LIVE UPDATES
Aktualitet

Dubai, streha e kriminelëve shqiptarë e ballkanas, Dizdari e Gaçani i shpëtuan ekstradimit

19 Prill 2022, 18:37 Nga DOSJA
Dubai, streha e kriminelëve shqiptarë e ballkanas, Dizdari e

TIRANË– Bandat shqiptare, kokat e grupeve më të rrezikshme kriminale ballkanike, janë strehuar në Dubai. Në këtë përfundim ka dalë “Global Initiative”. Në një artikull e raport të publikuar sot thuhet se grupet kriminale shqiptare ndahen në tre pjesë, ‘punëtorët’ që lihen në vende ku prodhohet koakina, Ekudor, Brazil, Kolumbi, tregtarët që ndodhen në vendet ku bëhen shitja, Evropë, ndërsa shefat qëndrojnë në Emiratet e Bashkuara Arabe, bashkë me paratë e tyre. Një tjetër gjë theksohet në shkrim, është se ajo që u jep siguri dhe lehtësi është mundësia për të investuar në prona të patundshme. Tjetra është edhe mos ekstradimi i të shumëkërkuarve. “Global Initiative” përmend rastin e Eldi Dizdarit që u vu në pranga në Dubai në kuadër të një operacioni të zhvilluar nga Europol, por nuk arriti dot kurrë që ta ekstradonte. Ndërkohë që Italia priste përgjigje, Dizdarit që njihet edhe si Denis Matoshi i mbaroi afati i paraburgimit. Por këtu nuk ka vetëm shqiptarë. Një tjetër emër që përmendet është lideri i kartelit famëkeq Tito dhe Dino, Edin Gaçani, nga Bosnje Hercegovina, që e ka përdorur Dubain si bazë të tij që nga viti 2019. I quajtur ‘Eskobari evropian’, Gaçani, akuzohet se është një trafikant i madh kokaine.

SHKRIMI I PLOTË:

Gjatë 20 viteve të fundit, grupet kriminale nga Ballkani Perëndimor janë bërë aktorët kryesorë në tregtinë globale të drogës. Rrjetet ballkanike janë të përfshira në trafikun e heroinës, prodhimin dhe trafikimin e kanabisit, si dhe trafikimin e kokainës nga Amerika Latine në portet në Evropën Perëndimore dhe Juglindore. Në këtë proces, ata kanë grumbulluar pasuri të konsiderueshme, një reputacion të jashtëzakonshëm dhe një numër armiqsh. Edhe pse ata mbajnë lidhje me atdheun e tyre, shumica e operacioneve të tyre zhvillohen jashtë Ballkanit Perëndimor. Punëtorët gjenden pranë burimeve të furnizimit (për shembull në Ekuador, Brazil dhe Kolumbi); një pjesë tjetër menaxhon rrjetet e shpërndarjes në Belgjikë, Itali, Holandë, Spanjë dhe MB; dhe shefat mbajnë distancën e tyre e të parave të tyre, në Emiratet e paratë e tyre në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA).

Migrimi kriminal në Emiratet e Bashkuara Arabe

Në shtator 2020, Europol njoftoi një operacion të madh kundër një grupi kriminal shqipfolës, i konsideruar si një nga më aktivët në tregtinë e kokainës në Evropë. Hetimet rezultuan në arrestimin e 20 individëve nga nëntë vende. Një prej tyre ishte edhe Eldi Dizdari, i cili rezultonte dhe resident në Dubai. Dizdari është një nga disa shqiptarë të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge që kanë gjetur strehim në Emiratet e Bashkuara Arabe .
Besohet se aty janë rreth dy të tretat e të gjithë liderëve kriminalë shqiptarë. Aftësia e tyre për të qëndruar në vend duket se lehtësohet pasi u lejohet të blejnë pasuri të paluajtshme dhe duke investuar në ekonominë vendase.

“Kriminelët e mëdhenj nga Ballkani e blejnë qëndrimin e tyre duke investuar shuma të mëdha parash në vend dhe duke shpenzuar shumë, duke mbajtur një mënyrë jetese luksoze. Rregulli i vetëm që duhet të ndjekin është të mos përfshihen në trafik droge apo aktivitete të tjera kriminale brenda vendit,”- shpjegoi një gazetar investigativ me bazë në Shqipëri, i cili zgjodhi të mbetet anonim. Shumë kriminelë ndihen aq të sigurt në Emiratet e Bashkuara Arabe saqë ftojnë familjen dhe miqtë që t’u bashkohen.

Vendi është treguar tërheqës edhe për botën e krimit, sepse deri vonë ka qenë shumë e vështirë të ekstradohen kriminelët e kërkuar nga ky shtet. Në vitin 2021, policia e Dubait arrestoi pesë zotë kriminalë ndërkombëtarë të drogës nga SHBA, MB, Franca dhe Danimarka. Italia ka më shumë se 18 muaj që pret një përgjigje për kërkesën e saj për ekstradimin e Dizdarit. Ndërkohë, sipas avokatit të tij italian, i ka skaduar edhe periudha e paraburgimit.
Nuk janë vetëm mbretërit shqiptarë që ndihen si në shtëpinë e tyre në Emiratet e Bashkuara Arabe. Sipas burimeve mediatike në Bosnje dhe Hercegovinë, lideri i kartelit famëkeq Tito dhe Dino, Edin Gaçani, e ka përdorur vendin si bazë të tij që nga viti 2019. I quajtur ‘Eskobari evropian’, Gaçani, një boshnjak, akuzohet se është një trafikant i madh kokaine, rrjeti i furnizimit të të cilit lidh tregjet e prodhimit të Amerikës Latine me tregjet e konsumit të Evropës Perëndimore. Fitimet e tij duket se i kanë mundësuar blerjen e pronave si dhe mbrojtjen, pasi deri më tani ai i ka shpëtuar arrestimit edhe pse ka qenë objektiv i disa hetimeve, duke përfshirë edhe Administratën Amerikane të Zbatimit të Drogës.

Vendimi i bosëve të krimit ballkanik për t’u zhvendosur në Emiratet e Bashkuara Arabe është pjesë e një tendence më të gjerë. Agjencitë e zbatimit të ligjit në BE deklarojnë se Emiratet janë bërë tërheqëse për mbretërit nga një numër vendesh evropiane, si dhe nga MB. Shtypi britanik e ka quajtur Dubain Gjiri i ri i Krimit, duke zëvendësuar strehën famëkeqe të krimit të Spanjës, Costa del Sol. Me kaq shumë bosa bandash në një vend të vogël, vendi shihet si një strehë për kriminelët e një vend i mirë për t’u shoqëruar e për të lidhur marrëveshje të reja. Emiratet e Bashkuara Arabe renditen të 57-at nga 193 vende në botë në renditjen e përgjithshme të kriminalitetit të Indeksit Global të Krimit të Organizuar të Iniciativës Globale kundër Krimit të Organizuar Transnacional 2021 .
Megjithatë, listohet brenda dhjetë vendeve me rezultate më të dobëta në rregulloren kundër pastrimit të parave, me një rezultat 4 nga 10. Ekzaminimi i transaksioneve të dyshimta që vijnë nga organizata kriminale që shpesh fshihen pas bizneset apo institucionet financiare janë të dobëta .

Në mars 2022, mbikëqyrësi global, Task Forca e Veprimit Financiar e vendosi Emiratet e Bashkuara Arabe në listën e saj gri mbi shqetësimet se nuk po bën mjaftueshëm për të trajtuar aktivitetet e paligjshme financiare. Sipas këtij organi ndërqeveritar, vendet e vendosura në këtë listë duhet të punojnë për të adresuar mangësitë strategjike në regjimet e tyre për të luftuar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit. Në mënyrë të ngjashme, organizata e shoqërisë civile kundër korrupsionit, Transparency International tha se Emiratet e Bashkuara Arabe janë një “pjesë kyçe në enigmën globale të pastrimit të parave”.

Tendenca e lëvizjes në tregje të largëta për të pastruar të ardhurat e krimit tregon sofistikimin e shtuar të kriminelëve ballkanikë dhe është një tregues se sa fleksibël dhe të orientuar drejt biznesit janë bërë këto organizata. Agjencitë e zbatimit të ligjit duhet të bashkëpunojnë me Emiratet e Bashkuara Arabe për të adresuar këtë problem, duke përfshirë një qasje afatgjatë. Përveç kësaj, duhet bërë më shumë për të trajtuar rreziqet e integrimit të të ardhurave nga krimi i jashtë vendit në ekonominë e brishtë politike të Ballkanit Perëndimor.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet denis matoshi dubai edin gaçani eldi dizdari emiratet e bashkuara arabe denis matoshi dubai edin gaçani eldi dizdari emiratet e bashkuara arabe


Sondazh

Poll

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!