Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
All - General - 1
Aktualitet
I arrestuar në Greqi si pjesë e një grupi vrasësish me pagesë/ Kontrolle në shtëpinë e Dhimitër Mecit! 2 Kallashnikovë dhe 1 pistoletë automatike, ja çfarë u gjet
Mediat greke kanë publikuar edhe foto të armëve të sekuestruara gjatë operacionit, ku duken edhe mbishkrime shqip si “PUSHK DHELPRA RUSE” apo “TT RUSE”.
11 Dhjetor 2025, 17:33Nga E. D
Dhimiër Meci
All - Paragraf - 1
GREQI- Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi i 45-vjeçarit shqiptar, Dhimiër Meci, i arrestuar në Greqi si pjesë e një grupi vrasësish me pagesë. Bëhet me dije se policia shqiptare ka ushtruar kontroll në banesën e prindërve Dhimiër Mecit. Gjatë kontrollit, në banesë është gjetur vetëm nëna 84-vjecare e tij, ndërsa dhoma e Dhimitër Mecit është gjetur e mbyllur me çelës.
Nga kontrollet gjithashtu janë gjetur 2 Kallashnikovë, 1 pistoletë automatike e mbështjellë me plastmas, dhjetëra fishekë disa prej të cilave brenda qeseve me oriz dhe 5 krehëra Kallashnikovi dhe këto armë dyshohet se do kalonin ilegalisht kufirin për në Greqi. Ndërkohë mediat greke kanë publikuar edhe foto të armëve të sekuestruara gjatë operacionit, ku duken edhe mbishkrime shqip si “PUSHK DHELPRA RUSE” apo “TT RUSE”.
Sakaq, nuk dihet nëse bëhet fjalë për armë të sekuestruara në Greqi apo Shqipëri, pasi nga autoritetet shqiptare nuk ka asnjë deklaratë zyrtare për shtyp. Autoritet greke thonë se grupi prej 4 shqiptarësh e 4 grekësh, ishte përgatitur për kryerjen e një atentati ndaj një mafiozi grek në Pirea, ndoshta rreth Krishtlindjeve, ish bashkëpunëtor i Mihali Zampounit, i ekzekutuar më parë në atentat.
Ata e kishin ndjekur viktimën e radhës dhe po planifikonin goditjen, ndoshta me një nga armët e gjetura në një apartament në Marina Zeas të Greqisë. Policia ka zbuluar se i njëjti grup, veç tentativës së vrasjes së Jani Lalës dhe djegies së një karburanti, ishte autor edhe vjedhjes së një automjeti në 22 korrik 2025, të cilit i kishin vendosur targa false. Nga operacioni në pranga u vunë Dhimiter alias Dhimo Meci, 45 vjeç nga Labova e Poshtme e Gjirokastrës, Fatjon alias Fatjion Prendi, 39 vjeç nga Lezha, Andrea Brokeri, 32 vjeç nga Himara dhe u shpall në kërkim Vasil Theohari, 31 vjeç nga Krongji i Finiqit./Dosja.al