LIVE UPDATES
Bota

Washington Post: Ish-oligarku që dikur u burgos nga Putin, këshilla për Trump lidhur me Rusinë

Khodorkovsky, dikur më i pasuri ndër oligarkët rusë, i burgosur për 10 vjet dhe tani në mërgim në Londër, tha në një intervistë për The Washington Post se është e pamundur që Putini të ndikohet nga sanksionet e reja kundër kompanive të mëdha ruse të naftës.

25 Tetor 2025, 20:21 Nga E. D
Washington Post: Ish-oligarku që dikur u burgos nga Putin, këshilla
Mikhail Khodorkovsky

SHBA- Nëse Presidenti Donald Trump dëshiron të bëjë përparim në negociatat me Presidentin rus Vladimir Putin, ai duhet t’i rikthejë raketat Tomahawk në tryezë për Ukrainën, në vend që të luajë vetëm me sanksionet, sipas Mikhail Khodorkovsky, një figurë e rëndësishme e opozitës ruse me njohuri të thella për Kremlinin.

Khodorkovsky, dikur më i pasuri ndër oligarkët rusë, i burgosur për 10 vjet dhe tani në mërgim në Londër, tha në një intervistë për The Washington Post se është e pamundur që Putini të ndikohet nga sanksionet e reja kundër kompanive të mëdha ruse të naftës. Trump, i cili gjatë fushatës elektorale pretendoi se mund t'i jepte fund luftës së Rusisë në Ukrainë brenda 24 orëve, ka ndjekur një qasje krejt ndryshe për t'u marrë me Putinin, krahasuar me paraardhësit e tij në Shtëpinë e Bardhë, të cilët u përpoqën ta izolonin ose ta anashkalonin udhëheqësin rus.

Trump e ftoi Putinin në një samit në Alaskë, flet rregullisht me të dhe shpesh flet për perspektivat e tregtisë fitimprurëse dypalëshe. Por ditët e fundit, marrëdhëniet mes tyre duket se janë ftohur. Duke shprehur zhgënjim ndaj Putinit për çështjen e Ukrainës, administrata e Trump-it për pak kohë shqyrtoi mundësinë e furnizimit të Ukrainës me raketa lundruese Tomahawk, pastaj anuloi një samit të planifikuar në Budapest dhe vendosi sanksione amerikane ndaj kompanive të naftës Rosneft dhe Lukoil.

"Mendoj se kur Trump e nisi me qasjen e 'policit të mirë', ajo ishte një strategji e mirë, por pas policit të mirë duhej të tregonte edhe anën tjetër. Raketat Tomahawk përbënin një kërcënim të fortë, ndërsa sanksionet kundër Rosneft dhe Lukoil janë shumë të dobëta," tha Khodorkovsky në intervistë, nga zyra e tij në qendër të Londrës, ku ai drejton dhe financon një koalicion opozitar.

Çelësi për tu marrë me Rusinë, sipas tij, është të kuptosh Putinin dhe rolin e tij absolut në vend. Ai është nxitësi kryesor i luftës, ndryshe nga elitat përreth tij apo gjeneralët, dhe ka një botëkuptim paranojak. E vetmja mënyrë për të ushtruar presion mbi të është kërcënimi me forcë, tha Khodorkovsky.

Flirti disajavor i Trump-it me idenë për të furnizuar Ukrainën me raketa Tomahawk duket se shqetësoi thellësisht Kremlinin, duke shkaktuar deklarata alarmuese dhe paralajmërime publike nga zyrtarë rusë, derisa javën e kaluar Putini duket se e bindi Trump-in përmes një telefonate që ta përjashtonte atë ide.

Khodorkovsky tha se kërcënimi për dërgimin e Tomahawk-ëve ishte kaq efektiv sepse ato armë, me një rreze që mund të arrijë lehtësisht deri në Moskë, paraqesin një kërcënim të drejtpërdrejtë për vetë Putinin. Ai vuri në dukje se Izraeli ka eliminuar udhëheqësit e armiqve të vet me raketa të tilla.

"Në thelb, ishte si të thoshe: 'Do të shpall një gjueti kundër teje dhe rrethit tënd të ngushtë,' sepse e njoh mirë mënyrën se si Kremlini e percepton këtë," tha ai, duke shtuar se sanksionet, nga ana tjetër, janë si t'i shkelësh dikujt këpucën.

Të enjten në mbrëmje, ndërsa Khodorkovsky fliste për The Post, Putini tha se sanksionet e reja nuk do të dëmtonin ndjeshëm ekonominë ruse.

"Sanksionet e reja amerikane janë një përpjekje për të ushtruar presion ndaj Rusisë. Asnjë vend që respekton veten nuk bën kurrë asgjë nën presion," tha ai. 

Putini shtoi gjithashtu se çdo përdorim i armëve perëndimore me rreze të gjatë kundër Rusisë do të përballet me një përgjigje serioze, në mos shkatërruese. Udhëheqësi rus duket gjithashtu i shqetësuar për aktivitetet e Khodorkovsky-t dhe përpjekjet e tij për të bashkuar opozitën. Pas më shumë se dhjetë vitesh në mërgim, pas faljes dhe lirimit të papritur nga burgu, shërbimi i sigurisë ruse FSB hapi papritur javën e kaluar një hetim penal ndaj tij dhe anëtarëve të Komitetit Rus Kundër Luftës, që ai ndihmoi të themelohej, duke i akuzuar se po përpiqen të nxisin një grusht shteti në Rusi.

Khodorkovsky beson se shkaku ishte vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës dy javë më parë për të ngritur një platformë dialogu me grupin e tij, duke i dhënë legjitimitet ndërkombëtar dhe duke treguar se opozita ruse, e njohur për përçarjet e saj, mund të bashkohet.

"Që nga viti 2000 e deri sot, politika e zyrës presidenciale ka qenë gjithmonë të pengojë konsolidimin e opozitës. Tani kemi një platformë të krijuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës, që tregon se një pjesë e konsiderueshme e opozitës ruse ka mësuar më në fund si të bashkohet," tha Khodorkovsky. 

Rasti i FSB-së e përshkruan këtë platformë dialogu si një përpjekje për të formuar një asamble kushtetuese të periudhës së tranzicionit dhe një alternativë ndaj autoriteteve të Federatës Ruse.Khodorkovsky tha se beson se për Putinin, njohja zyrtare në Europë e një pjese të rëndësishme të opozitës ruse, në të njëjtën kohë kur Shtetet e Bashkuara po diskutonin për dërgimin e Tomahawk-ëve, nuk është rastësi.

"Kremlini mendon në terma mitesh, ndoshta edhe komplotesh, dhe nuk beson se ndonjë gjë ndodh rastësisht. Ata mendojnë se Tomahawk-ët, asambleja parlamentare dhe çdo gjë tjetër që ndodh janë të gjitha hallka të të njëjtit zinxhir," tha ai. 

Khodorkovsky tha se beson që çështja kundër tij tregon se Kremlini po bëhet nervoz.

"Është e çuditshme, mendoj se nuk ka ndonjë shpjegim tjetër veçse ata janë me të vërtetë të shqetësuar se do të ketë një tranzicion të afërt të pushtetit. Shumica që Putini gëzon sot do të shembej në momentin që fillon tranzicioni i pushtetit," tha ai. 

Khodorkovsky ka qenë dikur thellësisht i lidhur me nivelet më të larta të pushtetit në Rusi. Ai ishte një figurë udhëheqëse në Komsomol, organizatën e rinisë komuniste, dhe ndër të parët që morën leje për tu marrë me veprimtari sipërmarrëse gjatë reformave të perestrojkës, që përshpejtuan kolapsin e Bashkimit Sovjetik. Ai grumbulloi me shpejtësi një pasuri të madhe gjatë privatizimeve të pakontrolluara të viteve '90, duke u bërë njeriu më i pasur në Rusi në vitet e para të presidencës së Putinit.

Khodorkovsky kishte kontakte të afërta me zyrtarë të qeverisë, por në fund refuzoi t'i nënshtrohej vijës së Kremlinit. Rënia e tij ishte edhe më dramatike se ngritja: ai u akuzua për mashtrim, iu konfiskua perandoria e tij e naftës, Yukos, e cila më pas kaloi në duart e kompanisë shtetërore Rosneft, tani e goditur nga sanksionet, dhe u burgos.

Në vitin 2013, në prag të Lojërave Olimpike Dimërore të Soçit, ai u fal nga Putini me kusht që të largohej nga vendi dhe të mos merrej me politikë. Që atëherë, ai është bërë një figurë kyçe e opozitës, në disa raste duke e financuar atë me pjesën që i ka mbetur nga pasuria personale, dhe ka kërkuar të bashkojë fraksionet shpesh të përçara të saj. Megjithatë, Fondacioni Kundër Korrupsionit i udhëheqësit të ndjerë të opozitës Aleksei Navalny, i cili vdiq në një burg rus, ka refuzuar t'i bashkohet.

Sipas Khodorkovsky-t, shqetësimet e Putinit nxiten pjesërisht nga gjendja e përkeqësuar ekonomike e vendit pas gati katër vitesh lufte. Edhe pse sanksionet nuk mjaftojnë për ta rrënuar ekonominë ruse, tha ai, Putinit po i mbaron koha. Ai po e shtrydh shtresën e mesme me taksa dhe inflacion, ndërsa shpenzon shuma të mëdha për të rekrutuar ushtarë dhe për të mbajtur në punë fabrikat që prodhojnë materiale lufte.

"Ai mund të shpenzojë aq sa shpenzon sot, por nuk mund ta rrisë më shumë. Sapo të fillojë të shtojë shpenzimet e luftës, do të hasë probleme në shoqëri… Shtresa e mesme është shtrydhur deri në palcë," tha Khodorkovsky. 

Megjithatë, gjithçka lidhet me vetë Putinin, tha Khodorkovsky. Ai u ka këshilluar udhëheqësve perëndimorë se, nëse duan t'i japin fund luftës, strategjitë e tyre duhet t'i përqendrojnë te Putini, i cili është boshti, pika qendrore e kësaj lufte, sepse rrethi i tij i brendshëm, asnjëri prej tyre, në të vërtetë nuk e do luftën. Ai tha se ajo që e bëri kaq efektive kërcënimin e Trump-it për furnizimin e Ukrainës me raketa Tomahawk ishte se Putini e mori personalisht.

"Ajo që duhet të bësh është t'i krijosh atij probleme psikologjike. Le të shpërndahet sa më shumë që të jetë e mundur. Kjo është dilema e çdo regjimi totalitar apo autoritar: gjithçka lidhet me një njeri të vetëm. Nëse ai person fillon të lodhet dhe të bëjë gabime, e gjithë struktura shembet," tha ai, duke sugjeruar që Perëndimi të krijojë çështje që kërkojnë vëmendjen e tij personale./Washington Post

mikhail khodorkovsky vladimir putin donald trump

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje