LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Debate në GJKKO/ Veliaj kërkon aktet e hetimit, SPAK: Të janë dhënë në burgun e Durrësit. Kryebashkiaku: Dados nuk ia fal abortin e 2 fëmijëve

• Seanca e dytë gjyqësore në ngarkim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, si dhe 29 të bashkëpandehurve të tjerë është mbajtur sot. • GJKKO vendosi të legjitimojë ish-deputetin e PS-së Plarent Ndreca si avokat të Veliajt, pas kërkesës së këtij të fundit. • Në sallë prezente ka qenë dhe avokatja kryesisht Valentina Todoresku, ndërsa Veliaj mungoi. • Dyshja e prokurorëve Altin Dumani dhe Ols Dado argumentuan qëndrimin e tyre duke thënë se Ndreca, gjatë fazës paraprake të hetimeve për kryebashkiakun, është marrë në pyetje si person në dijeni për çështjen. • Seanca e cila u shty për shkak se i pandehuri Meriman Palushi ishte pa një përfaqësues ligjor, është shoqëruar me debate. • Avokati i Veliajt, Plarent Ndrecaj, ka deklaruar pas njoftimit të shtyrjes së seancës, se klienti i tij nuk është njohur me aktet dhe se kërkon që fashikujt t’i marrë me inventar. • Ndërkohë nga ana tjetër, SPAK ka deklaruar se Veliajt i janë dhënë aktet por ai i ka refuzuar dhe se tani ndodhen në një dhomë në IEVP Durrës. • Prokurori Ols Dado është shprehur se Veliaj e ka ofenduar para oficerit gjyqësor që ka shkuar për t’i dorëzuar aktet, madje i ka thënë se ai i ka shkatërruar familjes, dhe se dy abortet e fëmijëve nuk do ia fal.

5 artikuj për këtë temë.

3 MUAJ ME PARE

"Ia çuan në qeli dhe pa asistimin e mbrojtësit"/ Gjyqi ndaj Veliaj, avokati Ndreca: Prokuroria s’i ka dorëzuar aktet sipas procedurës por...

Debate në GJKKO/ Veliaj kërkon aktet e hetimit, SPAK: Të
Foto ilustruse

TIRANË- Ish-deputet i PS-së, Plarent Ndreca u legjitimua ditën e sotme nga GJKKO si avokat i Erion Veliajt. Gjatë një deklarate për mediat, Ndreca u shpreh se Prokuroria nuk ka i dorëzuar Veliajt aktet sipas procedurës. Në lidhje me këtë, avokati tha se aktet i janë dërguar në qeli dhe jo në dhomën ku bëhen procedurat. 

Ai tha se procesverbali është i njëanshëm, dhe se është dërgua në qeli dhe pa prezencën e avokatit. Sipas tij, gjykata dhe prokuroria kanë për detyrë të garantojnë proces të rregullt ligjor dhe jo proces të shpejtë ligjor.

“Ia kanë çuar aktet në qeli zotit Veliaj dhe ne ende nuk i kemi marrë aktet sipas procedurës. Një gjë e tillë nuk është bërë dhe ka prodhuar reaksion nga zoti Veliaj. Aktet i kanë shkuar në qeli dhe jo në dhomën ku bëhen procedurat. Kjo ka sjellë reagimin, nuk janë kryer procedurat sipas aktit. U është thënë ose i merrni kështu, ose ndryshe nuk i merrni. Edhe sot në Gjykatë kjo nuk u zgjodh edhe pse u kërkua, unë nuk di se si do veprohet tani për t’u dorëzuar.

Saga është në dëm të zotit Veliaj, është krijuar nga prokuroria e jo zoti Veliaj, por në dëm të tij e qytetarëve. Ka të drejta sipas Gjykatës së të Drejtave të Njeriut dhe Konventave. Do pres si do e menaxhojë më tej prokuroria këtë çështje, ne jemi aty për të marrë aktet dhe kjo është sipas mbrojtjes efektive. Ka një inventar dhe ky nuk është bërë i ditur. Paska inventar po ne nuk e dimë, le ta chek-ojnë, ne këtë kërkojmë, inventarizimin, qoftë në prokurori apo me prokurorinë.

Procesverbal i njëanshëm, i palës që përfaqëson akuzën. Kanë shkuar pa njoftim të avokatit të Veliajt dhe më tepër në qeli, ku nuk lejohet të shkoj askush as oficerët gjyqësore, nuk ka njoftim as të Veliajt dhe as të avokatit. Avokati asiston kudo te klienti, sidomos për aktet dhe natyrën e tyre dhe në këto rrethana ka të drejtë i pandehuri të mbrohet, është detyrë. Procesverbali është i njëanshëm, u dërgua në qeli dhe pa prezencën e avokatit. Gjykata dhe prokuroria kanë për detyrë të garantojnë proces të rregullt ligjor dhe jo proces të shpejtë ligjor. E kanë për detyrë që ta garantojnë këtë proces, është e drejtë e të pandehurit”, tha Ndreca./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

"Ky prokuror pis më ka shkatërruar familjen, s’ua fal abortin e dy fëmijëve të mi”/ Debate në GJKKO, Veliaj kërkon aktet e hetimit, SPAK: Të janë dhënë në burgun e Durrësit

Debate në GJKKO/ Veliaj kërkon aktet e hetimit, SPAK: Të
Erion Veliaj

TIRANË- Seanca e sotme në Gjykatën e Posaçme për dosjen e Erion Veliajt dhe 29 të pandehurve të tjerë, seancë e cila u shty është shoqëruar me debate. Mësohet se avokati i Erion Veliajt, ish-deputeti i PS Plarent Ndrecaj, ka deklaruar pas njoftimit të shtyrjes së seancës, se klienti i tij nuk është njohur me aktet dhe se kërkon që fashikujt t’i marrë me inventar.

Ndërkohë nga ana tjetër, SPAK ka deklaruar se Veliajt i janë dhënë aktet por ai i ka refuzuar dhe se tani ndodhen në një dhomë në IEVP Durrës. Prokurori Ols Dado është shprehur se Veliaj e ka ofenduar para oficerit gjyqësor që ka shkuar për t’i dorëzuar aktet, madje i ka thënë se ai i ka shkatërruar familjes, dhe se dy abortet e fëmijëve nuk do ia fal.

Pjesë nga debati në sallë:  

Plarent Ndreca: Fakt është që klienti im nuk është njohur me aktet. Janë shumë materiale. E vetmja kërkesë është që ne t’i marrim me inventar. Kërkesa ime është që kam qenë në institucion, prezent, është një proces thelbësor dhe prokuroria ka përgjegjësi qe t’ia vendosë në dispozicion fashikujt me inventar dhe t’i marrim siç duhen marrë. Jo me matje fashikujsh por të llogaritet çdo fletë dhe të jem bashkë me klientin

Gjykata: Fashikujt gjenden në një ambient në burg

Plarec Ndreca: Po dhe nuk janë marrë sepse duhen marrë me ligj dhe me rregulla. Klienti im ka kërkuar që të njihet me aktet, sepse as unë nuk jam njohur, e vetmja kërkesë është që ne t’i marrim me inventar, sepse nuk mund t’i marrim në atë mënyrë. Prokuroria ka detyrim që të bëj një inventar dhe t’i marrë aktet ashtu siç duhet, jo me numra fashikujsh.

Gjykata: Aktet ndodhen ne IEVP Durrës

Plarent Ndreca: Orientoni prokurorin apo OPGJ që të bëjmë një inventar të akteve në praninë time dhe të klientit tim, jo në atë mënyrë siç janë dhënë.

Prokurori Ols Dado: Dua ta nis nga shprehja e avokatit që tha janë dhënë aktet “Opshe” nuk ka një situatë të tillë. OPGJ kanë shkuar në IEVP Durrës, ata kanë kontaktuar me Erion Veliaj, që në momentet e para ka shfaqur sjelle kundërshtuese, me sjellje jo etike. Veliaj ka patur sjellje kundërshtuese dhe fyese gjatë dorëzimit të akteve. Oficeri thotë se ai ka fyer prokurorin Ols Dado atë ditë, duke thënë ‘ky prokuror ndër më të pasurit’. Oficeri më pas ka kontaktuar me drejtues të IEVP Durrës, oficerët kanë filluar t’i sqarojnë Veliajt se përse ndodhen aty, ai ka folur me fjale  fyese, ka akuzuar se më keni shkatërruar familjen. I është drejtuar hetuesit duke i thënë ‘ky pis më ka shkatërruar familjen, abortin e dy fëmijëve të mi nuk kam për të ua falur’. Ne mendojmë që Veliaj është vënë në dijeni për fashikujt që në korrik 2025 nga avokatët e megjithatë gjykata ka vendosur që t’ia japë dhe në burg. Tani na del që i pandehuri i kërkon me inventarizim.

Plarent Ndreca: Nuk i thuhet të pandehurit na merri ku i ke, ndaj thashë “Opshe”. Kanë shkuar pa njoftuar të pandehurit, pa njoftuar mbrojtësin e caktuar nga gjykata, dhe kanë shkuar në qeli. Prokurori duhet ta kuptojë që kur një njeri ka një vit në burg, patjetër do ketë emocione se kur përballet me këtë sjellje arrogante do ketë reagimin e tij. Gjykata ka marrë vendim ta njohë me aktet, por nëse njohja me aktet është thjesht t’ia lësh mbi tavolinë, jo ne i duam me inventarizim. Nëse ne duam të njihemi me aktet dhe për një mbrojtje efiçente, kemi të drejtën tonë kushtetuese të mbrohemi dhe qe ta bëjmë këtë, nuk duhet të ndodhë që të mbahen aktet dhe pastaj jepen pa procesverbal. Ne po kërkojmë gjënë më bazike, kërkojmë njohje me aktet në mënyrë efiçente

SPAK: Nuk ka akte “opshe”, mos improvizoni situata që nuk ekzistojnë./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Ish-deputeti socialist u bë avokat mbrojtës i Veliajt, Dumani: Është marrë në pyetje gjatë hetimit të dosjes, ndodhemi në kushte papajtueshmërie

Debate në GJKKO/ Veliaj kërkon aktet e hetimit, SPAK: Të
Foto ilustruse

TIRANË- Prokurori i SPAK, Altin Dumani ka deklaruar ditën e sotme se Plarent Ndreca, i cili është edhe avokati mbrojtës i Erjon Veliajt është marrë në pyetje nga Prokuroria gjatë hetimit për këtë dosje. Ndaj pikërisht për këtë arsyeje, sipas Dumanit caktimi i tij si avokat mbrojtës i Erion Veliajt është në kushte papajtueshmërie.

Në seancën e dytë në themel, e cila po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme, Dumani u shpreh se ka asnjë problematikë që të vijojnë mbrojtjen me avokatin Ndreca, por duhen shmangur kushtet e papajtueshmërisë në të ardhmen.

“Do ndalem vetëm tek i pandehuri për te cilin gjykata duhet të procedojë, pasi të pandehurit e tjerë janë të pranishëm. Në lidhje me të pandehurin Erion Veliaj ka marrë dijeni për seancën dhe ka kërkuar të përfaqësohet nga avokati i tij Plarent Ndreca.

Ky avokat është pyetur në kuadër të këtij procedimi penal, dhe mund të jemi në kushtet e papajtueshmërisë të mbrojtësit, duke qenë se ai është pyetur gjatë fazës së hetimit paraprak. Sa i takon Meriman Palushit ky i pandehur ka ngelur pa mbrojtje duke qenë se avokatja e tij ka hequr dorë. Për të pandehurin Meriman Palushi duhet të caktohet një avokat kryesisht. Po ashtu edhe e pandehura Ina Goxhaj ka marrë dijeni për seancën, duhet t’i caktohet një avokat kryesisht”, theksoi Dumani.

E para nuk është kërkesë, por është një rrethanë por ne nuk mund të rrimë pa e bërë prezent para gjykatës. Për ne nuk ka asnjë problematikë që të vijojnë mbrojtjen me zotin Ndreca. Ne ia lamë në çmim gjykatës por duam të shmangim kushte papajtueshmërie në të ardhmen”, tha Dumani./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Shtyhet seanca e Veliajt/ GJKKO pranon të legjitimojë Plarent Ndrecën si avokat të kryebashkiakut

Debate në GJKKO/ Veliaj kërkon aktet e hetimit, SPAK: Të
Erion Veliaj

TIRANË- Seancën e dytë në themel ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj është shtyrë. Arsyeja pse GJKKO ka shtyrë seancë është se i pandehuri Meriman Palushi ishte pa një përfaqësues ligjor. GJKKO gjithashtu vendosi të legjitimojë ish-deputetin e PS-së Plarent Ndreca si avokat të Veliajt, pas kërkesës së këtij të fundit. Ndërkohë, vetë kryebashkiaku nuk ishte sot në seancë.

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi "detyrim paraqitje". 

Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga personat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të  kundërligjshme./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Nis seanca gjyqësore për kryebashkiakun/ Veliaj nuk paraqitet në gjyq, mbrohet nga ish-deputeti i PS, Plarent Ndreca

Debate në GJKKO/ Veliaj kërkon aktet e hetimit, SPAK: Të
Erion Veliaj

TIRANË- Seanca e dytë gjyqësore në ngarkim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, si dhe 29 të bashkëpandehurve të tjerë ka nisur. Në seancë janë të pranishëm edhe prokurorët e SPAK, Altin Dumani dhe Ols Dado.

Vetë Veliaj nuk është i pranishëm në seancë, ndërsa ka paraqitur një deklaratë ku kërkon të përfaqësohet nga avokati Plarent Ndreca, ish-deputet i PS, i cili ndodhet në seancë në rolin e mbrojtësit ligjor. Përveç Ndrecës, në seancë e pranishme është dhe avokatja kryesisht e Veliajt, Valentina Todoresku.

Arrestimi i Veliajt

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi "detyrim paraqitje". 

Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga personat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të  kundërligjshme./Dosja.al

erion veliaj

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale