LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Opozita në Strasburg! Pesë nga deputetët e PD-së takime brenda PE, jashtë protestë me pankarta! Bardhi: Informuam me fakte dhe prova, bashkëbiseduesit u surprizuan

• Ka përfunduar protesta sensibilizuese e opozitës në hyrje të Parlamentit Europian në Strasburg. •Ndërkohë vijojnë ende takimet e pjese tjetër të deputetëve të PD-së me përfaqësues të PE-së. • Gazment Bardhi, Flamur Noka, Jorida Tabaku, Albana Vokshi, Agron Gjekmarkaj mësohet se në takimet e tyre do të informojnë eurodeputetët lidhur me situatën aktuale dhe zhvillimet e fundit politike në Shqipëri. • Ndërkohë që ata vijonin takimet, një grup prej rreth 30 deputetësh të Partisë Demokratike protestoi paqësisht për më shumë se një orë jashtë Parlamentit Europian. • Kjo është hera e parë që nga politika shqiptare zhvillohet protestë para PE. • Deputetët Edi Paloka, Zheni Gjergji, Lefter Gështenja, Ramadan Likaj, Flamur Hoxha, Bledion Nallbati, Edmond Spaho, Kreshnik Çollaku, Asllan Dogjani, Isuf Çela, Elda Hoti, Lindita Metaliaj, Tritan Shehu, Sorina Koti, Kastriot Piroli, Tomor Alizoti, Dhurata Çupi, Qani Xhafa, Xhelal Mziu, Dashnor Sula, Saimir Korreshi, Ilda Dhori, Ludovik Hasanaj, Kasem Mahmutaj, dhe Petrit Doda, kanë njohur kolegët e tyre europianë me faktet e arrestimit të kryetarit të PD dhe liderit të Opozitës Sali Berisha, duke kërkuar monitorimin nga afër të situatës dhe lirimin e tij të menjëhershëm. • Me arrestimin e tij, deputetët demokratë thonë se synohet të cenohet barazia e palëve në zgjedhje. • Sipas tyre, burgosja e Berishës dhe ish-deputetit Ervin Salianji është hakmarrje politike e kryeministrit Edi Rama ndaj opozitës. • Ata e akuzojnë Ramën se ka ekzekutuar shtetin ligjor, ka asgjesuar balancën mes pushteteve, dhe ka eleminuar zgjedhjet e lira. • Po ashtu iu kanë bërë thirrje ndërkombëtarëve të kthejnë sytë nga Shqipëria.

12 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Deputetët e PD në PE takim me Komisionerin Varhelyi, Bardhi: E informuam se për shkak të keqqeverisjes së Ramës, Shqipëria është larguar nga vlerat europiane 

Opozita në Strasburg! Pesë nga deputetët e PD-së takime
Foto nga takimi

STRASBURG- Deputetët e grupit parlametar të Partisë Demokratike të cilët ndodhen në Strasburg kanë takuar dhe biseduar shkurtimisht me Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi thotë se e informuan Komisionerin për arsyet e vizitës së tyre në PE dhe situatën politike në Shqipëri.

Bardhi shton se duke mbështetur plotësisht procesin e integrimit dhe duke e falënderuar Varhelyi-n për gjithë punën që ka bërë që procesi të shkojë përpara, pavarësisht se për shkak të keqqeverisjes së Edi Ramës, Shqipëria është larguar edhe më shumë nga vlerat europiane në qeverisje, bashkëndamë mendimin se integrimi europian është aspiratë e shumicës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë dhe duhet të vazhdojë pavarësisht pengesave.

Sipas tij, Shqipëria e ka jetike që të rikthehet në shinat e shtetit ligjor dhe demokratik, që nuk përndjek e burgos opozitën, që lufton korrupsionin dhe krimin e organizuar, dhe ku qeverisja nuk diktohet nga krimi i organizuar. 

Postimi i Bardhit:

Në Parlamentin Europian, ishte për raportim edhe Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin z. Olivér Várhelyi, të cilin patëm mundësi ta informojmë shkurtimisht për arsyet e vizitës tonë në PE dhe situatën politike në Shqipëri.

Duke mbështetur plotësisht procesin e integrimit dhe duke e falënderuar për gjithë punën që ka bërë që procesi të shkojë përpara, pavarësisht se për shkak të keqqeverisjes së Edi Ramës, Shqipëria është larguar edhe më shumë nga vlerat europiane në qeverisje, bashkëndamë mendimin se integrimi europian është aspiratë e shumicës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë dhe duhet të vazhdojë pavarësisht pengesave.

Shqipëria e ka jetike që të rikthehet në shinat e shtetit ligjor dhe demokratik, që nuk përndjek e burgos opozitën, që lufton korrupsionin dhe krimin e organizuar, dhe ku qeverisja nuk diktohet nga krimi i organizuar. Vetëm kështu e ardhmja europiane është e sigurtë dhe e shpejtë.

1 VITE ME PARE

Grupi Parlamentar në Strasburg, PD: Drejtuesit e PPE dhe Konservatorët do të mbështesin opozitën shqiptare në zgjedhjet e ardhshme

Opozita në Strasburg! Pesë nga deputetët e PD-së takime
Deutetët e opozitës para PE-së

STRASBURG- Partia Demokratike ka informuar mbrëmjen e sotme lidhur me aktivitetin e deputetëve të saj në Strasburg në dy ditët e fundit. PD thotë se situata politike në Shqipëri, sulmi i vazhdueshëm ndaj opozitës nga mazhoranca, burgosjet politike të lidershipit të opozitës, ndikimi në zgjedhje i krimit të organizuar, ishin temat e takimit të deputetëve demokratë me Kryetarin e Komisionit të Jashtëm McAllister dhe eurodeputetë të tjerë të grupit politik të PPE dhe te Konservatoreve Europiane.

Sipas njoftimit të PD-së, në takimet informuese dhe sensibilizuese Drejtuesit e grupeve të PPE dhe Konservatore garantuan se mbështesin një Shqipëri të angazhuar kundër krimit të organizuar, pastrimit të parave, korrupsionit dhe influencës së tyre në qeverisje. PD shton se ata u shprehën se do të mbështesin opozitën shqiptare në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Sipas njoftimit, PPE do të mbështesë PD në procesin zgjedhor dhe luftën e saj e te opozitës në përgjithësi për zgjedhje të lira e të ndershme.

Gjithashtu, sipas Partisë Demokratike, eurodeputetët theksuan se integrimi europian është një proces që sapo ka nisur dhe do kushtëzohet nga rekordi i Shqipërisë në luftën kundër krimit, korrupsionit dhe për zgjedhje të lira e të ndershme. Takimet e grupit Parlamentar të PD nisën paraditen e kësaj të mërkure në Strasburg dhe do të vijojnë edhe përgjatë ditës së enjte.

DEKLARATA E PD:

Situata politike në Shqipëri, sulmi i vazhdueshëm ndaj opozitës nga mazhoranca, burgosjet politike të lidershipit të opozitës, ndikimi në zgjedhje i krimit të organizuar, ishin temat e takimit të deputetëve demokratë me Kryetarin e Komisionit të Jashtëm McAllister dhe eurodeputetë të tjerë të grupit politik të PPE dhe te Konservatoreve Europiane.

Gjithashtu në takimet informuese dhe sensibilizuese Drejtuesit e grupeve të PPE dhe Konservatore garantuan se mbështesin një Shqipëri të angazhuar kundër krimit të organizuar, pastrimit të parave, korrupsionit dhe influencës së tyre në qeverisje. Ata u shprehën se do të mbështesin opozitën shqiptare në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. PPE do të mbështesë PD në procesin zgjedhor dhe luftën e saj e te opozitës në përgjithësi për zgjedhje të lira e të ndershme.

Qëndrimi i eurodeputetëve është se Shqipëria, si vend anëtar i NATO duhet të respektojë voten e lirë të qytetarëve dhe të zbatojë rekomandimet e OSBE-ODIHR. Eurodeputetët theksuan se Integrimi europian është një proces që sapo ka nisur dhe do kushtëzohet nga rekordi i Shqipërisë në luftën kundër krimit, korrupsionit dhe për zgjedhje të lira e të ndershme. Takimet e grupit Parlamentar të PD nisën paraditen e kësaj të mërkure në Strasburg, të cilat do të vijojnë edhe përgjatë ditës së enjte.

1 VITE ME PARE

Takimi me përfaqësuesit e PD/ Eurodeputetët: Shqipëria të sigurojë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, të forcojë institucionet demokratike dhe sundimin e ligjit

Opozita në Strasburg! Pesë nga deputetët e PD-së takime
foto ilustruese

STRASBURG- Deputeti i Parlamentit Evropian, Rihards Kols, dhe eurodeputeti tjetër Arkadiusz Mularczyk kanë reaguar mbi takimet e zhvilluara me përfaqësues të opozitës shqiptare, duke u përqendruar në çështjet kyçe që lidhen me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Në postimin e tij në rrjetin social “X”, Kols theksoi se kishte nderin të drejtonte këtë diskutim produktiv, ku morën pjesë edhe përfaqësues të grupit politik të ECR. Diskutimet u përqendruan në reformat kritike që Shqipëria duhet të ndërmarrë për të përparuar drejt integrimit në BE.

Postimi i plotë i eurodeputetit Kols:

Sot pata nderin të drejtoj një takim produktiv midis @ecrgroup dhe përfaqësues nga opozita politike shqiptare. Ne u përqendruam në reformat kritike të nevojshme për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, duke përfshirë sigurimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, forcimin e institucioneve demokratike dhe sundimin e ligjit, dhe trajtimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kolegët tanë shqiptarë ndanë shqetësimet e tyre për gjendjen e demokracisë në vend, duke theksuar sfidat madhore që duhen kapërcyer në rrugën e integrimit në BE.  Ne mbetemi të përkushtuar për të mbështetur rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, duke siguruar që procesi të qëndrojë i fokusuar dhe i orientuar drejt rezultateve.

Ndërsa Mularczyk përmes postimit në "X' tha se Shipëria, e cila kohët e fundit filloi bisedimet e anëtarësimit me Bashkimin Evropian, është në një rrugë të gjatë drejt anëtarësimit. Ai shkruan se gjatë bisedimeve diskutuan reformat kryesore të nevojshme për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme, për të forcuar sundimin e ligjit dhe për të luftuar në mënyrë efektive krimin e organizuar dhe korrupsionin. 

Ndërkohë eurodeputeti tjetër Arkadiusz Mularczyk, shkruan se:

“Sot u takova me deputetë të opozitës të Kuvendit të Shqipërisë, që përfaqësojnë Partinë Demokratike të Shqipërisë konservatore. Shipëria, e cila kohët e fundit filloi bisedimet e anëtarësimit me Bashkimin Evropian, është në një rrugë të gjatë drejt anëtarësimit. Besoj se do të përfundojë me sukses. Gjatë bisedimeve tona, ne diskutuam reformat kryesore të nevojshme për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme, për të forcuar sundimin e ligjit dhe për të luftuar në mënyrë efektive krimin e organizuar dhe korrupsionin. Gjithashtu folëm për situatën gjeopolitike në rajon dhe sfidat që Shqipëria duhet të kapërcejë në rrugën e integrimit në BE. Polonia është një avokate e një politike aktive të zgjerimit të BE-së për të përfshirë vendet e Ballkanit Perëndimor. Është thelbësore që rruga e tyre drejt anëtarësimit të mos jetë një garë pa vijë fundi në horizont.

1 VITE ME PARE

"Rama ka zhdukur çdo mundësi për balancë mes pushteteve!" Bardhi në Strasburg: Informuam me fakte dhe prova, bashkëbiseduesit u surprizuan

Opozita në Strasburg! Pesë nga deputetët e PD-së takime
Agron Gjekmarkaj, Gazmet Bardhi dhe Flamur Noka

STRASBURG- Kreu i Grupit Parlametar të Partisë Demokratike, Gazmet Bardhi ka bërë një deklaratë për mediat nga Strasburgu pas zhvillimit të protestës nga ana e deputetëve të PD-së ditën e sotme. Krah deputetëve Agron Gjekmarkaj, Flamur Noka, Jorida Tabaku dhe Albana Vokshi, Bardhi tha se Rama ka zhdukur çdo mundësi për balancë mes pushteteve. Ai shtoi se teksa informuan për situatën në Shqipëri, një pjesë e bashkëbiseduesve janë surprizuar.

"Edi Rama ka zhdukur çdo mundësi për balancë mes pushteteve. Edi Rama për të mbrojtur zyrtarët e vet të korruptuar refuzon të zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Të jem fare i hapur me ju, për një vend kandidat të Bashkimit Europian dhe një vend anëtar të NATO-s, këto janë paperceptueshme për miqtë që ne kemi takuar gjatë këtyre ditëve në PE. Dhe informimi me fakt edhe prova që grupi parlametar i ka bërë shoqëruar dhe me kërkesat tona për vëmendje të shtuar për atë që po ndodh në Shqipëri i ka surprizuar edhe një pjesë të bashkëbiseduesve tanë gjatë takimeve që kemi zhvilluar", tha Bardhi.

 

1 VITE ME PARE

"Jemi të shokuar nga të dhënat nga Shqipëria", Çupi flet për takimin me ndërkombëtarët: Iu kemi paraqitur dokumentacion të plotë

Opozita në Strasburg! Pesë nga deputetët e PD-së takime
dhurata Çupi

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi ka folur nga protesta sensibilizuese që opozita po zhvillon sot në Strasburg.

Çupi tha se deputetët e opozitës kanë shkuar me dosje në Parlamentin Europian për atë që po ndodh në Shqipëri. Ajo tregoi për mediat edhe komentin e një prej ndërkombëtarëve në takimin me deputetët e PD.

“Këto janë pankarta të një grupi parlamentar në mënyrë krejt paqësore. Është një manifestim sensibilizimi që kemi vendosur të zhvillojmë brenda dhe jashtë zyrave të Parlamentit Europian. Tashmë është bërë publike, ne kemi komunikuar dhe me qytetarët shqiptarë dhe me demokratët dhe me opinionin publik. Kjo është një fushatë sensibilizimi, qoftë brenda nëpërmjet një marrëdhënieje të kufizuar me parlamentin apo protestave të vazhdueshme si opozitë, por qoftë dhe në kontakte me ndërkombëtarët.

Do doja edhe për ju të deklaroja që gjatë një takimi të kolegëve tanë brenda, një nga përfaqësuesit ndërkombëtarë që ishte në takim komunikonte me fjali të tilla që ne jemi të surprizuar dhe të shokuar nga të dhënat që vijnë nga Shqipëria. Sigurisht grupi parlamentar ka dosje, ka dokumentacion të plotë, ku në kontakte me ndërkombëtarët iu ka paraqitur se çfarë ndodh në Shqipëri.

Në Shqipëri sot nuk kemi demokraci funksionale. Në Shqipëri nuk kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në Shqipëri nuk kemi pushtete të ndara. Në Shqipëria disa muaj para zgjedhjeve kemi një opozitë në kushte të pabarabarta sa i takon futjes në fushatë elektorale me qeverinë. Sot një qeveri dhe një kryeministër totalisht në funksion të fushatës dhe një kryetar opozitë të izoluar”, u shpreh Çupi.

1 VITE ME PARE

Paloka nga Strasburgu: PE-ja të ktheja sytë nga Shqipëria, jemi në diktaturë

Opozita në Strasburg! Pesë nga deputetët e PD-së takime
Edi Paloka nga Strasburgu

STRASBURG- Kreu i Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka folur nga protesta para Parlamentit Europian nga ku ka theksuar motivin e kësaj proteste dhe se ndërkombëtarët duhet të kthejnë sytë nga Shqipëria.

Gjatë fjalës së tij, deputeti Paloka hodhi akuza ndaj kryeministrit Rama duke shtuar më tej se Shqipëria është nën diktaturë dhe për këtë kërkon vëmendjen e ndërkombëtarëve.

"Jemi në diktaturë, siç është vërtetuar nga ngjarjet e fundit siç është arrestimi i Çyrbjes vërteton akuzat që qeveria mbahet në këmbë nga krimi i organizuar, Renditjen e deputetëve në listë e bën krimi i organizuar dhe siguron votat për atë qeveri. Të kthejnë sytë nga Shqipëria, jemi të detyruar të kërkojmë vëmendjen e miqve tanë. Bollë më me individë që paguhen me paratë e pista të Tiranës për të ardhur për të bërë deklarata pro Ramës në Tiranë.

Ekziston ideja se Rama ka mbështetje, nuk duhet të ngatërrojmë qëndrimet e individëve të korruptuar me atë të institucioneve. Jemi këtu për të sensibilizuar institucionet sepse më vonë do të jetë e pamundur të ndryshohet situata", tha Paloka.

1 VITE ME PARE

Protesta në PE/ Sula: Shqipëria në vitin 2025 të marri drejtimin duke zgjedhur opozitën

Opozita në Strasburg! Pesë nga deputetët e PD-së takime
Dash Sula nga Strasburgu

STRASBURG- Deputeti i Partisë Demokratike Dash Sula, ka folur për mediat nga protesta që po zhvillohet ditën e sotme në hyrje të Parlamentit Europian.

Sula tha se protesta e sotme ka një një simbolikë të veçantë për t’i treguar ndërkombëtarëve që Shqipëria nuk është ashtu siç e përshkruan kryeministri Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij, Sula tha se Shqipëria në vitin 2025 duhet të marrë drejtimin e duhur dhe se shpëtimi për qytetarët do të ishte zgjedhja e opozitës. 

"I gjithë grupi parlamentar dhe deputetët e mbledhur sot kanë të bëjnë me një simbolikë të veçantë për t’i treguar mbarë opinionit ndërkombëtar që Shqipëria nuk është ashtu siç e përshkruan Rama apo mediat pranë tij që deformojnë realitetin se çfarë ndodh në vend. Sigurisht po të heqësh një paralele mes PE dhe atij Shqiptarë diferencat janë të mëdha, mes një errësirë në të cilën ndodhet sot parlamenti në Shqipëri, ndërkohë që këtu është simbol i demokracisë., kanë një diferencë shumë të madhe me një qytetari dhe sjellje shumë korrekte.

Në Shqipëri ndodh krejt e kundërta, kemi një polici të korruptuar, një gardë me sjellje të dhunshme ndaj deputetëve e parlamentarëve e sigurisht do të doja që sot të përshëndesja të gjithë kolegët e mi që janë në takime aktualisht, por edhe ata që janë këtu e po demostrojnë që Shqipëria ka zëra ndryshe. Jemi në një udhëkryq e do duhet që Shqipëria në vitin 2025 të marri drejtimin e duhur dhe unë unë e them se shpëtimi për qytetarët do të ishte zgjedhja e opozitës, normalisht dhe ne kemi pasur gabime, por krahasuar me këta, ka një diferencë të madhe me pushtetin e sotëm.

Nëse qytetarët duan që të legalizojnë krimbnin apo korrupsionin mund ta bëjnë, por do të ishte fundi i Shqipërisë. Në fund të ditës, edhe pse jemi politikanë jemi njerëz e nuk do doja kurrsesi të jetoja jashtë trojeve të vendit tim të Shqipërisë", u shpreh Sula për mediat.

1 VITE ME PARE

Protesta jashtë Parlamentit Europian, deputetja e PD: Ndërkombëtarët duhet ta dinë çfarë po ndodh realisht në Shqipëri

Opozita në Strasburg! Pesë nga deputetët e PD-së takime
sorina koti

STRASBURG- Deputetja e PD-së, Sorina Koti, e cila po merr pjesë në protestën para Parlamentit Europian tha se ndërkombëtarët duhet të informohen lidhur me situatën politike në Shqipëri. 

Koti tha për mediat se protesta e sotme tregon situatën e rëndë, ku sipas saj, përditë po cenohet demokracia, liria e fjalës dhe votës. Deputetja shtoi më tej se nëse ata arrijnë që ndërkombëtarët dhe institucionet evropiane që ndodhen në Tiranë të marrin mesazhin e duhur, u shpreh e bindur se zgjedhjet e 2025 do të jenë në favor të PD.

"Kjo protestë tregon situatën e rëndë në Shqipëri, ku përditë po cenohet demokracia, liria e fjalës dhe votës. Jemi përballur me gardën dhe policinë, dhe qytetarët prej 12 vitesh po cënohen në punët dhe jetesën e bizneset e tyre. Ne sot jemi para Parlamentit Europian, sepse duhet të kemi një sensibilizim të deputetëve se çfarë po ndodh në Shqipëri dhe duhet ta dinë realisht atë që po ndodh në vendin tonë.

Është ndryshe kur e thotë qeveria, ndryshe kur e thonë deputetët që vijnë me një mandat të dhënë nga qytetarët e tyre. Ne sot kemi ardhur shumica e deputetëve për të protestuar këtu. Kemi pasur takime dhe do të vazhdojnë edhe nesër. Edhe shqiptarët që banojnë këtu na janë bashkuar.

Kryesorja është hapja e syve të ndërkombëtarëve se çfarë po ndodh në Shqipëri, që të mos ketë më lajme të rreme se Shqipëria është një vend ku jetohet dhe funksionon shteti. Nëse ne arrijmë që ndërkombëtarët dhe institucionet evropiane që ndodhen në Tiranë të marrin mesazhin e duhur, jam e bindur se zgjedhjet e 2025 do të jenë në favor të PD", tha Sorina Koti.

1 VITE ME PARE

Grupi Parlamentar i PD në Parlamentin Europian, takim me përfaqësues të EPP: Burgosjet politike na kanë rikthyer 34 vite pas

Opozita në Strasburg! Pesë nga deputetët e PD-së takime
Takimi

STRASBURG- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka vijuar sot vizitën zyrtare në Parlamentin Europian. Deputetët Gazment Bardhi, Jorida Tabaku, Agron Gjekmarkaj dhe Albana Vokshi, janë takuar me eurodeputetët Lukas MANDL dhe Davor Ivo STIER, përfaqësuesë të grupit parlamentar të EPP në Parlamentin Europian.

Lajmi është bërë i ditur nga një njoftim për shtyp i Grupit Parlamentar, ku ndër të tjerat shkruan se “heqja e lirisë së Liderit të Opozitës në një vit zgjedhor, duke cenuar parimin e prezumimit të pafajësisë, apo burgosja e deputetit Salianji për shkak se denoncojë lidhjet krim i organizuar- qeverisje, duke cenuar shenjtërinë e lirisë së fjalës, synon pabarazinë e palëve dhe dëmtimin e opozitës në zgjedhje.

Në reagim thuhet se ndryshe nga Edi Rama, për Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike integrimi duhet të ndodhë më së pari me respektimin e vlerave europiane në qeverisjen e vendit, ku në themel duhet të jetë mirëqenia e qytetarëve, mbrojtja e interesit publik, lufta me zero tolerancë ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Më tej theksohet se në vend të reformave që afrojnë Shqipërinë me BE, pushteti i kriminalizuar i Edi Ramës synon asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer vendin 34 e më shumë vjet pas. 

Më poshtë reagimi i plotë:

Kënaqësi të nisnim takimet e ditës së sotme në Parlamentin Europian me dy eurodeputetë të Grupit Parlamentar të Partive Popullore Europiane (EPP) z. Lukas MANDL dhe z. Davor Ivo STIER, njohës të mirë të Ballkanit Perëndimor dhe miq të Shqipërisë.

Partia Demokratike mbështet plotësisht integrimin europian të Shqipërisë, si një ëndërr e shumicës dërrmuese të shqiptarëve të ndershëm. Por, integrimi europian është frenuar për shkak të 12 viteve keqqeverisje të Edi Ramës.

Ndryshe nga Edi Rama, për Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike integrimi duhet të ndodhë më së pari me respektimin e vlerave europiane në qeverisjen e vendit, ku në themel duhet të jetë mirëqenia e qytetarëve, mbrojtja e interesit publik, lufta me zero tolerancë ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Në vend të reformave që afrojnë Shqipërinë me BE, pushteti i kriminalizuar i Edi Ramës synon asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke na rikthyer 34 e më shumë vjet pas. Heqja e lirisë së Liderit të Opozitës në një vit zgjedhor, duke cënuar parimin universal të prezumimit të pafajësisë, apo burgosja e deputetit Salianji për shkak se denoncoi lidhjet krim i organizuar–qeverisje, duke cënuar shenjtërinë e lirisë së shprehjes, synon pabarazinë e palëve dhe dëmtimin e opozitës në zgjedhje.

Edi Ramës nuk i mjafton më për të mbajtur pushtetin vetëm përdorimi i krimit të organizuar apo paratë e pista të korrupsionit. Prandaj edhe ka kaluar në një fazë tjetër, në atë të asgjësimit me çdo mjet e çmim të kundërshtarit politik. Kjo nuk ka për të ndodhur, sepse Shqipëria është më e madhe dhe më e rëndësishme se etja e tij e sëmurë për pushtet personal dhe absolut.

1 VITE ME PARE

FOTO/ Nis protesta e opozitës para Parlamentit Europian, deputetët e PD me pankarta në duar

Opozita në Strasburg! Pesë nga deputetët e PD-së takime
protesta

STRASBURG- Ka nisur protesta në formë sensibilizimi e opozitës para Parlamentit Europian në Strasburg. Ndërkohë që një pjesë e kolegëve vijojnë takimet në Parlamentin Europian, një grup prej rreth 30 deputetësh të Partisë Demokratike kanë nisur fushatën sensibilizuese në hyrjen e Parlamentit Europian. Kjo është hera e parë që nga politika shqiptare zhvillohet protestë para PE.

Deputetët Edi Paloka, Zheni Gjergji, Lefter Gështenja, Ramadan Likaj, Flamur Hoxha, Bledion Nallbati, Edmond Spaho, Kreshnik Çollaku, Asllan Dogjani, Isuf Çela, Elda Hoti, Lindita Metaliaj, Tritan Shehu, Sorina Koti, Kastriot Piroli, Tomor Alizoti, Dhurata Çupi, Qani Xhafa, Xhelal Mziu, Dashnor Sula, Saimir Korreshi, Ilda Dhori, Ludovik Hasanaj, Kasem Mahmutaj, dhe Petrit Doda, kanë njohur kolegët e tyre europianë me faktet e arrestimit të kryetarit të PD dhe liderit të Opozitës Sali Berisha, duke kërkuar monitorimin nga afër të situatës dhe lirimin e tij të menjëhershëm. Me arrestimin e tij, deputetët demokratë thonë se synohet të cenohet barazia e palëve në zgjedhje.

“Jemi në një vit zgjedhor, dhe drejtësia po përdoret për të goditur të gjithë drejtuesit e opozitës, që Edi Rama të konkurojë me vetveten dhe të mbajë pushtet me dhunë” - shprehen deputetët demokrat.

Sipas tyre, burgosja e Berishës dhe ish-deputetit Ervin Salianji është hakmarrje politike e kryeministrit Edi Rama ndaj opozitës. Ata e akuzojnë Ramën se ka ekzekutuar shtetin ligjor, ka asgjesuar balancën mes pushteteve, dhe ka eleminuar zgjedhjet e lira.

Deputetët e PD-së, folën edhe për arrestimin e ish-deputetit socialist Jurgys Çyrbja, ku thanë se "Shqipëria është i vetmi vend në Europë që qeveriset me prova të pakontestueshme nga krimi i organizuar, deri në pikën që organizatat kriminale diktojnë edhe vendet e kandidatëve për deputet në listën e PS.

1 VITE ME PARE

Opozita në Strasburg! Pesë nga deputetët e PD takime brenda PE, ja kur do të nisë protesta dhe sa pritet të zgjasë

Opozita në Strasburg! Pesë nga deputetët e PD-së takime
foto ilustruese

TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ndodhet ditën e sotme në Strasburg ku po kryejnë takime me eurodeputetë dhe po ashtu do të mbajnë edhe protestën e parë që zhvillohet para Parlamentit Europian. 

Sipas informacioneve, një pjesë e deputetëve, konkretisht 5 prej tyre aktualisht janë futur në ambientet e Parlamentit Europian dhe po zhvillojnë takime joformale pa praninë e mediave. Gazment Bardhi, Flamur Noka, Jorida Tabaku, Albana Vokshi, Agron Gjekmarkaj mësohet se do të informojnë eurodeputetët lidhur me situatën aktuale dhe zhvillimet e fundit politike në Shqipëri. 

Po ashtu bëhet me dije se pjesa tjetër e deputetëve rreth orës 12:00 do të mblidhen para Parlamentit Europian, ku kërkojnë sensibilizimin e eurodeputetëve për përjashtimet e tyre nga Parlamenti, por edhe për burgosjet politike, sipas tyre, të përfaqësuesve të kësaj force. Protesta pritet të zgjasë rreth dy orë, ndërsa thuhet se do të jenë rreth 40 deputetë që do të mblidhen përpara dyerve të PE-së.

1 VITE ME PARE

Opozita zhvendos aksionin në Strasburg, PD proteston sot para Parlamentit Europian

Opozita në Strasburg! Pesë nga deputetët e PD-së takime
foto ilustruese

TIRANË- Deputetët e Partisë Demokratike do të protestojnë ditën e sotme para Parlamentit Europian në Strasburg, teksa aty zhvillohet seancë plenare. Kjo është hera e parë që bëhet protestë para PE-së. Me këtë protestë, deputetët e PD kërkojnë sensibilizimin e eurodeputetëve për përjashtimet e tyre nga Parlamenti, por edhe për burgosjet politike, sipas tyre, të përfaqësuesve të kësaj force. 

Deputetët e PD-së që do të shkojnë në Strasburg pritet të ndahen në dy grupe. Njëri grup prej 5 apo 6 deputetësh do të hyjnë brenda PE për të zhvilluar takime njoftuese ndaj eurodeputetëve për t’i njoftuar ata sa i takon situatës në Shqipëri dhe shkeljeve ligjore, kushtetuese që ka bërë qeveria e kryeministrit Edi Rama.

Emrat e konfirmuar deri tani që do të shkojnë në Strasburg janë: 

1. Edmond Spaho
2. Gazment Bardhi
3. Lefter Gështenja
4. Helidon Bushati
5. Ramadan Likaj
6. Flamur Hoxha
7. Flamur Noka
8. Edi Paloka
9. Agron Gjekmarkaj
10. Jorida Tabaku
11. Albana Vokshi
12. Oerd Bylykbashi
13. Asllan Dogjani
14. Isuf Çela
15. Dhurata Çupi
16. Elda Hoti
17. Qani Xhafa
18. Lindita Metaliaj
19. Xhelal Mziu
20. Kasem Mahmutaj
21. Kastriot Piroli
22. Ilda Dhori
23. Bledion Nallbati
24. ⁠Saimir Korreshi
25. Petrit Doda
26. ⁠Zheni Gjergji

Aksioni opozitar është përshkallëzuar pas vendimit të gjykatës së Apelit për burgosjen me një vit burg të Ervin Salianjit, i akuzuar për "kallëzim të rremë". Ndërkohë në Komisionet Parlamentare dhe seancat plenare opozita nuk lejon zhvillim normal të punimeve. Disa deputetë të opozitë janë përjashtuar, pasi dogjën karriget në oborrin e Kuvendit. Ndërsa vetëm një ditë më parë pati tensione dhe kaos brenda dhe jashtë parlamentit.

opozita ne strasburg parlamenti europian

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje