Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Drogë në parukeri, pronarja në burg: S’ishte e imja, por e shokut të djalit që flinte aty
1 Maj 2022, 14:31Nga DOSJA
TIRANË– Parukierja Zamira Senkaj ka mohuar që droga që iu gjet në sallonin e bukurisë të jetë e saja. Gaztearja e Top Channel, Anila Hoxha shkruan se përballë trupës gjykuese, 54-vjeçarja tha se lënda narkotike, e ndarë në 18 qese, është lënë në sallonin e saj nga shoku i djalit, të cilin e kishte lejuar disa herë të kalonte natën në qendrën estetike, por që ajo vetë nuk kishte asnjë dijeni për këtë gjë.
“Erdhi në darkë, më tha: nuk kam çelësat e shtëpisë, më ka ikur mami me gjyshen, a të fle gjumë këtu. Dhe unë e lashë të flinte gjumë në parukeri, por unë nuk dija çfarë kishte ai, dhe të nesërmen erdhi policia, unë nuk dija gjë fare,”- ka thënë Senkaj.
Në sallon policia ka gjetur një pjatë porcelani me kokainë mbi të e 18 qese të bëra gati për shitje, të mbushura me kanabis. Operacioni u zhvillua në rrugën “Dhimitër Shuteriqi”. Pavarësisht dëshmisë, parukierja u la në burg për veprën penale të “moskallëzimi të krimit”, pasi dyshohet se e dinte që i shpalluri në kërkim Arluen Bega shiste lëndë narkotike dhe nuk e ka denoncuar rastin në polici. Për Begën, gjykata lëshoi masën arrest me burg në mungesë.
(F.m/dosja.al)
Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?
BULQIZË– 1 Maji në shumë vende përkujtohet si Festa e Punëtorëve, e pritet me protesta, por në Bulqizë nuk ndodh kjo gjë. Në sheshin para Bashkisë Bu...
TIRANË– Ndoshta shumë njerëzve mund t’iu kujtohet grupi muzikor “Meteor”, i cili dikur ka performuar në edicionin e parë të “Kënga Magjike”. Por duke...
BRITANI E MADHE– The Guardian ka listuar plazhet e Qeparosë si një nga më të bukurit në botë që duhet vizituar patjetër. Në një artikull ku janë lista 40 ...
SHBA– Kontratat paramartesore janë të njohura në Hollywood, por ajo më pikante është nënshkruar nga Jennifer Lopez dhe Ben Affleck. Sipas mediave Jennifer...
ITALI– Karabinierët e kompanisë Cecina në Itali gjatë kontrolleve të synuara për të përballuar fenomenin e shpërndarjes së drogës, ndaluan një 29-vje&cced...
TIRANË– Partia Demokratike ka bërë publike listën e plotë me 150 anëtarët e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Ajo që vihet re është se pjesë...
TIRANË– Partia Demokratike ka përfunduar procesin e numërimit të votave dhe ka shpallur 150 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokrat...
TIRANË– Partia Demokratike ka dalë në konferencë për mediat. Konferenca nisi pas përfundimit të numërimit të votave për anëtarët e Këshillit Kombëtar...