Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Drejt Shqipërisë me “Nisan-in” e vjedhur në Gjermani, arrestohet 61-vjeçari nga Kosova
1 Shtator 2021, 14:21Nga DOSJA
MORINË– Një 61-vjeçar, i cili është identifikuar si Hajdar Kaqanolli, është arrestuar në doganën e Morinës. Teksa po tentonte që të kalonte kufirin për të hyrë në Shqipëri, ka rezultuar se makina tip “Nisan” që drejtonte i prangosuri ishte vjedhur në Gjermani. Për grabitjen, 61-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Njoftimi i policisë:
Vihet në pranga 1 shtetas, për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”. Specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në DVP Kukës në bashkëpunim me Policinë Kufitare Morinë, në zbatim të planit masave për goditjen e trafikimit të mjeteve motorike, arrestuan në flagrancë shtetasin kosovar, Hajdar Kaqanolli, 61 vjeç, banues Balloc, Kosovë.
Në hyrje të pikës së Kalimit Kufitar Morinë, gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, automjeti tip “Nisan” që drejtonte ky shtetas, rezultoi i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Gjermania, pasi ishte i vjedhur në Gjermani. Gjithashtu, nga verifikimi i dokumentacionit rezultoi se ky shtetas drejtonte automjetin i pa paisur me leje drejtimi. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
(k.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– 207 drejtues autobusësh janë proceduar penalisht pasi janë kapur në shkelje të ndryshme. Sipas njoftimit të Policisë, mësohet se shmë prej ty...
Mirelës (ky është emri i vendosur nga redaksia) i erdhi mesazhi paralajmërues nga drejtoresha e shkollës në fillim të muajit gusht. “Ishte mesazh në grup për të...
TIRANË– Fshehja i zgjati vetëm 2 muaj! Policia shqiptare ka vënë në pranga një 41-vjeçar amerikan, i identifikuar vetëm me inicialet L. V., i cili f...
TIRANË- Dosja.al ka mësuar detaje të reja lidhur me megaoperacionin e koduar “Dobra” prej të cilit u arrestuan 107 persona. Burime për Dosja.al bëjnë me di...
TIRANË– Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka marrë të pandehur tre ish-zyrtarët e OSHEE-së të cilët akuzohen se ...
SPANJË– Dalin pamjet nga momentet e zhvillimit të operacionit “Dobra” në disa qytete të Spanjës, gjatë së cilit u vunë në pranga 107 persona, shumica me or...
HIMARË– Zjarri në fshatin Pilur të Himarës është mundur që të shuhet. Kjo vatër e cila ishte shumë problematike është shuar me ndihmën e forcave zjarrëfikë...
TIRANË– Policia e Shtetit ka dhënë detaje të tjera lidhur me operacionin “Dobra”, prej të cilit në pranga kanë përfunduar 107 persona. Bazuar në njoftimin ...