Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë përfiton 57 300 000 lekë. Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë përfiton shumën 48 600 000 lekë Ndërsa, Kisha Katolike në Shqipëri përfiton shumën 48 600 000 lekë. Kryegjyshata Botërore Bektashiane përfiton shumën 48 500 000

TIRANË- Këshillin e Ministrave ka vendosur në mbledhjen e sotme që të ndajë 203 mln lekë nga buxheti i vitit 2026 për të mbështetur financiarisht bashkësitë fetare.
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë përfiton 57 300 000 lekë. Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë përfiton shumën 48 600 000 lekë Ndërsa, Kisha Katolike në Shqipëri përfiton shumën 48 600 000 lekë. Kryegjyshata Botërore Bektashiane përfiton shumën 48 500 000. Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
PËRCAKTIMIN E MASËS SË FINANCIMIT NË BUXHETIN E VITIT 2026 PËR BASHKËSITË FETARE, QË KANË NËNSHKRUAR MARRËVESHJE ME KËSHILLIN E MINISTRAVE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 2, pika 2, 3, 4, pika 2, 5, pika 1, e 6, të ligjit nr.10140, datë 15.5.2009, “Për financimin, nga buxheti i shtetit, të bashkësive fetare, që kanë nënshkruar marrëveshje me Këshillin e Ministrave”, dhe të ligjit nr.87/2025, “Për buxhetin e vitit 2026”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Masa e financimit, prej 203 000 000 (dyqind e tre milionë) lekësh, nga buxheti i vitit 2026, e miratuar për të mbështetur financiarisht bashkësitë fetare, përdoret, si më poshtë vijon:
a) Komuniteti Mysliman i Shqipërisë përfiton shumën 57 300 000 (pesëdhjetë e shtatë milionë e treqind mijë) lekë, të ndarë në:
i. 28 200 000 (njëzet e tetë milionë e dyqind mijë) lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 94 (nëntëdhjetë e katër) punonjës të administratës;
ii. 29 100 000 (njëzet e nëntë milionë e njëqind mijë) lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 97 (nëntëdhjetë e shtatë) punonjës të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar.
b) Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë përfiton shumën 48 600 000 (dyzet e tetë milionë e gjashtëqind mijë) lekë, të ndarë në:
i. 24 600 000 (njëzet e katër milionë e gjashtëqind mijë) lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 82 (tetëdhjetë e dy) punonjës të administratës;
ii. 24 000 000 (njëzet e katër milionë ) lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 80 (tetëdhjetë) punonjës të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar.
c) Kisha Katolike në Shqipëri përfiton shumën 48 600 000 (dyzet e tetë milionë e gjashtëqind mijë) lekë, të ndarë në:
i. 15 000 000 (pesëmbëdhjetë milionë) lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore, për 50 (pesëdhjetë) punonjës të administratës;
ii. 33 600 000 (tridhjetë e tre milionë e gjashtëqind mijë) lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 112 (njëqind e dymbëdhjetë) punonjës të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar.
ç) Kryegjyshata Botërore Bektashiane përfiton shumën 48 500 000 (dyzet e tetë milionë e pesëqind mijë) lekë, të ndarë në:
i. 9 000 000 (nëntë milionë) lekë, për financimin deri në gjysmën e pagës minimale buxhetore për 30 (tridhjetë) punonjës të administratës;
ii. 28 000 000 (njëzet e tetë milionë) lekë, si kontribut në ndërtimin e Teqesë së Shtufit, Gjirokastër;
iii. 11 500 000 (njëmbëdhjetë milionë e pesëqind mijë) lekë, për shkak të pozitës së veçantë, si Kryegjyshatë Botërore, me qendër në Tiranë, dhe të shtrirjes së veprimtarisë së saj jashtë vendit, që do të përdoret për të mbuluar plotësisht ose pjesërisht kërkesëpreventivat e paraqitura prej saj në kërkesën për vitin 2026, sipas dokumentacionit financiar të paraqitur.
2. Kalimi i fondit, i përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, bëhet njëherësh, brenda muajit prill të vitit 2026.
3. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Komiteti Shtetëror për Kultet për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”./Dosja.al
Foto ilustruse TIRANË- Zëvendësministri i Mbrojtjes, Andrea Shllaku është liruar ditën e sotme nga detyra. Në kët&e...
Foto ilustruse Partitë kryesore politike në Kosovë ende nuk kanë bërë ndonjë lëvizje drejt arritjes së një...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama, tha se do të ketë kompani publike në tregun e naftës. Duke folur në As...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar se ekonomia po zhvillohet. Gjatë fjalës së tij në Asa...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama, duke folur në Asamblenë e PS në njësinë nr.4 në kryeqytet, deklaroi se në t...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ka deklaruar se Partia Socialiste është forca më e madhe dhe më e organizuar në ...
TIRANË- Ish-Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj është emëruar në postin e zv.Guvernatores së parë t&e...
Gazment Bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Demokartike, Gazmend Bardhi ka deklaruar se PD do të kërkoj ngritjen e ...
Klevis Qose TIRANË- Klevis Qose është shkarkuar nga detyra si Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve. Mësohet se vendimi ësht...
Andis Salla TIRANË- Ministri i Bujqësisë, Andis Salla u shpreh se, skema e naftës është një skemë mbështet&eum...