LIVE UPDATES
Bota

Serbët votojnë për largimin nga institucionet kryesore të Bosnjës

11 Dhjetor 2021, 07:51 Nga DOSJA
Serbët votojnë për largimin nga institucionet kryesore të

Ligjvënësit serbë votuan të premten për të filluar punën për tërheqjen e Republikës së tyre autonome Serbe nga forcat e armatosura, sistemi gjyqësor dhe sistemi tatimor i Bosnjës, në një mocion jodetyrues, që synon të hapë rrugën për shkëputjen nga Bosnja.

Të tri institucionet përfaqësojnë shtyllat kryesore të sigurisë së përbashkët, sundimit të ligjit dhe sistemit ekonomik në Bosnje, e cila u nda në dy rajone autonome – Republika Serbe dhe Federata e dominuar nga kroatët dhe boshnjakët – pas luftës së viteve 1992-1995.

Ligjvënësit votuan edhe një deklaratë që bën thirrje për hartimin e një kushtetute të re për entitetin Republika Serbe, ndërsa nënvizon se “të gjitha ligjet e imponuara” nga Përfaqësuesi i lartë Ndërkombëtar në Bosnjë, janë “jokushtetues”.

Parlamenti i entitetit serb u mblodh në një periudhë kur anëtari serb i presidencës trepalëshe boshnjake, Milorad Dodik, shtoi fushatën e tij për shkëputje nga Bosnja pavarësisht kërcënimit për sanksione të reja nga Shtetet e Bashkuara dhe vendeve të tjera.Milorad Dodik tha se ky ishte një sesion historik i parlamentit që do të forcojë minishtetin serb të Bosnjës, i themeluar si pjesë e një marrëveshjeje paqeje të sponsorizuar nga Shtetet e Bashkuara, që i dha fund luftës në Bosnjë në 1995.

“Në gjashtë muajt e ardhshëm, ne do të bisedojmë dhe do të shohim nëse ka një mundësi për të formuar një strukturë të re të forcave të armatosura, duke marrë parasysh pozicionin tonë, ose do të zgjedhim ndonjë nga mundësitë e mëposhtme: të formojmë një ushtri të Republikës Serbe, ose ne dorëzojmë ligjin për çmilitarizimin e përgjithshëm të Bosnjës”, tha ai.

Ai e quajti Bosnjën një “shtet në letër” dhe i tha parlamentit se duhet të mbahet një referendum në entitetin serb për formimin e ushtrisë, shërbimit të sigurisë, gjyqësorit dhe autoritetit tatimor dhe se duhet të hartohet një kushtetutë e re shtetërore.

Udhëheqësit e opozitës në parlament kritikuan politikat e Milorad Dodikut, duke thënë se ato janë të nxituara, krijojnë pasiguri dhe madje edhe përplasje të mundshme në rajonin ende të paqëndrueshëm të Ballkanit.

Prej vitesh Milorad Dodik është shprehur në favor të ndarjes së entitetit serb nga Bosnja për t’u bashkuar me Serbinë fqinje. Me mbështetjen e heshtur nga Rusia dhe Serbia, Dodiku kohët e fundit intensifikoi fushatën e tij.

Zyrtarët boshnjakë kanë paralajmëruar se politikat e Milorad Dodikut mund të çojnë në përplasje dhe u kanë bërë thirrje Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian që të veprojnë kundër atij dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Ambasadat Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë dhe Italisë në Sarajevë si dhe delegacionit të Bashkimit Evropian, thanë të premten në një deklaratë të përbashkët se vendimi i parlamentit serb është hap shtesë drejt përshkallëzimit të situatës. “Anëtarët e koalicionit qeverisës në Republikën Serbe duhet të jenë të vetëdijshëm se vazhdimi i rrugëtimit nëpër këtë qorrsokak sfidon kuadrin e Daytonit, dëmton perspektivat ekonomike të entiteteve, kërcënon qëndrueshmërinë e vendit dhe të gjithë rajonit dhe kërcënon të ardhmen e Bosnjës në BE. Shtimi i tensioneve dhe bllokimi i funksionimit të institucioneve do të kufizojë mundësitë ekonomike në dispozicion të qytetarëve, do të pengojë investimet dhe do të shpërqendrojë luftën kundër korrupsionit”, thuhet në deklaratë.

“Inkurajojmë të gjithë udhëheqësit që të ndërtojnë besim të ndërsjellë duke braktisur menjëherë retorikën përçarëse dhe shkallëzuese dhe të kthehen në institucionet shtetërore me kapacitet të plotë, ku mund të flasin edhe për mosmarrëveshjet”, thuhet në deklaratën e përbashkët të diplomatëve perëndimorë.

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur tashmë një ndalim udhëtimi dhe ngrirje të pasurive të Milorad Dodikut dhe zyrtarët amerikanë dhe gjermanë janë kërcënuar kohët e fundit me më shumë sanksione, në rast se serbët e Bosnjës dobësojnë më tej institucionet qendrore të Bosnjës./VOA

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni serbi serbi

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen