LIVE UPDATES
Ekonomi

“Shkoi me shokun tim të ngushtë pas 3 vitesh bashkëjetesë me mua”/ Rrëfehet 30-vjeçari: Dua të takoj vajzën, i ka th

18 Shkurt 2020, 16:19 Nga DOSJA
“Shkoi me shokun tim të ngushtë pas 3 vitesh

TIRANË-Një rrëfim i pazakontë ka ardhur sot në emisionin “Me zemër të hapur” në Neës24 nga një 30-vjeçar, babai i një vajze të cilën për fat të keq nuk mundet ta takojë dhe ndërkohë ajo nuk e di ekzistencën e tij.

Ishte muaji korrik i vitit 2011 kur erdhi në jetë vajza e A. Ç.. Ajo ka jetuar nën kujdestarinë e të dy prindërve deri në moshën 3-vjeçare. Pas një zënke dhe debateve midis çiftit, ata u ndanë.

Gruaja merr një urdhër mbrojtje me qëllim që babai i vajzës mos të mund t’i afrohej kurrë. Pas kësaj ndarje babai biologjik ka tentuar të takojë vajzën e tij, por për arsye të urdhër mbrojtjes nuk mundej.

Gjatë kësaj kohe gruaja, nëna biologjike e vajzës i dha asaj atësinë e ish-burrit të saj të martesës së parë, që edhe në kohën e bashkëjetesës me A. nuk i kishte dhënë fund ligjërisht.

Kur vajza mbushi 6 vjeç, A.Ç. kërkoi ta regjistronte me prindërit biologjik të saj, por aty kuptoi se vajza nuk e di se ka një baba që jeton, pasi nëna e saj biologjike i ka pohuar se babai i saj ka ndërruar jetë gjatë një aksidenti automobilistik.

Pas dhënies së atësisë nga gjykata dhe provës së ADN, vërtetohet se është babai biologjik i saj. Ai kërkon që vajza e tij të marri vesh të vërtetën, pasi nëna  biologjike nuk ia lejon.

Ajo vazhdon ta gënjejë dhe vajza e mitur jeton me mungesën e babait, me motra dhe vëllezër nga dy martesa të tjera të nënës së saj. A.Ç kërkon të përmbushë të gjitha detyrimet ligjore ndaj vajzës së tij, pasi nuk ia lejojnë këtë gjë.

“Zonja ishte 5 vite më e madhe nga unë, kishte një fëmijë, më thoshte se nuk shkonte mirë me burrin do ndahej. Filluam bashkëjetesën, unë punoja ajo vetëm kujdesej për fëmijën. Prisnim që ajo të bënte ndarjen, pas 2 viteve bashkë erdhi vajza në jetë. Nuk kalonte dot fëmija në atësinë time sepse kishte afate ligjore që duhej të plotësonim.

Unë punoja çdo ditë, ajo filloi të xhelozohej. Filluan zënkat në familje, unë s’i kam dhënë shkas asnjëherë, djalin e saj e mbaja shumë afër. Djali i saj dhe tani kur më takon rri afër me mua. Shumë pak më binte të rrija më vajzën, por mbaja mend fjalët e saj kur më thoshte babi. Divorci erdhi vetëm nga xhelozitë dhe zënkat e saj. Ajo ka marrë urdhër mbrojtje, por nuk është dhunuar asnjëherë”, tregoi 30-vjeçari.

Ai tha se partnerja e tradhtoi me shokun e ngushtë, me të cilin jeton edhe sot.

“Kur unë e kapa me shokun tim të ngushtë u zura me të, ajo nuk shkoi atëherë në polici. Për shkakun e saj hoqa dorë nga puna, fillova në ndërtim. Njoha këtë djalin në punë ai si duket mori numrin e saj nga telefoni im, janë bashkë akoma dhe sot uroj të jetë me të, ajo ka jetën e saj tani, s’kam më asgjë me të”.

Ishte ora 2 e natës kur zonja kishte dalë me të, jam kthyer nga Saranda atë ditë, në telefon thoshte se ishte në shtëpi me fëmijët. Ajo vetë ishte në lokal jam afruar të shkoj për t’u sqaruar, zotëria iku. Pas këtij momenti lajmërova vëllain e saj, ai më tha bëni ç’të doni s’merrem fare me këtë punë. U largova nga shtëpia, u takova me nënën e vajzës disa herë dhe i kam dhënë lekë në të zezë për atë fëmijë. Nuk jam takuar më me vajzën. Shkova në gjykatë pastaj bëra njohjen e atësisë. Ajo nuk erdhi në gjyq fare kur isha unë nuk vinte ajo. U largova jashtë sepse nuk mund të jetoja dot këtu, e dija për 5 vite që vajza ishte 2 km larg meje dhe se takoja dot. Zonja më ka thënë se vajzës i ka thënë se unë kisha vdekur në aksident automobilistik. I thashë që ke bërë gabimin më të madh dhe e vërteta do dali një ditë”, tregoi babai i ri.

30-vjeçari tha se është martuar dhe se gruaja e tij e di gjithë të vërtetën dhe e ka mbështetur por se akoma nuk mund të takojë vajzën.

“Vajzën që kam sot nuse ma ka prezantuar dikush. I kam treguar të vërtetën nga fillimi deri në fund dhe më ka pranuar e mbështetur shumë. Kemi ardhur në Shqipëri para vitit të ri dhe shkuam bashkë tek shkolla të takonim fëmijën, por unë s’kam akoma të drejtën e takimit se jemi ne gjyq dhe aty s’e takuam dot. Për herë të parë e kam parë vajzën në foto dhe s’u përmbajta dot”, tregoi ai.

Ndërkohë në një lidhje telefonike, partneri i ish-gruas e akuzoi 30-vjeçarin për dhunë duke i kërkuar të qëndrojë larg familjes së tij. “Unë po e ushqej atë fëmijën e atij, ai s’ka punë më me familjen time fare, ai aty nuk është shoku im i ngushtë ai është një dhunues”, deklaroi partneri i ish-gruas.

Marrë nga Ballkan web 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale emisioni 'me zemer te hapur' rrefimi i djalit emisioni 'me zemer te hapur' rrefimi i djalit

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë