Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Drejtoresha e Bashkimit Tregtar të Shqipërisë: Lufta në Ukrainë rriti çmimin e naftës
4 Mars 2022, 21:01Nga DOSJA
TIRANË – Drejtoresha e Bashkimit Tregtar të Shqipërisë Mira Pogaçi tha se lufta në Ukrainë ka ndikuar në rritjen e çmimit të naftës, energjisë dhe produkteve të tjera në Europë. Në “Syri TV”, Pogaçi bëri me dije se familjet shqiptare do vendosen në vështirësi nga ndryshimi i çmimeve të produkteve të ndryshme. Ajo bëri thirrje se nuk duhet të krijohet nga kjo situatë e rritjes së çmimeve prej luftës në Ukrainë.
“Lufta në Ukrainë prek çmimin e naftës. Tregtia nuk është ndërprerë, edhe pse ka pasur luftë. Vështirësitë janë rritur ekonomikisht, por nuk duhet që të shkojmë në panik. Furnizimi me gaz në Gjermani vazhdon. Është problem transporti, sepse kalimi i produktit në disa kufij është pak i vështirë, zinxhiri i kalimit të produkteve ka efekte, që sa vjen e shtohen. Eksportet nga Rusia në vendin tonë janë të papërfillshme. Rubla është zhvlerësuar ndjeshëm. BE ka forcuar institucionet e veta në kuadër të marrëdhënieve me Rusinë, e kjo do shkojë në rritje të çmimeve. Edhe çmimi i energjisë është rritur, kjo ka bërë që të rriten edhe produktet”, tha Pogaçi në “Syri TV”.
(d.v/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANë – Dy punonjës të policisë së qarkullimit rrugor u prangosën sot nga Drejtoria Rajonale e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në kryeqytet pasi kanë k...
SHKODËR – Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mbylli fushatën e forcës së tij politike në qytetin e Shkodrës për zgjedhjet e pjesshme lokale ...
TIRANË – 70 gra dhe vajza, përfaqësuese të grupeve të disavantazhuara, të komunitetit rom e egjiptian, të LGBT dhe me aftësi të kufizuara përfituan a...
TIRANë – 2 viktima dhe 110 raste të reja pozitive me COVID është bilanci i 24 orëve të fundit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë publikoi së fundmi të ...
TIRANË– Gjykata Kushtetuese ka publikuar listën e kandidatët që kanë paraqitur interes për plotësimin e vakancës së krijuar pas mbarimit të mandatit ...
SHKODËR– Kryeministri Sali Berisha, kryedemokrati Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Sali Berisha ndodhen të tre, thuajse në të njëjtën kohë në Shkodë...
TIRANË– 7 qytetarë janë arrestuar për vepra të ndryshme penale 24 orët e fundit në Tiranë, 2 prej tyre janë shpallur në kërkim. Sipas njoftimit të po...