All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Sport

Duka: “Europiani disi më i lehtë për t’u kualifikuar, në Shqipëri i kemi rikthyer tifozët por jo për futboll”

17 Qershor 2021, 09:05 Nga DOSJA
Duka: “Europiani disi më i lehtë për t’u kualifikuar,
All - Paragraf - 1

TIRANE – Në këtë periudhë të nxehtë futbolli në mesin e Europianit, presidenti i FSHF, Armand Duka ka folur së fundmi mbi disa pika kyçe të futbollit shqiptar dhe jo vetëm. Ai thekson se është një luks për Shqipërinë të ketë në organikë lojtarë si Kumbulla, Gjimshiti, Hysaj apo Ismajli që aktivizohen në Serinë A.

SI E SHIKON KËTË EUROPIAN? “Është një event që mezi e presin të gjithë. Ky EURO 2020 është i veçantë sepse vjen pas një periudhë të vështirë, futbolli është i pari që ka dhënë shenjat e rikthimit, aq më shumë ka rikthyer edhe tifozët. Njerëzit e shikojmë me më shumë gëzim këtë Europian, për vet faktit të triumfit ndaj virusit“.

RASTI ERIKSEN- “Ka qenë moment shumë i vështirë, kur Eriksen ra në koma. Ka qenë impresionues, solidariteti i gjithë botës së futbollit. Futbolli vërteton që i bashkon njerëzit akoma më shumë edhe në momentet e vështirë“.

A DUHET TË LUHEJ NDESHJA DANIMARKË VS FINLANDË? “Në dijeninë time, është e vështirë që dikush të marrë një vendim dhe të japë një urdhër në një situatë të tillë. Vetë futbollistët kanë qenë ata që kanë pranuar që të riluhej ndeshja dhe kështu është bërë. Nga pikëpamja organizative, luajta e ndeshjes në një ditë tjetër do ta çekuilibronte garën. Në ato kushte danezët nuk ishin në gjendjen psikologjike më të mirë të mundshme, për ta fituar ndeshjen. Por ka qenë një vendim i përbashkët i skuadrave për ta luajtur ndeshje. Po të mendosh për gjërat globale, mendoj që u bë mirë që u luajt“.

TIFOZËT NË STADIUME – “Do ishte mirë të ishin gjithë stadiumet plot. Niveli i shpërndarjes së virusit ka rënë. Një pjesë e mirë e popullsisë është vaksinuar. UEFA ka pranuar vendimet e autoriteteve lokale, me jo më pak se 25%. Ne i kemi rikthyer tifozët në stadiume, por jo për ndeshje futbolli, për aktivitete të tjera“.

FAVORITËT E EUROPIANIT – “Është akoma vështirë të përcaktosh në ndeshjet e para. Skuadrat më të mira në letër, para Europianit janë, Franca, Anglia, Italia për mua mbetet një favorit, por edhe Portugalia mundet. Nuk mund të them që Gjermania, nuk mund të jetë pretendente. Gjermania luajti një ndeshje shumë të mirë sidomos në pjesën e dytë. Gjermania besoj se do e kalojë grupin, nuk do e diskutojë kalimin e grupit. Franca është ekip me shumë kualitete dhe talente brenda. Nuk duhet nënverësuar në asnjë rast fanella, tradita. Fanella e gjermanëve është e rëndë. Dje më pëlqeu Hungaria, nuk e meritonte atë rezultat. E pësuan nga një gol aksidental. Nuk mund të them që Portugalia e Ronaldos, ishte një skuadër që e komandoi lojën. Ngelet për t’u parë akoma. Portugalia mbetet një skuadër që mund të shkojë lart“.

DASHURIA PËR ITALINË – “Nuk është se jam ndonjë tifoz i zjarrtë i ndonjë skuadre në Europian. Shpresoj të bëjë mirë Maqedonia e Veriut dhe Zvicra. Kanë lojtarë shqiptarë. Ndeshjen e parë të Italisë e kam parë në stadium, ishte një ndeshje fantastike. Italia është pretendent serioz për të shkojë në finale. Ka bindje se do e prekë Uemblin. Ky format nuk do të vazhdohet. Formati i ardhshëm do të jetë në një shtet si Gjermania. Dhe do të vazhdohet në 1 ose 2 shtete. Nuk i kemi ende kushtet dhe mundësitë. Është fat dhe sukses për Shqipërinë që do të organizojë finalen e Konferenc Ligë. Uroj që në Tiranë, të shikojmë një finale të skuadrave të mëdhaja“.

MANÇNI TE SHQIPËRIA NË TË ARDHMEN? “Do të ishte luks, të kishim një trajner si Mançini në të ardhmen. Aq më shumë me atë që po i shton CV së tij me kombëtaren italiane”.

KONTIGJENTI I SHQIPËRISË – “Nuk është kollaj që të implementosh çdo gjë aq kollaj. Kemi një mbrojte shumë të mirë, në të njëjta nivele me Italinë. Repartet e tjera nuk i kemi në të njëjtët nivele”.

KUSH E BINDI KUMBULLËN – “Nuk është se Kumbulla ka refuzuar ndonjëherë Shqipërinë, ka luajtur edhe me moshat e Shqipërisë dhe ka vazhduar normalisht me Kombëtaren. Është luks për ne të kemi futbollistë si Kumbulla, Gjimshiti, Hysaj dhe Ismajli. Jemi me fat që i kemi”.

KOMBËTARJA – “Europiani është disi më i lehtë se Botërori, për t’u kualifikuar. Ka më shumë mundësi. Ne në edicionin e ardhshëm do të luajmë në Grupin B dhe është e sigurt që do të jemi në “play-off”. Duhet të marrim maksimumin ndaj Polonisë”.

DËBUTIMI I MAQEDONISË – “Nuk janë rastësisht aty, ka futbollistë të mirë në gjirin e saj, që luajnë në skuadra të rëndësishme. Ndaj Austrisë meritonte edhe një pikë. Uroj që të bëjë më shumë. Unë do të doja shumë që të ecte më shumë. Ka futbollistë shqiptarë dhe presidentin i FFM është shqiptar”.

INCIDENTI ME ARNAUTOVIÇ – “Kam parë diçka në rrjetet sociale. Nuk e di saktësisht çfarë ka ndodhur dhe çfarë është thënë. Edhe nëse ka ndodhur ka qenë emocionale, nuk besoj se do e bënte me koshiencë. Gabim në gjaknxehtësi”, u shpreh Duka.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll
Sport 17 Qershor 2021, 08:59

Gattuso e mbyll pa e filluar akoma me Fiorentinën

ITALI – Gennaro Gattuso u afrua te Fiorentina menjëherë pasi mbylli aventurën e tij me Napolin. Për vjollcët ishte një entuziazëm i madh që kishin marrë një si ...

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë