LIVE UPDATES
Aktualitet

“Duhet të jenë 12 veta për të hapur flakonin”/ Qendrat e vaksinimit në Tiranë vendosin kushte për qytetarët

8 Gusht 2021, 13:20 Nga DOSJA
“Duhet të jenë 12 veta për të hapur flakonin”/

“Dua të bëj vaksinën shpejt por më thanë që duhet të bëhen 12 veta për t’u hapur flakoni,” tani duhet të pres,”- tregon Selma.I., një 30 vjeçare që qëndron përreth tek stenda e vaksinimit në Sheshin “Skënderbe” dhe ka kërkuar të bëjë vaksinën AstraZeneca.
E reja shpjegon se në Qendrën Shëndetësore në lagjen e saj e kishin drejtuar për qendrat e mëdha të vaksinimit dhe këtu po i nxjerrin justifikime për të pritur.

Të njejtën gjë konfirmon edhe një tjetër qytetare e cila do të bëjë të njëjtën vaksinë.
Albana S. tregon për Gazetasi.al se vaksinatoret brenda i kishin thënë që të vinte herët në mëngjes ose të vinte pasdite pas orës 7:00 që të bënte dozën e dytë.

“Nuk do vi 100 herë të bëj një vaksinë se nuk kam kohë,”-shton më tej qytetarja.

Kjo situatë është konstatuar edhe gjatë muajit të shkuar nga Gazetasi.al kur qytetarëve iu thuhej se qendrat e vaksinimit masiv hapeshin në orën 5:00 pasdite, por njëjtë si atëherë Gazetasi.al nuk mori në shpjegim nga autoritetet shëndetësore pse qytetarët hasin këto probleme kur shkojnë të vaksinohen.

Qysh prej fillimit të muajit Gusht, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu tha se muaji do të ishte i hapur për personat +18 vjeç që të kryenin vaksinën, kur të donin. Gjithashtu, autoritetet shëndetësore theksojnë çdo ditë se sa i rëndësishëm është vaksinimi dhe i bëjnë thirrje qytetarëve të vakainohen.

Ndërkaq nga ana tjetër kur ata shkojnë për t’u vaksinuar përballen me të tilla justifikime dhe kthehen nga kanë ardhur të lodhur nga dielli dhe pa vaksinë.

“Do detyrohem të vi përësri dhe ishallah ka më shumë njerëz. Më duhet ta bëj vaksinën se punoj në fasoneri dhe virusi tjetër është vërdallë,”-shton më tej Selma.I.

Në një nga deklaratat e saj Ministrja Manstirliu tha se përgjatë periudhës së verës do të jemi derë më derë, për të vaksinuar qytetarët me njësitë e lëvizshme, edhe në ato zona ku aksesi ka qenë i pamundur deri tani.Gjatë ditës së djeshme janë kryer rreth 8000 vaksinime ndërkohë që mbulesa vaksinale në vend është ende shumë e ulët. Prej disa ditësh tashmë shifrat e infektimeve në vend janë rritur dhe duket që Delta ka dhënë impaktin e saj. Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik në vend kanë shpjeguar për Gazetasi.al se përveç ruajtjes së masave frenuese të infeksionit i rëndësishëm është dhe vaksinimi me dy doza.

Por duke nisur nga këshillat e vlefshme, autoritetet duhet të shpjegojnë pse qytetarët përballen me të tilla justifikime edhe kur duan të vaksinohen?

Marrë nga Gazeta “Si”

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet vaksinimi anti-covid ne shqiperi vaksinimi anti-covid ne shqiperi

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri