LIVE UPDATES
Aktualitet

DW për zjarret në vend: Vatra ende aktive në male, nga veriu në jug të Shqipërisë

15 Gusht 2021, 13:00 Nga DOSJA
DW për zjarret në vend: Vatra ende aktive në male, nga veriu

TIRANË– Ministria e Mbrojtjes në deklaratën zyrtare, në mbrëmjen e së shtunës (14.08),  mbi situatën e zjarreve, njoftoi se “ndodhen të pashuara 8 vatra zjarri të shpërndara nga veriu në jug të vendit”.

Më problematiket, sipas kësaj deklarate, janë ato në majën e Malit të Rrunës, në Kukës, në Malin e Tërbunit, në Pukë, në Dibër, Mirditë, Lezhë dhe Memaliaj,

“Era favorizon përhapjen me shpejtësi të zjarrit që po djeg dhjetra hektarë me pisha dhe dru ahu në pyje, shkurre dhe pemë të ndryshme.  Për shkak të terrenit ndërhyrjet në vatrat e zjarrit në male bëhen vetëm nga ajri me helikopterë zjarrfikës, pasi nga toka nuk është e mundur,” theksohet në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes.

Në Mirditë dhe në Dibër zjarrret kanë dalë jashtë kontrollit dhe po afrohen në masivin me pisha në territorin e bashkisë së Klosit. Forcat zjarrfikëse kanë monitoruar gjatë gjithë natës situatën dhe janë përpjekur që zjarret të mos kalojnë në zonat e banuara.

Të dielën në mëngjes, (15.08) efektivat e Forcave të Armatosura dhe strukturat lokale të zjarrfikësve kanë rinisur punën për shuarjen e tetë vatrave të zjarrit, me fokus ato në Mirditë dhe Dibër.

Nga 184 vatra zjarri në nivel kombëtar, 176 janë shuar

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, që nga shpërthimi i zjarreve në Shqipëri, në fillim të këtij muaji, kur vendi u përfshi nga i nxehti afrikan dhe deri sot, (15.08) janë shuar 176 vatra zjarri , ku më të rrezikshmet kanë qënë në Gadishullin e Karaburunit dhe në malësitë e Lumit të Vlorës, për shkak të afërsisë së tyre me Parkun Kombëtar të Llogarasë si edhe ato në terrenin mbi tunelin e Kalimashit, në autostradën Shqipëri-Kosovë. Në shuarjen e tyre ndihmuan helikopterët zjarrfikës që mbrritën një javë më parë nga Holanda dhe Çekia, në kuadër të aktivizimit të mekanizmit të mbrojtjes civile të BE-së në përgjigje të kërkesës së Shqipërië për mbështetje.

Përpjekjet e Forcave të Armatosura dhe strukturave të Emergjencave Civile janë përqëndruar tani në shuarjen e tetë vatrave egzistuese të zjarrit që përbëjnë rreth 5 përqind nga totali i deritanishëm i tyre prej 184 të tilla në shkallë vendi.

Një bilanc heroik ky nëse kihet parasysh baza e varfër operacionale, mjetet e vjetëruara afër skadencës së përdorimit të tyre dhe mungesa e kapaciteteve njerëzore të treinuara për t’iu përgjigjur me efikasitet situatave të tilla të emergjencave civile. Gjithsesi rreziku i vatrave të reja të zjarrit është i pranishëm për shkak të erës që përhap zjarret./DW/

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ministria e mbrojtes zjarre ne shqiperi ministria e mbrojtes zjarre ne shqiperi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet