All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

“Diasporën e manipuloi Rama”, Lapaj: Një mandat tjetër do të dalë së shpejti nga rinumërimi në Fier

Lapaj hodhi akuza se vota e diasporësu manipulua nga kryeministri Edi Rama, ndërsa përmendi rastet e shpërdorimit të postës së DHL-së, siç ndodhi në Greqi.

9 Qershor 2025, 22:37 Nga r.ll
“Diasporën e manipuloi Rama”, Lapaj: Një mandat
adriatik lapaj
All - Paragraf - 1

TIRANË- Kryetari i partisë “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj është shprehur se vota e diasporës u manipulua nga qeveria. I ftuar në "Të Paekspozuarit", Lapaj përmendi rastet e shpërdorimit të postës së DHL-së, siç ndodhi në Greqi.

Ai tha më tej se beson se do të marrë edhe një mandat tjetër deputeti, pasi Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve vendosi që të rinumërohen kutitë në qarkun e Fierit.

“Diasporën e manipuloi ai (Rama) dhe ti do të thuash si dhe ku. Ne e prishëm votën e diasporës sot, le të harrojmë tani. Kjo është një fakt i pakundërshtueshëm, dhe prokuroria duhet të ndërhyjë. A dëshironi ju që prokuroria të veprojë? Le të vijë prokuroria dhe të marrë provat. Defterët e listave të votuesve dhe fletat mbi të cilat kanë firmosur personat që kanë marrë zarfat gjatë dorëzimit janë aty.

Siç e dini, janë përdorur edhe palë të treta. Në Greqi, kontrata e ndalonte këtë. Absolutisht, kontrata lejonte vetëm DHL dhe postieri i DHL-së që dorëzonte zarfat, kur vinte tek ju, duhet që ju ta firmosni praninë e marrjes së tyre. Tani prokuroria duhet të marrë të gjitha fletat e dorëzuesve dhe të verifikojë nëse firmat janë të tyre apo jo.

Sepse në shumë raste, firmat janë thjesht shkrime të paqarta, një zhgarravinë prej rreth dyqind rreshtash, që nuk duken si firma reale. Ne po punojmë në këtë drejtim, sepse kam premtuar se do të vazhdojmë. A thashë që do të ndjekim çdo votë? Po, po ndjekim procesin në Vlorë dhe Fier. Është vendosur të hapet rinumërimi në Fier.

Mandati do të dalë së shpejti, unë nuk di saktësisht kur, por ne po luftojmë për çdo votë. Sa i përket votave të diasporës, të jeni të bindur që do ta çojmë deri në fund dhe mos mendoni se do ta lëmë këtë çështje. Po ashtu, për defterët ka rreth dyqind rreshta që po i mbledhim si prova. Shumë prej tyre janë vetëm shkrime të paqarta, që duhet të hetohen”- tha Lapaj.

adriatik lapaj

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë