15 Mars 2025, 09:47
Nga M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Presidenti i Urdhrit Veterinar, Ervin Resuli ka bërë një postim në rrjetet socilae ku thotë se faktet për AKU-në tregojnë një kolaps total të këtij institucioni, duke rrezikuar drejtpërdrejt shëndetin e qytetarëve shqiptarë. Resuli thotë se në 10 vitet e fundit, ky institucion ka ndërruar të paktën 8 drejtorë, një tregues i qartë i mungesës totale të stabilitetit dhe profesionalizmit.
Sipas tij, ndërmarrjet komunale kanë drejtues më stabël sesa një institucion që duhet të garantojë sigurinë e ushqimeve që konsumojmë çdo ditë. Resuli shkruan se skandali i radhës në këtë institucion është largimi i drejtori të fundit Olsi Komici pas vetëm një muaji, sepse u kandidua për deputet.
"Ky është standardi që ka sot siguria ushqimore në Shqipëri – një institucion i braktisur dhe pa asnjë prioritet real.
Ndërkohë që vendet e BE-së forcojnë rregullat për sigurinë ushqimore, buxheti i AKU-së vazhdon të reduktohet, rreziqet për qytetarët rriten. Dhe pastaj pyesim veten pse në treg qarkullojnë ushqime të pasigurta, pse ka skandale me produkte të dëmshme dhe pse Shqipëria mbetet prapa në standardet europiane", shkruan ai.
POSTIMI:
SKANDALI ME AKU-në
A ka më rëndësi siguria ushqimore në këtë vend? Apo AKU është thjesht një institucion pa peshë që trajtohet si një ndërmarrje komunale? Faktet janë tronditëse dhe tregojnë një kolaps total të këtij institucioni, duke rrezikuar drejtpërdrejt shëndetin e qytetarëve shqiptarë!
Në 10 vitet e fundit, ky institucion ka ndërruar të paktën 8 drejtorë, një tregues i qartë i mungesës totale të stabilitetit dhe profesionalizmit. Ndërmarrjet komunale kanë drejtues më stabël sesa një institucion që duhet të garantojë sigurinë e ushqimeve që konsumojmë çdo ditë!
Rasti më i fundit – skandal më vete! Drejtori i fundit i AKU, Olsi Komici, u largua pas vetëm një muaji, sepse u kandidua për deputet. Ky është standardi që ka sot siguria ushqimore në Shqipëri – një institucion i braktisur dhe pa asnjë prioritet real.
Ndërkohë që vendet e BE-së forcojnë rregullat për sigurinë ushqimore, buxheti i AKU-së vazhdon të reduktohet, rreziqet për qytetarët rriten. Dhe pastaj pyesim veten pse në treg qarkullojnë ushqime të pasigurta, pse ka skandale me produkte të dëmshme dhe pse Shqipëria mbetet prapa në standardet europiane.
A është AKU një institucion i rëndësishëm për sigurinë kombëtare apo thjesht një zyrë pa vlerë? A ka përgjegjësi ndokush për këtë kaos? Kush mban llogari për shëndetin e qytetarëve? Mjaft me këtë papërgjegjshmëri! Siguria ushqimore është jetike dhe nuk mund të trajtohet si një post politik që ndryshon sipas interesave! Është koha për reagim të thellë dhe përfundimtare – siguria ushqimore është çështje e sigurisë kombëtare, jo një lojë politike!
aku ervin resuli
Aktualitet
15 Mars 2025, 09:37
M.B
Arma
ELBASAN- Një-32 vjeçar me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes, është arrestuar pasi ka pl...
Aktualitet
15 Mars 2025, 09:20
A.Ll
Protesta ne Serbi
Serbi - Sot janë paralajmëruar protestat më të mëdha deri më tani në Beograd, ku pritet të marrin...
Aktualitet
15 Mars 2025, 07:14
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Dita e sotme do të jetë me mot të kthjellët dhe të ngrohtë gjatë orëve të paradit...
Aktualitet
14 Mars 2025, 22:43
B.Z
Banorët
HAS - Jemi në Nikoliq të Hasit, rreth 120 kilometra nga kryeqyteti pas një denoncimi të ardhur nga dhjetëra banor&eum...
Aktualitet
14 Mars 2025, 22:19
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
VLORA- Një ngjarje e rëndë ka ndodh në lagjen "Pavarësia" të Vlorës ku nëna rreth 35...
Aktualitet
14 Mars 2025, 22:16
B.Z
Ali Kolina
LAÇ - Ali Kolina është një 80-vjeçar nga fshati Gorre i Bashkisë Kurbin. Prej më shumë se 3 vje...
Aktualitet
14 Mars 2025, 22:02
Dosja
Bajri, Ago
SHKODËR - Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e Fatbardh Liçit në Shkodër ngjarje e ndod...
Aktualitet
14 Mars 2025, 21:59
B.Z
Foto ilustruese
LEZHË - Prej disa muajsh, banorëve të Lezhës po u kërcënohet qendrimi në shtëpinë e tyre....
Aktualitet
14 Mars 2025, 21:49
B.Z
Foto ilustruese
DURRËS - Më 19 dhjetor 2024 emisioni “Stop” në Tv Klan tregoi sesi në shkollën 9 -vjeçare &ldqu...
Aktualitet
14 Mars 2025, 21:44
b.z.
Foto ilustruese
TIRANË - Kushdo nga ne sapo del në mëngjes, apo kur kthehet në darkë në shtëpi, përballet me p...