6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
DURRËS– 17 të arrestuar, ky është bilanci i tri muajve hetim nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (ShÇBA), në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit. Me mbështetjen e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë është finalizuar gjatë ditës së sotme një operacion ‘blic’ në Durrës e Shijak, gjatë të cilit janë arrestuar 10 efektivë policie, 2 inspektorë të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit dhe 5 qytetarë pasi akuzohen se kanë lejuar ndërtimet pa leje, kundrejt parave dhe Sekretari i Njësisë Adminsitrative Sukth, që i ka ndihmuar.
Në një njoftim për mediat nga SHÇBA, bëhet me dije se mbi të arrestuarit rëndojnë dy akuza “shpërdorim detyre” dhe “ndërtim i paligjshëm”.
Më tej shtohet se të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe duke abuzuar me kompetencat e ushtrimit të detyrës, dyshohet se kishin krijuar një mekanizëm korruptiv me qëllim përfitimin edhe në vlera monetare, i cili ka mundësuar dhe sjellë si pasojë ndërtime të shumta të paligjshme si objekte banimi, magazina, objekte biznesi etj, duke shmangur kështu zbatimin e legjislacionit në fushën urbanistike dhe sigurimit teknik të tyre.
Burime për Dosja.al bëjnë me dije se të arrestuarit janë:
Besnik Domi, Shefi i Rendit në Komisariatin e Policisë së Shijakut
Sami Xhafa, shef i Stacionit të Policisë Manzë; dy oficerë të Policisë Gjyqësore në Stacionin e Policisë Manzë, dy ndihmës specialist/SPZ në Komisariatin e Policisë Durrës, dy SPZ në Shijak dhe një në Manzë dhe një oficer patrulle në Durrës.
U arrestuan gjithashtu, kryeinspektori i Inspektorit të Mbrojtjes së Territorit në Shijak, një specialist në këtë institucion dhe sekretar i Njësisë Administrative Sukth.
Të arrestuar janë edhe 5 persona që kanë ndërtuar pa leje. Po ashtu, mësohet se i pezulluari nga detyra është një specialist i Armatimit në Drejtorinë e Policisë së Durrësit, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Po ashtu hetimet e këtij procedimi penal vazhdojnë deri në dokumentimin e plotë të veprimtarisë së kundraligjshme, pasi dyshohet se rrjeti është edhe më i gjerë. Nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i përbërë nga Prokurorë dhe hetues të Drejtorisë së Hetimit të SHÇBA.
Më herët burime për Dosja.al bënë me dije se prej disa javësh, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm (SHKB) ka qenë prezent në Durrës dhe në bashkëpunim me prokurorinë kanë nisur një hetim për 19 persona, për të cilët janë lëshuar fletë-arrestet. Ende nuk dihen emrat e personave të arrestuar.
(k.m.a.b.f.g/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
ITALI– Një e mitur 7-vjeçare me origjinë shqiptarë ka ndërruar jetë si pasojë e flakëve që pushtuan banesën e saj. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 2:30 të ...
TIRANË- Historiani dhe ish-kreu i Arkivës në Ministrinë e Brendshme, Kastriot Dervishi, bërë sot një denocnim, ku shkruan se parku i Ministrisë së Brendshm...
RRËSHËN– Detaje të reja janë zbuluar nga autori i vrasjes së biznesmenit Kastriot Reçit, dy ditë më parë në qytetin e Rrëshenit. Dosja.al ka m...
TIRANË- Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë. Sipas fotove të siguruara nga Dosja.al, mësohet se aksidenti ka ndodhur në rrugën e E...
TIRANË- Këshilli i Lartë Gjyqësor në mbledhjen e sotme ka emëruar 15 magjistratë si gjyqtar, duke nisur zëvendësimin e vendeve bosh të lënë nga gjyqtarët e...
TIRANË- Prokuroria ka pushuar çështjen kundër Zef Ndokës, i cili akzuohej për tjetërsimin e pronave në Shëngjin. Sipas informacioneve, mësohet se Ze...
FRANCË- Tenori shqiptar Saimir Pirgu ndodhet në Paris këto ditë. Ai ka publikuar një foto me mjeshtrin e penës, Ismail Kadare. “Një pasdite mbresëlënëse”, ...
DIBËR- Detaje nga plagosja me thikë në Dibër. Personi në foton e mëposhtme, është polica Bukurosh Zagradi, i cili u plagos me thikë mesditën e sotme nga dy...