Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Vjola Haxhia ka rrëfyer se ishin kthyer në Shqipëri për pushime nga Britania e Madhe ku jetonin prej 14 vitesh dhe kishin vendosur të vizitonin Kalanë e Beratit. Ajo shprehet se vajza e tyre ka parë kalin e lidhur të Kristo Memës dhe i ka kërkuar të atit që ta prekë atë. Por, në momentin që vajza i është afruar kalit, Mema ka nisur t'i ofendonte.
BERAT- Vjola Haxhia, bashkëshortja e Keli Haxhisë, i cili u vra me thikë më 28 Tetor në Kalanë e Beratit ka rrëfyer dinamikën e krimit dhe përplasjen e viktimës me autorin, Kristo Mema. Në një mesazh dërguar Blendi Fevziut, gruaja e viktimës tregon se si nisi sherri mes 42-vjeçarit dhe autorit për kalin, e deri tek goditja fatale me thikë e Keli Hoxhës.
Vjola Haxhia ka rrëfyer se ishin kthyer në Shqipëri për pushime nga Britania e Madhe ku jetonin prej 14 vitesh dhe kishin vendosur të vizitonin Kalanë e Beratit. Ajo shprehet se vajza e tyre ka parë kalin e lidhur të Kristo Memës dhe i ka kërkuar të atit që ta prekë atë. Por, në momentin që vajza i është afruar kalit, Mema ka nisur t'i ofendonte.
Gruaja shtoi se 42-vjeçari i ktheu shpinën autorit të krimit dhe nisi të shkonte drejt familjarëve të tij, por shtoi se Kristo Mema e pështua nga mbrapa e më pas e ofendoi. Vjola Haxhia theksoi se fëmijët, dëshmitarë të krimit, jane në gjendje shoku. Po ashtu ajo thekson se aty kishte mbi 100 turiste qe po shikonin edhe ka mjaftueshëm deshmitare per ta konfirmuar.
Mesazhi:
Pershendetje zoti Fevziu. Une jam Vjola Haxhia bashkeshorjta e Keli Hoxha qe u vra te marten ne Berat. Fillimisht doja tju falendroja shume per ceshtjen qe ke trajtuat edhe kohen qe i keni kushtuar ngjarjes tone. Ne familjarisht kemi 14 vite qe jetojme ne Britanine e madhe, kishim ardhur ne shqiperi per pushime edhe nje nga destinacionet tona ishte vizita ne kalane e Beratit per tju mesuar edhe femijeve me shume nga historia shqiptare.
Ne vizituam kalane me familjen time edhe nenen e bashkeshorti, diku nga qendra e kalase ishte nje kale i lidhur ne shtylle qe vajza ime 8 vjecare Sevia e pa edhe i tha babait te saj: a mund te aftohem ta prek kalin? Theksoj qe ne ate moment kali ishte vetem nuk kishte te zotin aty. Keli bashke me vajzen u afruan ta preknin kalin nga gusha, ne ate moment shfaqet pronati i kalin duke uleritur direkt qe mos ta preknin kalin sepse acarohet. Burri i tha mos u shqeteso sepse une jam rritur ne fshat ku kisha edhe kale edhe di si ta trajtoj
Ai filloj duke debatuar me bashkeshortin tim ne nje gjuhe shume vulgare. Bashkeshorti im i tha se je ne moshen e gjyshit tim edhe nuk po merem te debatoj me ty. THEKSOJ se keto momente Keli ishte dore per dore me vajzen. I ktheu shpinen edhe u nis te vinte nga ne. Ne ate moment ai e peshtyu nga mbrapa brrin tim 3 here edhe e ofendoi nga familja. Burri im u kthye edhe ju aftua por ne sekond direk u kthye nga une edhe me dore ne bark me tha: shpirt njofto ambulancen se me vrau me thike, dhe ra ne toke i mbuluat me gjak.
Aty kishte mbi 100 turiste qe po shikonin edhe mund te keni mjaftushem deshmitare per ta konfirmuar. Kam lexuar ne disa media qe u vra sepse nuk beri beri pagesen. E kundershtoj rreptesisht nje lajm te tille sepse nuk beri asnje foto. Perse mediat nuk flasin apo shteti nuk interesohet si jane femijet i mi? Qe jane ne shok, qe mund tme ishte vrare edhe femija me thike ne ato momente. Femijet jane ne gjendje shoku. Nuk flene, nuk hane nuk flasin.
Si ndodhi krimi?
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e 28 nëntorit në kalanë e Beratit. Rreth orës 15:10, Kristo Mema, alias K. H, 63 vjeç, banues në lagjen “Barrikadë” në Berat, pas një konflikti ka goditur me thikë Keli Hoxhën, 42 vjeç, banues në Tiranë. Si pasojë e palgëve të marra Hoxha ndërroi jetë në spital.
Sherri mes tyre ka nisur për shkak të një kali, me të cilin autori ofronte xhiro për turistët në zonën e kalasë. Më pas, debati ka degjeneruar në përplasje fizike dhe ka përfunduar në tragjedi. Disa orë pas krimit, policia gjithashtu ka bërë të mundur arrestimin e autorit, i cili ishte fsgehur tek “Shpella e Memecit”, pranë kishes perballe Ures se Gorices.
Kush është Kristo Mema alias Kastriot Hoxha?
Autori i ngjarjes, i cili u arrestua në një shpellë pak orë pas vrasjes, rezulton me precedent penal edhe në shtetin fqinj, Greqi. 63-vjeçari është i dënuar me 25 vite burg në Greqi për vrasje, ngjarje e ndodhur rreth 25 vite më parë. Kristo Mema alias Kastriot Hoxha, pas vuajtjes së dënimit, kishte ndryshuar emrin dhe ishte kthyer në Shqipëri.
63-vjeçari kishte filluar të punonte në zonën turistike të kalasë, duke u ofruar turistëve xhiro me kalë dhe fotografi. Pas disa orësh kërkim, policia gjithashtu bëri të mundur arrestimin e tij, i cili ishte tek “Shpella e Memecit”, pranë kishes perballe Ures se Gorices./Dosja.al
pamje nga protesta MIRDITË- Minatorët e Spaçit po vijojnë të protestojnë edhe sot në ditën e 27-të...
KFOR KOSOVË- Një ngjarje aspak e zakonshme u raportua të ketë ndodhur dje në territorin e Kosovës. Siç u raportua nj&e...
Sigfrido Ranucci ITALI- Emisioni italian 'Lo stato delle cose' në Rai 3 ka ngritur hipoteza në lidhje me atentatin me bombë ndaj gazetarit i...
foto ilustruese KUÇOVË- Një shpërthim me tritol ka ndodhur gjatë natës në një biznes në pronë...
pamje nga vendngjarja SHKODËR- Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë vendin gjatë orëve të fundit ...
TIRANË- Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka d...
foto ilustruese SHQIPËRI- Shqipëria nuk e ka të përcaktuar qartë termin e varfërisë energjetike me një kuadër...
foto ilustruese TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë do t’i kërkojë Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) të ri...
foto ilustruese TIRANË- Shqipëria ka një seri zonash minerare të pasura me ato që njihen si lëndë të para kritike,...
foto ilustruese SHQIPËRI- Shqipëria kryeson me diferencë të madhe listën e 45 vendeve me përqindjen më të lart&eum...