Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Në deklaratë thuhet se kompania nuk importon drejtpërdrejt mish pule të papërpunuar, pra nuk është kompania e tyre, sipas qëndrimit, importuesi i mishit të pulës së papërpunuar që raportohet ne media të ndryshme online dhe në rrjetet sociale.
TIRANA- Kompania Dimal dhe AMG kanë bërë deklaratat e tyre secila pas publikimit të skandalit me importimin nga Brazili të mishit të pulës me salmonelë në vendin tonë. Ajo që duhet theksuar në këtë rast është se pronar i të dyja kompanive është i njëjti persona dhe bëhet fjalë për Mondi Goxhajn. Interesante po ashtu janë dhe qëndrimet e shpalosura në të dyja deklaratat të dala mesa duket nga i njëjti peson ndonëse me detaje që tentojnë të shpalosin një "iluzion" te konsumatori.
Nëse në deklaratën e kompanisë Dimal mohohet se kanë importuar drejtpërdrejt mish pule të papërpunuar, ndërkohë që e merr atë në fakt nga AMG, kompania tjetër e Mondi Goxhajt. E ndërsa përpiqet të ruajë imazhin e Dimal, Goxhaj mesa duket "pranon" gjithçka në deklaratën e AMG ku thuhet se "nuk kanë pasur asnjë djeni në lidhje me praninë e salmonelës." Le të shohim mëposhtë deklaratat të detajuara.
Në deklaratën e kompanisë Dimal thuhe se ata nuk importojnë drejtpërdrejt mish pule të papërpunuar, pra nuk është kompania e tyre, sipas qëndrimit, importuesi i mishit të pulës së papërpunuar që raportohet ne media të ndryshme online dhe në rrjetet sociale.
Ata thonë se ky proces kryhet ekskluzivisht nga një prej furnitorëve të jashtëm, i cili mban përgjegjësinë e plotë për kontrollin, dokumentacionin dhe përputhshmërinë e produktit me standardet ligjore dhe shëndetësore në fuqi. Në deklaratë shtohet se pas një njoftimi zyrtar nga furnitori i tyre mbi dyshime për kontaminim të mundshëm në një sasi të kufizuar të mishit të papërpunuar, kompania DIMAL Inc. reagoi menjëherë, duke ndërmarrë të gjitha masat paraprake të nevojshme për të garantuar sigurinë e zinxhirit tonë të prodhimit.
DEKLARATA E DIMAL Inc:
Deklaratë në lidhje me importin e mishit të pulës së papërpunuar dhe sigurinë e produkteve DIMAL
Të nderuar konsumatorë dhe partnerë,
Lidhur me njoftimet e fundit në media të ndryshme online dhe në rrjete sociale, lidhur me importin e mishit të pulës së papërpunuar, kompania DIMAL Inc. dëshiron të sqarojë publikisht sa më poshtë:
Së pari, sqarojmë se kompania jonë nuk importon drejtpërdrejt mish pule të papërpunuar, pra nuk është kompania jonë importuesi i mishit të pulës së papërpunuar që raportohet ne media të ndryshme online dhe në rrjetet sociale. Ky proces kryhet ekskluzivisht nga një prej furnitorëve tanë të jashtëm, i cili mban përgjegjësinë e plotë për kontrollin, dokumentacionin dhe përputhshmërinë e produktit me standardet ligjore dhe shëndetësore në fuqi.
Pas një njoftimi zyrtar nga furnitori ynë mbi dyshime për kontaminim të mundshëm në një sasi të kufizuar të mishit të papërpunuar, kompania DIMAL Inc. reagoi menjëherë, duke ndërmarrë të gjitha masat paraprake të nevojshme për të garantuar sigurinë e zinxhirit tonë të prodhimit. Ne konfirmojmë se asnjë sasi nga lotet e kontaminuara nuk është përdorur në prodhimin e produkteve ose nënprodukteve tona dhe se grupi i identifikuar nuk është aktualisht në prodhim.
DIMAL Inc. zbaton me përpikmëri standardet më të larta të kontrollit të cilësisë dhe sigurisë ushqimore, duke përfshirë certifikimet HACCP, ISO 22000, ISO 9001, ISO 14001 dhe ISO 45001, dhe është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet përkatëse për të garantuar transparencë të plotë.
Për këtë arsye, i bëjmë thirrje të gjitha palëve që kanë shpërndarë, publikuar apo ripublikuar këto informacione të rreme, që të përditësojnë lajmet për raportimin e duhur në të gjitha mjetet dhe platformat e tyre të komunikimit (faqe interneti, rrjete sociale, grupe diskutimi, etj.). Mosrespektimi i kësaj kërkese, përveçse përhapjes së një paniku te panevojshëm në publik dhe dëmtimit të një industrie të tërë, do të pasohet me ndjekje të të gjitha rrugëve ligjore për mbrojtjen e imazhit dhe integritetit të kompanisë sonë.
Kompania DIMAL Inc. mbetet e përkushtuar në respektimin e standardeve më të larta të sigurisë ushqimore dhe sigurimit të cilësisë për të gjitha produktet e saj. Faleminderit për mirëkuptimin dhe besimin. Sinqerisht, DIMAL Inc.
Nga ana tjetër në deklaratën e shoqërisë AMG thuhet se nuk kanë pasur asnjë djeni në lidhje me praninë e salmonelës. Ata pohojnë se në momentin që kanë marrë dijeni nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) për analizat laboratorike që treguan praninë e salmonelës, kanë vepruar me përgjegjshmëri dhe kanë tërhequr menjëherë produktet nga tregu. Gjithashtu, në deklaratën e AMG thuhet se kanë bashkëpunuar plotësisht me autoritetet dhe kanë vendosur në dispozicion të AKU-së të gjitha informacionet dhe dokumentet e nevojshme për gjurmueshmërinë e produktit.
"Në përputhje me legjislacionin në fuqi, shoqëria jonë ka siguruar 154 fatura të shitjeve të produktit të kontaminuar, duke mundësuar që të njoftohen konsumatorët dhe të merren masat për tërheqjen e produktit nga tregu. Ky veprim ka qenë një hap i menjëhershëm dhe i domosdoshëm për mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e sigurisë ushqimore", thuhet në deklaratën e AMG.
DEKLARATA E AMG:
Sqarim nga Shoqëria AMG në Lidhje me Situatën e Mishi të Kontaminuar me Salmonelë.
Shoqëria AMG dëshiron të sqarojë opinionin publik lidhur me lajmet e përhapura mbi kontaminimin e mishit me salmonelë, të importuar nga shoqeria jone. Shoqëria jonë nuk ka pasur asnjë djeni në lidhje me praninë e Salmonelës. Në momentin që kemi marrë dijeni nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) për analizat laboratorike që treguan praninë e salmonelës, kemi vepruar me përgjegjshmëri dhe kemi tërhequr menjëherë produktet nga tregu. Gjithashtu, kemi bashkëpunuar plotësisht me autoritetet dhe kemi vendosur në dispozicion të AKU-së të gjitha informacionet dhe dokumentet e nevojshme për gjurmueshmërinë e produktit.
Në përputhje me legjislacionin në fuqi, shoqëria jonë ka siguruar 154 fatura të shitjeve të produktit të kontaminuar, duke mundësuar që të njoftohen konsumatorët dhe të merren masat për tërheqjen e produktit nga tregu. Ky veprim ka qenë një hap i menjëhershëm dhe i domosdoshëm për mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e sigurisë ushqimore.
AMG ka vepruar gjithmonë me transparencë dhe ka qenë e angazhuar për të garantuar standardet më të larta të cilësisë dhe sigurisë së produkteve të saj. Ne dëshirojmë të theksojmë se shoqëria ka bashkëpunuar në çdo moment me autoritetet për të siguruar një reagim të shpejtë dhe të duhur ndaj situatës dhe është e hapur për çdo verifikim. Faleminderit për mirëkuptimin dhe besimin. Sinqerisht A.M.G shpk
Foto ilustruese SHKODËR - Historia e Pjetër Kolës, 40-vjeçarit Shkodran nga Vau i Dejës lidhet me ish-bashkëshorten dh...
Foto ilustruese BRITANI- Media britanike Daily Mail i ka kushtuar një artikull asaj që konsideron si skandalin e skemës së d&...
Foto ilustruese TROPOJË - Sherri për pronat na çon këtë herë në Tropojë, aty ku një individ, duket se k...
Foto ilustruese TIRANË - Një muaj më parë, më 28 shkurt, emisioni “Stop” në Tv Klan transmetoi problemin e disa d...
Dojna Mema TIRANA- Adolescence është seriali më i ri në Netflix, që po thyen jo vetëm rekordet e shikueshmërisë...
MAQEDONI E VERIUT - Në kryeqytetin Shkup po kurohen 22 pacientë, 8 prej të cilëve gjatë së premtes lënë spitalin p&eum...
Foto ilustruese TIRANË - Skandali i publikuar këtë të premte në lidhje me mishin e pulës me bakterin salmonela, që ë...
Foto ilustruese TIRANË - Kastriot Sinaj, i njohur si Pastor i Kishës Katolike të të gjitha Kombeve, e cila ndodhet në katin në...
Foto ilustruese TIRANË - Shoferi i dy autobusëve dykatësh, Andi Balla, ankohet në redaksinë e emisionit “Stop” n&...
TIRANA- 3.5 milion thirrje të trajtuara dhe mbi 800 mijë misione të realizuar nga Shërbimi kombëtar i Urgjencës… K&e...