Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
SPAK ngriti disa pyetje ndaj dëshmitarit, Dod Martini, përmes të cilave pretendoi se dëshmitari nuk po rrëfen të vërtetën pasi gjatë marrjes në pyetje në kohën kur janë kryer hetimet ka dhënë deklarime të tjera nga sa thotë në gjykatë, dhe për këtë kërkoi kundërshtimin e thënieve këtë të enjte, që u pranuan nga gjykata.
TIRANË- Në GJKKO u zhvillua sot seanca e radhës ndaj kreut të Bashkisë së Vaut të Dejës Kristian Shkreli ndaj të cilit SPAK i ka ngritur akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhje. Ashtu sikurse në seancën e kaluar, SPAK edhe këtë të premte ka vijuar me pyetjen e dëshmitarëve të thirrur në këtë proces.
SPAK ngriti disa pyetje ndaj dëshmitarit, Dod Martini, përmes të cilave pretendoi se dëshmitari nuk po rrëfen të vërtetën pasi gjatë marrjes në pyetje në kohën kur janë kryer hetimet ka dhënë deklarime të tjera nga sa thotë në gjykatë, dhe për këtë kërkoi kundërshtimin e thënieve këtë të enjte, që u pranuan nga gjykata.
Dod Martini: Banoj në fshatin Stajke. 20 vite kemi qenë pa drita. Është bërë një investim, po unë kam qenë në Itali që në Qershor 2025 dhe jam kthyer tani. Kristian Shkreli e di që është kryetar bashkie. Jemi ankuar për dritat para dy vitesh te Kristiani. Jemi ankuar te bashkia me vëllain Kolën dhe me disa persona ta tjera. Kemi shkuar edhe na zyra ta tjera po nuk kemi gjetur zgjidhje. Gjatë takimit nuk kemi biseduar për vota as për mbështetje politike.
Prokurori: Gjatë takimit kryetari na kërkoi mbështetjen për Tom Doshin, pas takimit vendosi shtyllat elektrike, citoi prokurori Prençi nga dëshmia e Martinit dhënë në SPAK
Dëshmitari Frrok Marku: Unë punoj në Oshee në Vau Dejës. Në Stajkë është bërë një remont na ka njoftuar shefi i ekipit të oshee. Ka ardhur baza materiale dhe kemi bërë montimin e bazës materiale. Investimi është bërë para zgjedhjeve. Gjithë kohës ajo zonë ka qenë pa drita. Unë kam punuar aty. Afërsisht kemi punuar rreth 3 ditë. Unë punoj në oshee që në vitin 2002 dhe kjo zonë ka vite që është në këtë gjendje. Ne kemi punuar me mjetet shtetërore. Di që ka punuar një fadromë. Asnjëherë nuk më ka marrë në telefon Kristian Shkreli për të mbështetur as për të votuar. Investimi s’ka lidhje me Bashkinë
Dëshmitari Antonio Bashaj: Unë punoj elektricist në Vau Dejës. Në lidhje me një investim në fshatin Stajkë na ka thirr përgjegjësi jonë dhe na ka thënë se do vihen disa shtylla. Baza materiale kanë ardhur nga Shkodra. Automjetet e punës nuk e di nga kanë ardhur. Di që ka qenë edhe një fadromë. Ajo është përdorur për hapjen e gropës. Punimet aty janë bërë me urdhër të eprorit dhe jo Kristian Shkreli.
Dëshmitari Izmir Mucaku: Unë punoj në Oshee , ndihmës elektricist në Vaun e Dejës për gati 2 vite. Kemi marr urdhër nga shefi jonë për të punuar në fshatin Stajkë. Unë marr materialet dhe ia jap punëtorëve. Kam punuar vetëm dy ditë. Janë vendosur shtylla betoni dhe tela të rinj. Kanë qenë makinat e OSHEE.
Prokurori: Kundërshtoj dëshminë sepse ka deklaruar ndryshe sa i përket mjeteve të përdorura gjatë punimeve.
Ndërkohë, në seancën e radhës më 27 prill ora 13:00, do të dëshmojnë katër persona të tjerë./Dosja.al
Foto ilustruse Një ditë pasi Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëroi se grupe të lidhura me Iranin mund të shën...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri, Edi Rama ka sulmuar opozitën, duke thënë se 'të paudhët' nuk lanë gjë pa th&eum...
Edi Rama, Sali Berisha TIRANË- SPAK nuk e ka kundërshtuar kërkesën e mbrojtjes së kryedemokratit Sali Berisha për thirrjen e...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri, Edi Rama ka folur për integrimin e vendit në Bashkimin Europian. Gjatë fjalës së tij në t...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka folur për legalizimet e pronave. Gjatë fjalës së tij në takimin me qyteta...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria gëzon respekt në arenën ndërkombëtare. G...
Jorgo Goro FIER- Ish-kryebashkiaku i Himarës Jorgo Goro është transferuar drejt burgut të Fierit. Ai u vetëdorëzua ...
Foto ilustruse TIRANË- Pesë deputetë të maxhorancës kanë votuar kundër Denar Bibës si anëtar të Auto...
Gazment Bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi deklaroi jashtë Kuvendit se Kryetari i Kuvendi...
TIRANË- Deputetët e Partisë Demokratike janë larguar nga salla e Kuvendit, pasi mazhoranca ka nisur votimin. Siç shihet edhe ...