Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
“Jemi duke e parë si mundësi”, Kremlini po shqyrton takimin NATO-Rusi
27 Dhjetor 2021, 08:01Nga DOSJA
RUSI-Ministria e Jashtme ruse e ka pranuar se Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka propozuar mbajtjen e një takimi në kuadër të Këshillit NATO-Rusi muajin e ardhshëm, por Kremlini nuk ka vendosur ende nëse do të marrë pjesë.
“Jemi duke e analizuar mundësinë”,– ka thënë një zëdhënës i Kremlinit, sipas agjencisë së lajmeve, TASS.
Formati i takimit dhe përbërja e delegacionit rus është duke u shqyrtuar, ka thënë zëvendësministri i Jashtëm rus, Aleksandr Grushko.
Një zëdhënës i NATO-s është cituar të ketë thënë, sipas agjencisë së lajmeve AFP, se aleanca ka kontaktuar Kremlinin, për të siguruar pjesëmarrjen.
“Jemi në kontakt me Rusinë” -rreth takimit, ka thënë zëdhënësi, që ka kërkuar të mos identifikohet.
Këshilli NATO-Rusi, është themeluar më 2002, mirëpo aktualisht nuk është aktiv për shkak të konfliktit në lindje të Ukrainës, mes separatistëve të mbështetur nga Rusia dhe forcave qeveritare ukrainase. Nëse takimi zhvillohet më 12 janar, siç ka propozuar Stoltenberg, ai do të shënonte organizimin e parë të Këshillit pas 2 vjetësh e gjysmë.
Ky është takimi i parë që është propozuar prej kur Moska ka kërkuar që NATO-ja t’i japë fund zgjerimit në lindje, ashtu si edheNATO bashkëpunimit me shtetet si Ukraina dhe Gjeorgjia.
Zyrtarët amerikanë kanë thënë se disa kërkesa janë të pamundshme apo edhe në kundërshtim me vlerat e Perëndimit, mirëpo Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të përfshihen në bisedime në fillim të muajit janar.
KINË- Më 27 dhjetor, Kina ka regjistruar 162 raste të reja të infektimit me koronavirus, njëherësh shifrën më të lartë përgjatë gjithë vitit. Autoritetet k...
GJERMANI – Ky është një moment historik simbolik: vetëm më pak se gjysma e gjermanëve i përkasin njërës prej dy kishave të mëdha të krishtera. Të ashtuqua...
FRANCË- Franca klasifikohet nga Gjermania si një zonë me rrezikshmëri të lartë. Numri i infektimeve të reja me Corona të regjistruara atje brenda një dite ...
KOSOVË- Nëntë persona janë konfirmuar të infektuar me variantin “Omicron” të koronavirusit në Kosovë. Rastet më të shumta janë në komunën e Mitrovicës, ndë...
PRISHTINË – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë, mes t...
GJERMANI – 355,955 kërkesa për azil janë paraqitur në Bashkimin Evropian nga janari deri në shtator të vitit 2021. Numri më i madh i kërkesave është paraq...
MOSKË – Presidenti rus, Vladimir Putin nuk deklaroi se si do të reagonte nëse kërkesat e tij për garanci të sigurisë nga NATO-ja lidhur me zgjerimin ...