LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

S'ka unanimitet në Kolegjin e Kryetarëve të Kushtetueses/ Pezullimi i Ballukut i kalon Mbledhjes se Gjytarëve, pritet të vendoset nëse kalon për shqyrtim

• Kolegji i Gjykatës Kushtetuese është mbledhur për shqyrtimin paraprak të kërkesës së paraqitur nga Kryeministri Edi Rama, lidhur me pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut, vendim i marrë më herët nga GJKKO. • Pas analizimit të parë të çështjes, Kolegji vendosi që kërkesa t’i kalojë Mbledhjes së Gjyqtarëve, e cila do të vlerësojë tani nëse plotësohen kriteret e nevojshme të pranueshmërisë për të kaluar ose jo në seancë plenare. • Duke qenë se trupa e tre anëtarëve që përbënin kolegjin, Sandër Beci, Marsida Xhaferllari dhe Sonila Bejtja, nuk ka patur unanimitet për moskalimin, atëherë çështja i ka kaluar mbledhjes së gjyqtarëve për t’u shprehur. • Nëse Mbledhja e Gjyqtarëve e pranon kërkesën, Gjykata Kushtetuese do të vendosë më pas nëse do të pezullojë vendimin e GJKKO-së për Belinda Ballukun apo do ta lërë atë në fuqi deri në përfundimin e shqyrtimit. • Balluku u pezullua nga detyra pasi u mor e pandehur për tenderin më vlerë 190 milionë euro për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, akuzë që i është komunikuar zyrtarisht dhe dyshohet edhe për tenderin 20 milionë euro të lotit 4 të Unazës së Madhe të Tiranës. • Për të dy tenderët, me vlerë 210 milionë euro, sipas SPAK, Balluku ka paracaktuar fituesin përmes mbikëqyrjes dhe ndërhyrjes gjatë gjithë procesit të zhvillimit të garës.

8 artikuj për këtë temë.

7 MUAJ ME PARE

Pezullimi i Ballukut! Reagon Gjykata Kushtetuese, ja çfarë vendosi Kolegji për ankimin e Qeverisë

S'ka unanimitet në Kolegjin e Kryetarëve të Kushtetueses/
Belinda Balluku

TIRANA- Gjykata Kushtetuese ka njoftuar sot se Kolegji i këtij institucioni është mbledhur për shqyrtimin paraprak të kërkesës së paraqitur nga Kryeministri Edi Rama, lidhur me pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut, vendim i marrë më herët nga GJKKO.

Pas analizimit të parë të çështjes, Kolegji vendosi që kërkesa t’i kalojë Mbledhjes së Gjyqtarëve, e cila do të vlerësojë tani nëse plotësohen kriteret e nevojshme të pranueshmërisë për të kaluar ose jo në seancë plenare.

Nëse Mbledhja e Gjyqtarëve e pranon kërkesën, Gjykata Kushtetuese do të vendosë më pas nëse do të pezullojë vendimin e GJKKO-së për Belinda Ballukun apo do ta lërë atë në fuqi deri në përfundimin e shqyrtimit.

NJOFTIM PËR SHTYP

Në vijim të njoftimit të mëparshëm për çështjen me kërkues Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Gjykata bën me dije si vijon: Kolegji i Gjykatës u mblodh sot në datën 02.12.2025, sipas planifikimit, për shqyrtimin paraprak të kërkesës. Kolegji vendosi kalimin e çështjes në Mbledhjen e Gjyqtarëve për të vlerësuar nëse plotësohen bashkërisht të gjitha kriteret e pranueshmërisë së saj për shqyrtim në seancë plenare në përputhje me nenin 31 të ligjit organik të Gjykatës Kushtetuese dhe nenin 24 të Rregullores për Procedurat Gjyqësore. Vendimmarrja e Mbledhjes së Gjyqtarëve do të njoftohet rregullisht në faqen zyrtare të Gjykatës Kushtetuese.

Balluku u pezullua nga detyra pasi u mor e pandehur për tenderin më vlerë 190 milionë euro për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, akuzë që i është komunikuar zyrtarisht dhe dyshohet edhe për tenderin 20 milionë euro të lotit 4 të Unazës së Madhe të Tiranës.

Për të dy tenderët, me vlerë 210 milionë euro, sipas SPAK, Balluku ka paracaktuar fituesin përmes mbikëqyrjes dhe ndërhyrjes gjatë gjithë procesit të zhvillimit të garës. Çështja për Ballukun ka shkuar në Gjykatë Kushtetuese, ndërsa asaj i është hequr e drejta e firmës nga qeveria./ Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Pezullimi i Ballukut/ Berisha: Nuk di asnjë arsye ligjore pse kjo çështje duhet të shqyrtohej nga Gjykata Kushtetuese

S'ka unanimitet në Kolegjin e Kryetarëve të Kushtetueses/
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se nuk di asnjë arsye ligjore pse kjo pezullimi i Ballukut duhet të shqyrtohej nga Gjykata Kushtetuese. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se mbi gjykatësit, pushteti përdor format më të egra të presionit. Lideri opozitar tha se në ligjin Europian dhe ligjin shqiptar, pezullimi është një kompetencë e qartë si kristali e prokurorisë dhe gjykatës që merren me zyrtarët e lartë. 

Në fund, Berisha tha se cilido që lexon organizata kriminale, kartele droge dhe bashkëpunëtor të tyre, automatikisht i lidh me Edi Ramën, Engjëll Agaçin, Ergys Agasin, Taulant Ballën dhe shumë të tjerë.

"Çfarë di unë. Unë di që mbi gjykatësit e asaj gjykate dhe jo vetëm të asaj, pushteti përdor format më të egra të presionit. Këtë e di. Konkretisht, sepse nuk di asnjë arsye ligjore pse kjo çështje duhet të shqyrtohej nga Gjykata Kushtetuese, në një kohë kur në ligjin Europian dhe ligjin shqiptar kjo, pezullimi është një kompetencë e qartë si kristali e prokurorisë dhe gjykatës që merren me zyrtarët e lartë. Në disa vende, gjykatës supreme, siç e kemi patur edhe ne përpara vitit 2017. Në vende të tjera si ne dhe Rumania, që kemi krijuar gjykata dhe prokurori speciale, nga këto prokurori.


Asnjë gjykatë tjetër jashtë këtij, imagjinoni ju, pa kaluar në Apel, pa kaluar në Gjykatë të Lartë, e merr tani në shqyrtim Gjykata Kushtetuese. Në një kohë kur kjo është e drejtë e gjykatësit që vendosi masën. Dhe ai nuk marrë këtë masë. Pra, çfarë kemi të bëjmë këtu? Kemi të bëjmë me një presion të jashtëzakonshëm mbi gjykatën, por kjo është Shqipëria, këto janë grahmat e fundit të pushtetit që bazohen mbi drogën dhe krimin, të Edi Ramës. Se kjo është bërë e qartë tani, shqiptarët e kanë të qartë, cilido që lexon organizata kriminale, kartele droge dhe bashkëpunëtor të tyre, automatikisht i lidh me Edi Ramën, Engjëll Agaçin, Ergys Agasin, Taulant Ballën dhe të tjerë. Këto janë të njohura, nuk po them ndonjë gjë të re. Faleminderit!" tha Berisha./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Pezullimi i Ballukut/ Rama: Kur drejtësia rrëshqet, cënon parimet kushtetuese

S'ka unanimitet në Kolegjin e Kryetarëve të Kushtetueses/
Edi Rama

TIRANË- Kryeminstri Edi Rama ka deklaruar se rasti i pezullimit të Belinda Ballukut si zv.kryeministre dhe Ministre e Infrastrukturës dhe Energjitikës është unikal. Me anë të një postimi në X, Rama ka sfiduar qytetarët dhe komentuesit që të gjejnë një rast të dytë të pezullimit të një zyrtari qeveritar nga Gjykata. 

Në postimin e tij, Rama thekson se është mbështetës i mbështetësi më i paepur i Reformës dhe Pavarësisë së Drejtësisë. Por shton se kur drejtësia rrëshqet, cënon parimet kushtetuese si dhe prish balancën mes pushteteve të pavarura.

Postimi i Plotë:

Fjalët e shumta janë fukarallëk, gjeni një rast të dytë në botë ku një prokuror dhe një gjykatës - për më tepër edhe i shkallës së parë fare - pezullojnë nga detyra një anëtar qeverie! Se të më thoni që kjo qenka kaq normale, paçka se s’është parë kurrë, askund, në botën demokratike, është njësoj si të më thoni se drejtësia qenka normale vetëm në Shqipëri!

E pra, pavarësisht se nga dita 1 kam qenë, jam e do të jem mbështetësi më i paepur i Reformës dhe Pavarësisë së Drejtësisë, këtë risi botërore të drejtësisë sonë të re, unë nuk e quaj dot asgjë tjetër përveçse një nga ato rrëzimet e fëmijës kur sapo ka mësuar të eci. Me ndryshimin që kur fëmija i vërtetë rrëzohet, lëndon vetëm vetveten, ndërsa kur drejtësia rrëshqet kështu si këtë herë, cënon parimet kushtetuese, prish balancën mes pushteteve të pavarura dhe ndërhyn brutalisht në procesin qeverisës.

Le të jemi të qartë: Qëllimi i lartë i luftës kundër korrupsionit nuk e justifikon përdorimin e asnjë mjeti të gabuar dhe historia e vendeve që kanë kaluar më parë nga kjo rrugë e domosdoshme, na mëson se justifikimi i mjeteve të gabuara për hir të qëllimit madhor, e kthen kurën me mjete të tilla, në një të keqe edhe më të madhe se sa vetë sëmundja që thuhet se këto mjete po kurojnë. Ky mësim nuk duhet harruar kurrësesi. Nga askush.

Belinda Balluku u pezullua nga detyra pasi u mor e pandehur për tenderin më vlerë 190 milionë euro për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, akuzë që i është komunikuar zyrtarisht dhe dyshohet edhe për tenderin 20 milionë euro të lotit 4 të Unazës së Madhe të Tiranës.

Për të dy tenderët, me vlerë 210 milionë euro, sipas SPAK, Balluku ka paracaktuar fituesin përmes mbikëqyrjes dhe ndërhyrjes gjatë gjithë procesit të zhvillimit të garës. Çështja për Ballukun ka shkuar në Gjykatë Kushtetuese, ndërsa asaj i është hequr e drejta e firmës nga qeveria./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Pezullimi i Ballukut/ Berisha: Çështja kaloi për gjykim pas presioneve të Ramës, Kushtetuesja të zhvillojë seancë publike

S'ka unanimitet në Kolegjin e Kryetarëve të Kushtetueses/
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se gjykata Kushtetuese kaloj çështjen e Ballukut për gjykim pas presioneve të Edi Ramës. Gjatë një konference për mediat, Berisha i bëri thirrje Gjykatës Kushtetuese ta shqyrtojë në seancë publike gjykimin e kësaj çështje, pasi sipas tij është çështja më e nxirë në historinë e jurisprudencës evropiane dhe botërore.

Kryedemokrati tha se kurrë një kryetar qeverie, një kryeministër, shef ekzekutivi apo president, nuk ka shkuar në Gjykatë Kushtetuese për të mbrojtur masat që gjykatat e tjera kanë marrë. Gjithashtu ai u bëri thirrje gjykatësve të denoncojnë në format që i gjykojnë të përshtatshme çdo lloj ndërhyrje në punën dhe veprimtarinë e tyre. Në fund, Berisha akuzoi Ramën se "rishkruan" dokumentet e Komisionit të Venecias dhe vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, për të mbrojtur veten e tij. 

"Ndërkohë që në Gjykatën Kushtetuese të vendit zhvillohet një betejë e pashembullt në historinë e një vendi, midis institucionit të dorëheqjes dhe institucionit të vjedhjes, të përfaqësuar nga qeveria, mësohet se gjykata në një presion të tmerrshëm vendosi të shqyrtojë çështjen e përfaqësuar nga avokati i vjedhjeve qeveritare, Edvin Kristaq Rama. Duke mos komentuar më tej, në këtë çështje, i bëj thirrje Gjykatës Kushtetuese të parashikojë seancë publike në gjykimin e kësaj çështje pasi është çështja më e nxirë në historinë e jurisprudencës evropiane dhe botërore. Kurrë ndonjëherë, një kryetar qeverie, një kryeministër, shef ekzekutivi, president qoftë ai, nuk ka shkuar në Gjykatë Kushtetuese për të mbrojtur masat që gjykatat e tjera kanë marrë për vjedhje klamoroze të dokumentuara në të gjitha aspektet. Ky akt i Edi Ramës lidhet absolutisht vetëm me implikimin e tij gjer në veshë në këtë aferë dhe në afera të tjera që vijnë pas. Edi Rama kundërmon sot në Europë dhe në botë si kampion i vjedhjeve të popullit të vet dhe kundërmon si Ramaduro apo Noriega e Europës. Përpiqet i mbyturi të kapet në fije bari, të bëjë presione nga më absurdet ndaj sistemit gjyqësor në një kohë kur është absolutisht i pashpresë. Është një bashkëpunëtor i organizatave kriminale dhe karteleve të drogës dhe ky është kualifikimi botëror sot për Edvin Kristaq Ramën. 

Pa dyshim hyn në Gines. Është regjistruar në Gines si kryeministri i parë në histori që në vend të dorëheqjes ndaj ministres së tij, bëhet avokat në gjykata dhe kërkon ta mbrojë duke i dëshmuar popullit të vet se çfarë fatkeqësie dhe mjerimi u ka sjellë ai gjatë qeverisjes së tij. I kërkoj parlamentit të bëjë të gjitha demarshet që Gjykata Kushtetuese të zhvillojë seancë plenare të hapur për publikun, në të cilën shqiptarët të shohin me sytë e tyre, të dëgjojnë me veshët e tyre se si Edi Rama ka zëvendësuar institucionin e dorëheqjes dhe shkarkimit me institucionin e vjedhjes qeveritare. U bëj thirrje gjykatësve të denoncojnë në format që i gjykojnë të përshtatshme çdo lloj ndërhyrje në punën dhe veprimtarinë e tyre dhe të hedhin në kosh mashtrimet dyditore të Edi Ramës, duke cituar Komisionin e Venecias për gjëra që ai nuk i ka thënë kurrë, nuk i ka shkruar kurrë. Pra, Edi Rama rishkruan edhe dokumentet për të mbrojtur e vet. Rishkruan edhe dokumentet e Komisionit të Venecias dhe vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut. Rishkruan Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut për të mbrojtur veten e tij, se sa për Lubinë, e kishte hedhur 10 herë në Lanë deri tani." tha Berisha./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Rama kërkoi rrëzimin e pezullimit të Belinda Ballukut! Kolegji i Gjykatës Kushtetuese pranon të shqyrtojë ankimin e Qeverisë

S'ka unanimitet në Kolegjin e Kryetarëve të Kushtetueses/
Rama, Balluku

TIRANA- Kolegji i Gjykatës Kushtetuese ka pranuar të shqyrtojë ankimin e Qeverisë lidhur me vendimin e GJKKO-së për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut. Vendimi i Gjykatës së Posaçme ishte kundërshtuar më parë në Këshillin e Ministrave, i cili e dërgoi për shqyrtim në Kushtetuese.

Tashmë, i takon mbledhjes së gjyqtarëve të Kushtetueses të vendosin nëse do të pezullojnë vendimin e GJKKO-së apo do ta lënë atë në fuqi deri në një vendim përfundimtar për çështjen.

Balluku u pezullua nga detyra pasi u mor e pandehur për tenderin më vlerë 190 milionë euro për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, akuzë që i është komunikuar zyrtarisht dhe dyshohet edhe për tenderin 20 milionë euro të lotit 4 të Unazës së Madhe të Tiranës.

Për të dy tenderët, me vlerë 210 milionë euro, sipas SPAK, Balluku ka paracaktuar fituesin përmes mbikëqyrjes dhe ndërhyrjes gjatë gjithë procesit të zhvillimit të garës. Çështja për Ballukun ka shkuar në Gjykatë Kushtetuese, ndërsa asaj i është hequr e drejta e firmës nga qeveria./ Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Ankimi i Ramës për Ballukun, Kolegji i Gjykatës Kushtetuese merr në shqyrtim çështjen

S'ka unanimitet në Kolegjin e Kryetarëve të Kushtetueses/
Rama, Balluku

TIRANË- Kolegji i Gjykatës Kushtetuese ka vendosur ditën e sotme që të marrë në shqyrtim kërkesën e Kryeministrisë për pezullimin e Belinda Ballukut si zv/kryeministre dhe Ministre e Infrastrukturës dhe Energjitikës. Tashmë pritet që gjykatësit e Kushtetueses të marrin vendim nëse do të pezullojnë vendimin e GJKKO-së apo do ta lënë në fuqi këtë vendim. 

Balluku u pezullua nga detyra pasi u mor e pandehur për tenderin më vlerë 190 milionë euro për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, akuzë që i është komunikuar zyrtarisht dhe dyshohet edhe për tenderin 20 milionë euro të lotit 4 të Unazës së Madhe të Tiranës.

Për të dy tenderët, me vlerë 210 milionë euro, sipas SPAK, Balluku ka paracaktuar fituesin përmes mbikëqyrjes dhe ndërhyrjes gjatë gjithë procesit të zhvillimit të garës. Çështja për Ballukun ka shkuar në Gjykatë Kushtetuese, ndërsa asaj i është hequr e drejta e firmës nga qeveria./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

U pezullua nga detyra dhe iu ndalua dalja jashtë shtetit, Balluku ankimon masat e sigurisë në Apelin e GJKKO-së

S'ka unanimitet në Kolegjin e Kryetarëve të Kushtetueses/
Belinda Balluku

TIRANA- Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka depozituar ankim në Apel kundër vendimit të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila i kishte vendosur masat e sigurisë “pezullim nga detyra” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”. Në kërkesën e saj, Balluku kërkon shfuqizimin e këtyre masave dhe rikthimin e mundësisë për të ushtruar detyrat e saj normale.

Ndaj Belinda Ballukut janë caktuar masat e sigurisë së pezullimit nga detyra dhe ndalimit për daljen jashtë shtetit. Ndërsa ndaj administratorit të KESH, Erald Elezi dhe drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, ARRSH, Gentian Gjyli është caktuar masë “arrest shtëpie”.

Balluku u pezullua nga detyra pasi u mor e pandehur për tenderin më vlerë 190 milionë euro për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, akuzë që i është komunikuar zyrtarisht dhe dyshohet edhe për tenderin 20 milionë euro të lotit 4 të Unazës së Madhe të Tiranës.

Për të dy tenderët, me vlerë 210 milionë euro, sipas SPAK, Balluku ka paracaktuar fituesin përmes mbikëqyrjes dhe ndërhyrjes gjatë gjithë procesit të zhvillimit të garës. Çështja për Ballukun ka shkuar në Gjykatë Kushtetuese, ndërsa asaj i është hequr e drejta e firmës nga qeveria./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Rama kërkoi rrëzimin e pezullimit të Belinda Ballukut! Gjykata Kushtetuese vendos sot nëse ankimi i qeverisë do kalojë për shqyrtim

S'ka unanimitet në Kolegjin e Kryetarëve të Kushtetueses/
Rama, Balluku

TIRANA- Gjykata Kushtetuese pritet të vendosë sot nëse do të pranojë për shqyrtim kërkesën e qeverisë që kundërshton pezullimin e Belinda Ballukut nga posti i ministres dhe zëvendëskryeministres, masë e vendosur më parë nga GJKKO. Vendimi paraprak ishte planifikuar për ditë më parë, por u shty për datën 2 dhjetor.

Procesi u vonua për shkak të largimit të gjyqtares Holta Zaçaj nga trupa gjykuese, e cila u zëvendësua nga Asim Vokshi. Me këtë ndryshim, gjyqtarja Marsida Xhaferllari, kërkoi kohë shtesë për t’u njohur me dokumentacionin e çështjes “Balluku”, duke çuar në shtyrjen e shqyrtimit.

Në të njëjtën ditë, gjykata mund të marrë vendim edhe për kërkesën e qeverisë për pezullimin e vendimit të GJKKO-së deri në shqyrtimin e plotë të çështjes.

Balluku u pezullua nga detyra pasi u mor e pandehur për tenderin më vlerë 190 milionë euro për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, akuzë që i është komunikuar zyrtarisht dhe dyshohet edhe për tenderin 20 milionë euro të lotit 4 të Unazës së Madhe të Tiranës.

Për të dy tenderët, me vlerë 210 milionë euro, sipas SPAK, Balluku ka paracaktuar fituesin përmes mbikëqyrjes dhe ndërhyrjes gjatë gjithë procesit të zhvillimit të garës. Çështja për Ballukun ka shkuar në Gjykatë Kushtetuese, ndërsa asaj i është hequr e drejta e firmës nga qeveria./ Dosja.al

belinda balluku gjykata kushtetuese

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale