LIVE UPDATES
Aktualitet

“Ruaj jetën dhe kuletën”, Policia Rrugore në aksion! Drejtori Tarkaj bën bilancin: Ka pasur aksidente, por jo me shu

21 Maj 2021, 10:55 Nga DOSJA
“Ruaj jetën dhe kuletën”, Policia Rrugore në aksion!

TIRANË– Drejtori i Policisë Rrugore, Edmond Tarkaj ka prezantuar fushatën e re për parandalimin e aksidenteve dhe marrjen e masave ndëshkuesëve për shkelësit e rregullave të qarkullimit. Në një konferencë për shtyp, Tarkaj tha se qëllimi i Policisë është që të shpëtojnë jetë. 

“Policia e Shtetit nën moton “Ruaj jetën dhe kuletën duke respektuar Kodin Rrugor”, do të intensifikojë punën me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Policia e Shtetit nuk ka asnjë qëllim për të ndëshkuar apo rritur sasinë e masave administrative ndaj përdoruesve të rrugës. I vetmi qëllim i yni është të shpëtojmë jetë, ndaj në mënyrë të vazhdueshme kemi punuar për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve tona,”-tha ai. 

Ndërsa më pas iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, ai bëri bilancin duke u shprehur se në vend këtë vit nuk ka pasur shumë aksidente, por është shtuar numri i të vdekurve. Por gjithashtu u shpreh se qëllimi është përmirësimi i teknologjisë së Policisë, për të ulur edhe numrin e punonjësve. 

PËRGJIGJET NDAJ GAZETARËVE:

Trafiku në Tiranë, kush mban përgjegjësi?

Tarkaj: Policia Rrugore është në rrugë, natë dhe ditë. Por siç jeni në dijeni, po bëhen punime dhe shumë raste krijohen radhë të gjata. Është detyra e ndërtuesëve të rrugës për të kryer punime. Mirë është që t’i kryejnë sa më shpejtë.

Do merren masa për aksidentet?

Tarkaj: Masat merren. Çdo ditë jemi në punë. Ka pasur aksidente, por jo me shumicë. Kanë pasur aksidente me pasoja me më shumë se 2 vetë. Kanë krijuar situatë jo të mirë.

Tejkalimi i shpejtësisë, do ketë ndryshim të praktikës?

Tarkaj: Ka akoma rrugëtim për Kodin Rrugor. Sa i përket Policisë dhe bashkëpunëtorët tanë. Qëllimi ynë është që të rrisim sa më shumë inteligjenten policore. Me përmirësimin e kushteve do pakësojmë edhe numrin e efektivëve të Policisë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Shërbimet e Policisë së Shtetit dhe në veçanti strukturat e Policisë Rrugore kanë intensifikuar punën për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë. Shërbimet e Policisë, javët e fundit, kanë konstatuar dhe ndëshkuar shumë drejtues mjetesh që kryejnë sjelle agresive në rrugë, që drejtojnë mjetet pa leje drejtimi, nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur, kryejnë parakalime të gabuara dhe qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara, si në akset rrugore nacionale, ashtu edhe në qendrat e banuara, shkelin sinjalistikën vertikale dhe horizontale, qarkullojnë pa rrip sigurimi e kaskë mbrojtëse dhe përdorin aparatin celular gjatë drejtimit të mjetit.

Por, pavarësisht numrit të lartë të masave administrative dhe procedimeve penale të marra ndaj drejtuesve të automjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor, përsëri vihet re një numër i lartë i shkeljeve të rregullave të qarkullimit, të cilat në disa raste kanë sjellë si pasojë edhe humbjen e jetës. Duke analizuar situatën, nisur dhe nga fakti se jemi në fundjavë dhe fluksi i automjeteve në lëvizje drejt zonave bregdetare apo pikave turistike do jetë shumë herë më i madh, Policia e Shtetit nën moton “Ruaj jetën dhe kuletën duke respektuar Kodin Rrugor”, do të intensifikojë punën me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Policia e Shtetit nuk ka asnjë qëllim për të ndëshkuar apo rritur sasinë e masave administrative ndaj përdoruesve të rrugës. I vetmi qëllim i yni është të shpëtojmë jetë, ndaj në mënyrë të vazhdueshme kemi punuar për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve tona.

Në këtë kuadër, kemi synuar në radhë të parë përmirësimin e bazës logjistike të shërbimeve të Policisë, por edhe duke bërë propozime e sugjerime te ligjvënësit për të ndryshuar edhe nene të caktuara të Kodit Rrugor. Në funksion të këtij qëllimi, në muajin maj 2021, pas një pune e angazhimi të shumë aktorëve të sigurisë rrugore në Shqipëri, në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë u aprovuan ndryshime të rëndësishme të dispozitave kryesore të “Normave të Sjelljes”, po jo vetëm. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, nëpërmjet Drejtorisë së Policisë Rrugore ka qenë e përfshirë në këtë proces të rëndësishëm për të rritur më tej parametrat e sigurisë rrugore në Shqipëri.

Duke kërkuar që çdo drejtues mjeti në radhë të parë të kujdeset më shumë për jetën e tij dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës, Policia Rrugore informon se do të ketë prezencë të shtuar në akset rrugore, për të mbikëqyrur trafikun, për të parandaluar shkeljet dhe aksidentet dhe për të informuar dhe ndihmuar çdo përdorues rruge të mbërrijë i sigurt në destinacionin e tij, dhe nga ana tjetër nuk do të tolerojë asnjë shkelje të kodit rrugor. • Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve të mos drejtojnë mjetet nën efektin e alkoolit. • Gjatë fundjavës apo në festa, në rast se drejtuesit e automjeteve dëshirojnë të konsumojë alkool, Policia Rrugore ju këshillon përdorimin e një mjeti taksi që në çdo rast kushton më lirë! • Vendosni rripin e sigurimit dhe detyroni edhe pasagjerët për ta vendosur atë. • Kur udhëtoni me motomjete vendoseni ju dhe detyroni pasagjerin të vendosë kaskën në kokë e jelekët fosforeshentë, që të bëheni të dallueshëm në trafik në kushtet e errësirës. • Evitoni parakalimet e gabuara dhe sjelljet agresive në rrugë. • Qëndroni në radhën e mjeteve kur ajo krijohet për shkak të ngarkesës së madhe, dalja nga “kolona” mund t’ju kushtojë “një fotografi” falas dhe një gjobë së bashku me pezullimin e lejes së drejtimit për disa muaj. • Mos drejtoni mjetin me shpejtësi tej normave të lejuara, çdo shkelje e tejkalim i saj sjell pasoja mbi jetën në rastin më të keq, dhe në rastin më të mirë zbraz kuletën më shumë. Policia Rrugore do të përdorë të gjitha mjetet logjistike si kamera, dronë, radarë, alkooltestues, makina të paloguara dhe me aparate fotografike, për të evidentuar dhe dokumentuar çdo shkelje të qarkullimit rrugor.

Për të udhëtuar dhe për të mbërritur të sigurt në destinacion nuk mjafton vetëm puna e Policisë, por kontributi i gjithsecilit. Në këtë kuadër, Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe një reagim të shpejtë dhe profesional!

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet edmond tarkaj policia rrugore edmond tarkaj policia rrugore

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni