LIVE UPDATES
Bota

DW: Perspektiva ekonomike në Gjermani varet nga industria

11 Dhjetor 2021, 08:03 Nga DOSJA
DW: Perspektiva ekonomike në Gjermani varet nga industria

GJERMANI – Të dhënat e reja ekonomike janë shpesh një test atmosferik për tregjet financiare. Këtë javë pati disa surpriza, të mira dhe të këqija. Në këtë kuadër industrisë gjermane iu desh të përballonte një rënie të mprehtë të porosive në tetor. Fajin për këtë e pati mungesa e shumëpërmendur e materialeve. Prandaj kryesisht klientët e huaj u treguan të rezervuar me porosi. Kësaj i shtohet edhe përkeqësimi i situatës së koronas në shumë vende. Një sinjal pozitiv dha nga ana tjetër prodhimi industrial. Në sektorin e automobilave në veçanti,  nga linjat e prodhimit dolën më shumë makina dhe pjesë automjetesh. Për kryeekonomistin e ING Gjermani, Carsten Brzeski, ky lajm nuk është një e papritur e madhe.”Tani ishim në një situatë ku mjaftonte vetëm një kontejner nga Azia ose një grusht çipash elektronikë për të parë më në fund rifillimin e prodhimit. Sepse stoqet ishin zbrazur,” shpjegon Brzeski. Nga ky këndvështrim, nuk nevojitet shumë që të kthehet rritja më në fund në industrinë gjermane.

Prodhimi i çipave vazhdon të ngecë

Megjithatë, problemet ende nuk janë zgjidhur. Në fakt, është veçanërisht prodhimi i gjysmëpërçuesve në Azi që po ngadalëson kompanitë në Gjermani. Ekspertët besojnë se situata të çipat kompjuterikë mund të mos lehtësohet para gjysmës së dytë të vitit të ardhshëm. Dhe kësaj i shtohet një pikë, sipas Andreas Scheuerle nga Deka-Bank: “Vështirësitë e furnizimit nuk rëndojnë mbi asnjë vend në Evropë aq sa mbi Gjermaninë – për shkak të pjesës së madhe të industrisë në ekonomi dhe ndoshta edhe për shkak të pjesës së madhe të industrisë së automobilave”. Prandaj, fati i ekonomisë gjermane varet mbi të gjitha nga situata e industrisë gjermane. “Xhokeri i madh është prodhimi industrial, i cili, me një rigjallërim të shkurtër tani, ndoshta mund ta pengojë recesionin,” shpjegon Brzeski, ekspert në ING. Për shumicën e profesionistëve të bursës, megjithatë, atmosfera është më pesimiste. Çdo muaj, Qendra për Kërkime Ekonomike Evropiane (ZEW) në Mannheim publikon barometrin ekonomik për investuesit profesionistë. Flitet për një gjysmëvit dimri të errët, veçanërisht për shkak të rigjallërimit të pandemisë Corona.

Shpresa te konsumi

Nga ana tjetër, perspektiva për vitin e ardhshëm është shumë më pozitive, jo vetëm sepse kufizimet që lidhen me koronan mund të hiqen sërish. Ato që pritet të përfitojnë janë hotelet, si dhe tregtia me pakicë, nëse konsumatorëve u rikthehet shija e konsumit. “Ne presim që vitin e ardhshëm të kemi një rritje reale, me më shumë se katër përqind rritje,” thotë Sebastian Dullien nga Instituti për Kërkime Makroekonomike dhe Ekonomike të Fondacionit Hans Böckler. “Sepse gjermanët kanë vënë mënjanë një shumë relativisht të madhe parash gjatë krizës, të cilat pjesërisht duan t’i shpenzojnë”. Në bursa, ky optimizëm është i mirëpritur – pas ditësh të humbjeve në tregjet e aksioneve. Por: në rast të një pandemie, probleme të papritura mund t’i pengojnë shumë shpejt planet e investitorëve dhe ekonomistëve. (DW)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota ekonomia ne gjermani gjermani perspektiva ekonomike ekonomia ne gjermani gjermani perspektiva ekonomike

Sondazh

Poll
Bota 11 Dhjetor 2021, 07:57

Hitleri, Kohli dhe Merkeli

Varshavë, një ndërtesë me ballë të dalë në një rrugë dalëse, jo larg qendrës së qytetit. Pikërisht në këtë rrugë është kryer gjatë pushtimit gjerman të Polonisë...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet