LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Gara për kreun e PD-së/ Skualifikohen të gjithë kandidatët, Sali Berisha garon i vetëm. Salianji: Standard mizerabël dhe degradim! Sela: Vendim i padrejtë

• Sali Berisha do të jetë i vetëm në garën për kreun e Partisë Demokratike, pasi komisioni zgjedhor në PD ka skualifikuar nga gara mjeken Mereme Sela si dhe kandidatin tjetër Vladimir Mulaj. • Pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe kritereve statutore, komisioni vendosi unanimisht të kualifikojë vetëm Sali Berishën si kandidat për kryetar të Partisë Demokratike, duke vlerësuar se ai plotëson të gjitha kriteret e kërkuara. • Ndërkohë, kandidaturat e Mereme Sela dhe Vladimir Mulaj u rrëzuan, pavarësisht se dokumentacioni i tyre rezultoi i rregullt. • Sipas Komisionit, ata nuk përmbushin kriteret statutore që lidhen me profilin e lartë publik dhe politik, si dhe mungesën e eksperiencës drejtuese elektorale në nivel kombëtar apo rajonal. • Për rrjedhojë, komisioni i ka propozuar Kryesisë së Partisë Demokratike vetëm kandidaturën e Berishës për miratim në zgjedhjet e planifikuara për datën 23 maj 2026. • Ndërkohë kanidatura e Ervin Salianjit nuk është marrë në konsideratë. • Pasi PD njoftoi kandidaturën e vetme zyrtare të Berishës si kryetar i partisë në zgjedhjet e 23 majit, ka reaguar edhe Salianji dhe Sela. • Me anë të një reagimi në Facebook, Salianji shprehet se ky është standardi mizerabël se si Berisha po trajton Partinë Demokratike. • Ai akuzon Kryedemokratin për mungesën e thellë të përgjegjësisë historike për sakrificat e demokratëve që prej 13 vitesh dergjen në opozitë. • Në postimin e tij, Salianji shprehet se partia meriton më shumë dhe jo të shuhet për shkak të liderit të saj. • Ndërkohë, Sela shpreht se skualifikimin e saj e ka marrë vesh nga mediat, ndërkohë që e konsideron të papranueshme. • Ajo thekson se do të ndjekë të gjitha procedurat ligjore dhe do të paraqesë ankesë zyrtare për skualifikimin nga gara e PD-së.

3 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

"PD nuk mund të vijë në pushtet me lider 'non grata'"/ U skualifikua nga gara për kreun e PD-së, reagon Mereme Sela: Vendim i padrejtë, do të paraqes ankesën time zyrtare

Gara për kreun e PD-së/ Skualifikohen të gjithë
Mereme Sela

TIRANË- Kandidatja në garën për kreun e Partisë Demokratike, Mereme Sela, ka reaguar pas skualifikimit të saj. Me anë të një reagimi, Sela shpreht se skualifikimin e saj e ka marrë nga mediat, ndërkohë që e konsideron të papranueshme. Ajo thekson se do të ndjekë të gjitha procedurat ligjore dhe do të paraqesë ankesë zyrtare për skualifikimin nga gara e PD-së.

Ajo u shpreh se i vetmi person që nuk përmbush kriteret e Statutit është Sali Berisha, i cili ka humbur zgjedhjet e vitit 2025 dhe nuk i lejohet ligjërisht sipas Statutit të partisë të garojë për funksionin e kryetarit. Sela tha ndër të tjera, se Partia Demokratike nuk mund të vijë në pushtet me një lider “non grata” në Uashington dhe Londër.

"Unë, Mereme Sela, kandidate për kryetare e Partisë Demokratike të Shqipërisë, njoftoj opinionin publik se zgjedhjet për kryetar dhe procedurat përkatëse po manipulohen. Për këto arsye, vendosa: 1. T’i drejtohem Gjykatës së Tiranës me një kërkesë për pezullimin e procesit zgjedhor, si të paligjshëm, të padrejtë, të pabarabartë dhe në kundërshtim me statutin e PD-së, të miratuar nga Kuvendi dhe të njohur nga gjykata.

2. Ti drejtohem SPAK për hetimin e proçesit të korruptuar zgjedhor në Partinë Demokratike nga i pandehuri Sali Berisha i cili është në akuzë edhe për vepra të tjera penale. 3. T’u drejtohem Ambasadës së SHBA-së, Ambasadës së Britanisë së Madhe dhe misionit të BE-së për t’i informuar dhe për t’u kërkuar ndihmë, pasi ish-kryetari Sali Berisha ka marrë peng partinë dhe nuk lejon zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

4. T’u drejtohem mediave për të na ndihmuar që Partia Demokratike të mos shkatërrohet, por të demokratizohet. Eliminimi ynë, si pesë rivalë në garë – Evi Kokalari, Alesia Balliu, Ervin Salianji dhe Vladimir Mula – përbën një atentat kundër demokracisë brenda partisë. 5. I vetmi person që nuk përmbush kriteret e statutit është ish-kryetari Sali Berisha, i cili ka humbur zgjedhjet e vitit 2025 dhe nuk i lejohet ligjërisht sipas statutit të partisë të garojë për funksionin e kryetarit.

Partia Demokratike nuk mund të vijë në pushtet me një lider “non grata” në Uashington dhe Londër. Njoftimin për skualifikimin e kam marrë përmes mediave, çka në vetvete është e papranueshme. Ky vendim është i padrejtë dhe i pajustifikuar. Përkundrazi, nëse do të kishte një vlerësim të drejtë dhe në përputhje me statutin e partisë, personi që duhej të ishte subjekt skualifikimi do të ishte z. Berisha.

Për këtë arsye, do të ndjek të gjitha procedurat ligjore në dispozicion dhe do të paraqes ankesën time zyrtare. Megjithatë, bazuar në përvojat e mëparshme, nuk pres një reagim apo përgjigje serioze nga Partia Demokratike, pasi kjo ka qenë një praktikë e përsëritur ndër vite. Kjo mënyrë veprimi është një ndër arsyet kryesore pse Partia Demokratike ndodhet në këtë situatë sot. Duke ju falënderuar për mbështetjen," tha Sela/Dosja.al

 

1 MUAJ ME PARE

"Llogaritë i kanë bërë gabim, veçanërisht me mua"/ Berisha i vetëm në garë për kreun e PD, Salianji: Standardi mizerabël se si po trajton partinë

Gara për kreun e PD-së/ Skualifikohen të gjithë
Sali Berisha, Ervin Salianji

TIRANË- Ish-deputeti Ervin Salianji ka reaguar pak orë pas PD njoftoi kandidaturën e vetme zyrtare të Sali Berishës si kryetar i partisë në zgjedhjet e 23 majit. Me anë të një reagimi në Facebook, Salianji shprehet se ky është standardi mizerabël se si Berisha po trajton Partinë Demokratike. Ai akuzon Kryedemokratin për mungesën e thellë të përgjegjësisë historike për sakrificat e demokratëve që prej 13 vitesh dergjen në opozitë.

Në postimin e tij, Salianji shprehet se partia meriton më shumë dhe jo të shuhet për shkak të liderit të saj. Salianji thekson se kryetari ka humbur edhe kështjellën e fundit të tij, “burrërinë”, ndërkohë shton se edhe demokratët më të fandaksur e dinë që me Sali Berishën dhe këtë lidership, nuk do fitohet kurrë. 

"Standardi mizerabël se si Berisha po trajton Partinë Demokratike shpreh mungesën e thellë të përgjegjësisë historike për sakrificat e demokratëve që prej 13 vitesh dergjen në opozitë. Shpërfaqja e këtij shtetari deri në degradim total me ndasi, me idiotësi, me miq dhe armiq imagjinar…. me rrena dhe gënjeshtra të poshtra që i kanë lënë demokratët 13 vite rrugëve, shprehin humbjen e e “kështjellës” së fundit që ai kishte arritur të fshinte: burrërinë. Ai dhe rrethi që i kacavirret abuzon me besnikërinë dhe vlerat e demokratëve, duke i vendosur përballë një presioni moral: të heshtin “për respekt të moshës”, të heshtin përballë “ndereve që i janë bërë”, të heshtin para shuarjes së PD për shkak të lidhjes me të.

Kush mban përgjegjësi për humbjen më të thellë që nga 1997, me 11 Maj 2025? Kush i bëri listat? Kush hartoi programin banal sikur të ishte viti 1995? Kush e drejtoi fushatën? Dhe pyetja më e rëndësishme: si do të fitojë Partia Demokratike? Edhe demokratët më të fandaksur e dinë që me Sali Berishën dhe këtë lidership, nuk do fitohet kurrë. Çdo ditë që ai qëndron në krye të Partia Demokratike e Shqipërisë është një humbje për opozitën dhe për Shqipërinë. Koha punon vetëm për ndryshimin. Sali Berisha nuk mund ta përfaqësojë kurrë atë.

Ai është i konsumuar, i izoluar, i hetuar, i paaftë për të bashkuar opozitën. Nuk mund të flasim për ndryshim në Shqipëri, duke refuzuar ndryshimin në PD. Ne nuk mund të kërkojmë votën e shqiptarëve kështu. Partia Demokratike nuk mund të jetë kurrë e fortë pa garë, pa përfaqësim, pa përgjegjësi. Çdo përpjekje për t’i shmangur këto e dobëson Partinë Demokratike dhe e largon nga qytetarët. Partia Demokratike nuk mund të jetë parti individi, nuk e meriton të jetë! Ajo duhet të rikthehet në një parti masash dhe pushteti. Ajo është pronë e demokratëve dhe shpresa e mijëra shqiptarëve që presin rotacionin prej vitesh! PD nuk e meriton të shuhet për shkak të liderit të saj. Llogaritë i kanë bërë gabim, veçanërisht me mua dhe shumicën e demokratëve. Koha thërret demokratët të mos heshtin," tha Salianji. 

1 MUAJ ME PARE

Gara për kreun e PD-së/ Skualifikohen të gjithë kandidatët, Sali Berisha garon i vetëm

Gara për kreun e PD-së/ Skualifikohen të gjithë
Sali Berisha

TIRANË- Kreu aktual i PD-së, Sali Berisha do të jetë i vetmi kandidat në garën e datës 23 maj 2026. Sipas vendimit të Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të zbardhur këtë të premte, të shpallur më 1 maj 2026, partia Demokratike e Shqipërisë pritet të shkojë drejt zgjedhjeve për kryetarin e ri me një kandidat të vetëm.

Dokumenti specifikon se megjithëse pati disa kërkesa, vetëm tre aplikime (Sali Berisha, Mereme Sela dhe Vladimir Mulaj) u morën në shqyrtim pasi plotësonin kushtin si figura të larta drejtuese. KOKOE vendosi të skualifikojë të gjithë kandidatët e tjerë, duke lënë në garë vetëm Berishën.

Mereme Sela dhe Vladimir Mulaj u skualifikuan unanimisht nga komisioni. Sipas KOKOE, megjithëse janë anëtarë të PD-së, ata nuk plotësojnë kriterin e të qenit një “figurë me profil shumë të lartë publik dhe politik” dhe u mungon “eksperienca drejtuese elektorale në nivel kombëtar apo rajonal”. Komisioni doli në përfundimin se, Berisha plotëson të gjitha kriteret statutore për të qenë kryetar.

Si rrjedhojë, KOKOE i ka propozuar zyrtarisht Kryesisë së PDSH-së vetëm kandidaturën e Sali Berishës për miratim. Ky vendim, i cili ka hyrë në fuqi menjëherë, e lë ish-kryeministrin pa asnjë rival përballë në votimet që do të mbahen pas tri javësh. Ndërkohë kandidatët si, Ervin Salianji, Alesia Balliu dhe Evi Kokalarit të cilët nuk janë pranuar./Dosja.al

partia demokratike sali berisha ervin salianji mereme sela vladimir mulaj

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë