LIVE UPDATES
Politike

Berisha bën deklaratën e fortë: Rama jep urdhër që Donika Gërvalla të mos shkelë në Shqipëri

Sa i përket letrës, Berisha theksoi se Rama dhe Vuçiç, duke i quajtur si padroni dhe argati e bënë këtë në kundërshtim me interesat flagrante të kombeve të tyre dhe vetëm e vetëm për pushtetin e tyre.

21 Mars 2026, 16:20 Nga E. D

Berisha bën deklaratën e fortë: Rama jep urdhër që

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale ka bërë një deklaratë të fortë. Lideri i opozitës deklaroi se Kryeministri Edi Rama, duke iu referuar si argat i Presidentit serb Aleksandër Vuçiçit, ka urdhëruar ambasadat që të mos kenë asnjë lloj takimi me ministren e Drejtësisë së Kosovës, Donika Gërvalla, pasi kjo e fundit denoncoi publikisht letrën e përbashkët Rama-Vuçiç.

Sipas Kryedemokratit, Rama ka urdhëruar që të pamundësojë çdo vizitë zyrtare në Shqipëri, për Gërvallën. Sa i përket letrës, Berisha theksoi se Rama dhe Vuçiç, duke i quajtur si padroni dhe argati e bënë këtë në kundërshtim me interesat flagrante të kombeve të tyre dhe vetëm e vetëm për pushtetin e tyre.

"Ata nuk pajtohen kurrë, as me farsën zgjedhore, as me bllokimin e luftës kundër korrupsionit dhe bllokimin e drejtësisë. Por duhet të kemi një gjë parasysh, lëvizja e fundit e Edi Ramës është lëvizja më antishqiptare që është bërë ndonjëherë, lëvizje me të cilën Edi Rama kërkoj nga BE-ja që ti japin Shqipërisë së bashku me Serbinë vetëm marrëveshjen tregtare dhe lëvizjen e lirë, kurse paketën politike dhe përfitimet dhe të drejtën e votës të mos e japin.

Pse e bëri Edi Rama këtë akt? Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç, padroni dhe argati e bënë këtë në kundërshtim me interesat flagrante të kombeve të tyre dhe vetëm e vetëm për pushtetin e tyre. Por ana tjetër, Edi Rama me këtë akt antikombëtar e rreshtoi Shqipërinë krahas Beogradit, krahas aleatit kryesor të Moskës në rajon.
Barazoi Shqipërinë me Beogradin i cili nuk respekton sanksionet e BE dhe NATO-s ndaj Rusisë. I cili nuk pranon kurrë të njohë Kosovën.

Edi Rama e gjeti tani për ortak një akt i shëmtuar antikombëtar, por që ka treguar para shqiptarëve karakterin e vet dhe dua të informoj shqiptarët se, ky argat i Vuçiçit ka urdhëruar ambasadat që të mos kenë asnjë lloj takimi me ministren e Drejtësisë së Kosovës, Donika Gërvalla sepse ajo denoncoi publikisht me guxim letrën e përbashkët Rama-Vuçiç.

Arrin deri në këtë verbëri që të kërkojë, e cila me shumë mundësi Donika është edhe shtetase shqiptare se, ajo ka ardhur këtu fëmijë dhe është rritur në Shqipëri, shkon në verbërira të pafundme. Megjithatë e them këtu prap se, nuk ka asgjë më jetike se sa të mbrojmë vokacionin tonë perëndimor, të mbrojmë procesin e integrimit tonë në BE. Në vend të pasaportës Europiane që premtoi në çdo miting dhe takim, tani ofron pasaportën e Beogradit. Ne këtë nuk do të ja pranojmë kurrë," tha Berisha.

Gërvalla kritikoi Ramën dhe Vuçiç lidhur me editorialin e përbashkët që në gazetën gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung. Gjatë kritikave të saj, ajo tha se krijohet përshtypja se sa herë që Vuçiç gjendet nën presion nga Bashkimi Evropian, Rama del në mbështetje të tij.

“Nga ana e kryeministrit Rama, i cili i tejkalon edhe ato kur kemi mbyllur njërin sy në të kaluarën, është artikulli i fundi i publikuar së bashku me Vuçiç në gazetën prestigjioze gjermane. Unë mendoj që qytetarët e Kosovës nuk kanë për t’ia falur atë artikull kryeministri Rama. Sepse krijohet përshtypja herë pas herë që gjithmonë atëherë kur Vuçiqin BE-ja, Evropa e mbështetë me shpatulla për muri, del Edi Rama dhe e nxjerrë nga ajo situatë. Nuk duhet të ketë për Shqipërinë alternativa me Serbinë që nuk kalojnë nëpër Kosovë. Rruga nga Tirana nëpër Beograd qon nëpër Prishtinë, edhe gjeografikisht, edhe ekonomikisht edhe në çdo aspekt. Kështu, secili kryeministër apo president shqiptar që e harron këtë ta dini që afatgjatë ka për të bërë gabime të mëdha që kanë për ta dëmtuar kombin tonë më shumë”, tha Gërvalla në reagimin e saj./Dosja.al

sali berisha edi rama aleksander vucic donika gervalla

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë