LIVE UPDATES
Bota

DW: Paparashikueshmëria, arma më e fortë e Rusisë, si pasardhëse e BRSS

27 Dhjetor 2021, 08:17 Nga DOSJA
DW: Paparashikueshmëria, arma më e fortë e Rusisë, si

MOSKË – Rusia e re ka lindur pak para Vitit të Ri – ajo u bë 30 vjeçe më 26 dhjetor. Kjo përkon me kohën e shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik. Por në realitet, ishin ish-republikat sovjetike, ato të cilat u shkëputën nga Moska dhe bërthama ruse e perandorisë së madhe. Ato ikën në drejtime të ndryshme, ndërsa Rusia mbeti si pasardhëse e BRSS.

Fund i BRSS

Ndërkohë, sot një e pesta e të rinjve në Rusi nuk e di se çfarë ishte BRSS, ose të paktën nuk janë të sigurt për kuptimin e këtyre shkronjave. Kur mendoni se BRSS ishte një superfuqi totalitare me ambicie të çmendura perandorake, utopi globale komuniste, një popullsi e varfër që, si të thuash, bëri mëkate kundër Zotit, e ku nuk kishte as liri dhe as salçiqe, atëherë mund të mos kishte qenë edhe aq keq që u shpërbë dhe nëse e harrojmë njëherë e përgjithmonë këtë sistem njëpartiak dhe gulag. As në Francën e viteve 50-të, rinia nuk e dinte mirë: “Hitleri? Connais pas”. (“Hitleri? Nuk kam dëgjuar kurrë për të.”)

Problemet e Rusisë me të kaluarën

Por ka dy dallime të mëdha me kohën e Bashkimit Sovjetik. Franca iu kthye demokracisë dhe nxitoi të fshinte nga kujtesa e përditshme mjerimin e pushtimit. Ndërsa në Rusi, humbja e kujtesës historike, kërcënon të kthehet në një histori të lavdishme, e cila nuk ka ekzistuar kurrë. Gjithçka që duhet të bëni është të ngjyrosni bukur të kaluarën – dhe të kthehemi e të jetojmë përsëri në një superfuqi të fortë imagjinare, ku nuk kemi frikë nga askush.

Në fillim të viteve 1990, Rusia fillimisht donte të shkëputej nga e kaluara e saj sovjetike, por ajo u ngatërrua dhe u rrëzua për tokë. U trondit! Nga njëra anë, mjekët e demokracisë u përpoqën ta kuronin duke i rekomanduar lloj-lloj kurash evropiane, si ekonomia e tregut dhe sistemi shumëpartiak. Nga ana tjetër, shumë shpejt u shfaqën mjekë nacionalkomunistë me nostalgji të BRSS.

Vetë presidenti Jelcin nuk dinte çfarë të bënte me lirinë që kishte rënë nga qielli dhe lëkundej midis këtyre dy grupeve. Kjo kushtoi, vendi u fut në luftën e dytë në Çeçeni, në bombardimin e parlamentit pro-sovjetik në 1993 e shumë më tepër.

Vitet fantastike të lirisë kulturore

Si dëshmitar i asaj kohe, mund të them se, mbi të gjitha, ishin edhe vite fantastike të çlirimit të kulturës sonë, në të cilat më në fund mund të lexohej gjithçka. Nga veprat e Nabokovit deri te Solzhenicini. Mund të shiheshin mijëra filma të ndaluar më parë. Vendi u hap – ëndrra e bashkatdhetarëve tanë për të udhëtuar nëpër botë u realizua. Të paktën për ata që kishin para. Dyqanet bosh u mbushën me mallra të ndryshme.

Oh, ishte kjo një kohë shprese! Por ishte një kohë e mirë edhe për banditët. Shteti i dobësuar nuk e përballoi dot botën e tyre paralele kriminale në vend. Spërkatësja e piperit u bë simbol i vetëmbrojtjes së një popullate të pambrojtur nga bandat e ndryshme të huliganëve.

Lindja e presidentit Putin

E në këtë moment qeveria iu drejtua një organizate që në fakt nuk ishte zhdukur kurrë: pavarësisht nga të gjitha transformimet shtetërore, KGB-ja kishte ruajtur pozicionin e saj pas maskës së re të FSB-së, e ajo tani iu ofrua pushtetarëve demokratë.

Rezultati ishte lindja e Presidentit Putin. Jelcini i sëmurë, i pafuqishëm dhe i frikësuar e zgjodhi atë si një pasardhës të besueshëm që do ta shpëtonte atë dhe të gjithë familjen e tij nga burgu. Duhet pranuar sePutini me mjeshtëri dhe me dorë të fortë, e ktheu vendin dhe e futi në një rrugë të re. Më saktësisht, Rusia duhej të ngrihej nga gjunjëzimi. Unë nuk jam aspak i mendimit se gjithë kohën e trazirave të viteve 1990, Rusia ishte në gjunjë apo edhe duke u zvarritur me të katër këmbët përballë Perëndimit. Vendi mund dhe duhej të kishte hapur dritaren drejt Evropës në mënyrë që të bëhej një shtet i plotë demokratik. Por nuk mjaftoi as forca, as mirëkuptimi dhe as vullneti i popullit.

Ky pohimi i Rusisë se po ngrihej nga gjunjëzimi, nuk ishte gjë tjetër veçse një slogan propagandistik. Fillimisht thuhej se donte të arrinte dhe të kalonte standardin e jetesës së Portugalisë. Por kjo nuk funksionoi. Në vend të kësaj, vendi filloi me sloganet ushtarake, me thirrje për të mbrojtur atdheun e mashtruar nga Perëndimi, nga i cili ishin vjedhur republikat sovjetike, e disa prej të cilave NATO i kishte futur në xhepa.

Modeli autokrat

Mungesa e çdo orientimi politik të masave, puna shembullore e televizioneve mbarëkombëtare për mbrojtjen e atdheut, e përshtatur pikërisht me mentalitetin e popullatës, bëri pjesën tjetër. Rusia po lëvizte në drejtimin e modelit të saj autokratik – po krijonte një fortesë. Brenda një fortese të tillë mund të fshehësh gjithçka që është e panevojshme, ndërsa në mure shfaqet vetëm ajo që është e nevojshme të shihet nga armiku.

Perëndimi, natyrisht, nuk e kuptoi menjëherë se ku po shkonte Rusia. Putini e kishte mashtruar. Në përgjithësi, ky president është një djalë me fat. Gjithçka funksionoi sipas dëshirës së tij. Madje edhe çmimet e naftës dhe gazit në tregun botëror i shkuan në favor. Po çfarë arritjesh ka për të treguar Rusia që kur e nisi rrugën e saj të re në këtë fortesë? Oh, jo pak! Ajo është bërë e paparashikueshme! Partnerët e saj perëndimorë e kanë humbur toruan.

Çfarë mund të presim tjetër nga ky vend? Çfarë tjetër! Ngjarja më e rëndësishme e epokës së Putinit ndodhi në vitin 2014. Rusia mori Krimenë. Pa luftë. Për kënaqësinë e shumë banorëve të Krimesë. Marrëveshjet ndërkombëtare u shpërfillën. Fitore! Njerëzit ishin tërësisht të ngazëllyer. Njerëzit vallëzonin mbi makina nga gëzimi. Perëndimi u zgjua tepër vonë. Në fakt, nuk u zgjua tërësisht. Hapi tjetër: Kthimi i Kievit në armik dhe lëkundja e Marrëveshjes së paqes të Minskut. Kjo është një fitore tjetër.

Armët e Putinit

Tjetër? Po të vështrosh vërdallë, mund të shohim atdheun tonë të bukur, se si nuk dëshiron të ngrihet tërësisht nga gjunjët. Nëse shkon në brendësi, varfëri kudo, çdo gjë është zhveshur disi, muret, shtëpitë, gardhet e shtrembëruara, ndryshku – jo, kështu nuk ngrihesh nga gjunjët. Sigurisht që për gjithçka mund ta fajësoni Coronën. Një mendim i mirë i qeverisë, sepse Corona nuk do të përfundojë shpejt. Sigurisht që shteti ynë e ka turpëruar veten keq; për disa arsye, shumë njerëz nuk duan të vaksinohen, e qeveria nuk e ka çelësin e zemrave të elektoratit të saj. Për të qenë i sinqertë: Shteti nuk e vret mendjen për këtë punë.

Por të kthehemi te paparashikueshmëria. Kjo është një armë serioze. Perëndimit po i dridhen gjunjët. Ai ka harruar se si të luftojë në një luftë. Ne rusët jo. Dhe kjo është letra më e fuqishme e Rusisë në 30 vitet e fundit – paparashikueshmëria. Vendi nuk dëshiron të shkojë në luftë, por nëse duhet, edhe do të shkojë. Po si? Nga të gjitha tubacionet. (DW)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota rusia ushtria ruse vladimir putin rusia ushtria ruse vladimir putin

Sondazh

Poll
Bota 27 Dhjetor 2021, 07:56

Kina regjistron rekord të infektimeve me Covid-19

KINË- Më 27 dhjetor, Kina ka regjistruar 162 raste të reja të infektimit me koronavirus, njëherësh shifrën më të lartë përgjatë gjithë vitit. Autoritetet k...

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit