spitaleve private për t’ju bashkuar shërbimit shëndetësor publik. Ai paralajmëroi se do të gjobiten me 5 mln lekë spitalet që mund të refuzojnë këtë thirrje dhe bizneset që rritin çmimet. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.
Përshtatur nga BBC
A.C/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Drejtoresha e Përgjithshme e Shërbimit Social Shtetëror në Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Luneda Sufali ka shpërndarë sot disa fot...
Shqipëri-Vetëkarantinimi pa afat i shoqërisë shqiptare, mbyllja e bareve, restoranteve, fabrikave dhe bizneseve të tjera, si masë drastike për parandalimin e pë...
Koronavirusi ka pushtuar botën duke i izoluar të gjithë në shtëpi. Ata që po e vuajnë më shumë janë personat që merren rregullisht me aktivitet fizik, të cilët ...
TIRANË- Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, Banka e Shqipërisë u ka lënë afat deri në vitin 2023 të gjithë atyre qytetarëve që disponojnë kar...
TIRANË– Ky lehtësim përfshin bankat, institucionet jobankare të kredidhënies si edhe shoqëritë e kursim-kreditit dhe nënkupton se ato nuk do të kenë kosto,...
TIRANË– Ekspertët thonë se çfarë po ndodh tani është vetëm maja e ajsbergut dhe parashikojnë skenarë pesimistë për ekonominë, e cila është e goditur...
Bizneset shqiptare kishin të ardhura rreth 22 trilionë lekë (rreth 18 miliardë euro) për vitin 2018, sipas të dhënave zyrtare të INSTAT. Mesatarisht qarkullimi ...
Çmimet e agrumeve dhe kryesisht portokallit dhe limonit kanë kapur nivele të çmendura këto ditë, duke pothuajse dyfishuar në disa raste në raport ...
Kriza e koronavirusit në Shqipëri ka prekur thuajse të gjithë sektorët e ekonomisë.Të parat që po dëmtohen janë sektorët që lidhen me udhëtimet, tregtinë dhe sh...
TIRANË- Mjeku i njohur, Arben Beqiri u është përgjigjur sot disa pyetjeve që bëjnë qytetarët në lidhje me COVID-19. Në një postim në Facebook, Beqiri u ësh...