LIVE UPDATES
Bota

Hitleri, Kohli dhe Merkeli

11 Dhjetor 2021, 07:57 Nga DOSJA
Hitleri, Kohli dhe Merkeli

Varshavë, një ndërtesë me ballë të dalë në një rrugë dalëse, jo larg qendrës së qytetit. Pikërisht në këtë rrugë është kryer gjatë pushtimit gjerman të Polonisë, në tetor 1943, ekzekutimi i parë në rrugët e Varshavës. Sot në një ndërtesë janë ngjitur njëra pas tjetrës postera. Aty shihen fytyrat e Adolf Hitlerit dhe Joseph Gëbelsit, bashkë me ato të Frank-Walter Steinmeierit, Angela Merkelit, Helmut Kohlit dhe Konrad Adenauerit, si dhe imazhe të nazistëve që brohorasin dhe kryqe të thyera.

Po ashtu në pllakata ndodhet edhe fotografia e ambasadorit aktual gjerman në Varshavë, Arndt Freytag von Loringhoven. Atij i drejtohet shkresa në gjuhën angleze. “I nderuar Zoti Freytag”, thuhet aty, “a mund më në fund autoritetet gjermane, që janë kaq shumë të interesuara për shtetin e së drejtës në vendet e tjera, të kujdesen për mungesën e ligjit në Gjermani dhe t’i paguajnë Polonisë reparacionet për dëmet dhe krimet gjermane të Luftës së Dytë Botërore?”

Postera të tjerë tregojnë imazhe të kampeve të përqëndrimit, të burgosur të zhveshur, ekzekutime dhe ngjitur, sërish ambasadori gjerman. Direkt para fasadës bëhen punime në rrugë. Një ekskavator shkon tutje tëhu, punëtorët e ndërtimit duket nuk preken nga imazhet e tmerrshme. Ata i shohin ato vetëm kur filloj unë të fotografoj. Ka mundësi që shumë polakë të jenë mësuar me retorikën e imazheve të kësaj natyre. Sidoqoftë, pllakata e parë është ngjitur këtu disa muaj më parë. “Reparacionet të çlirojnë. Regulli duhet zbatuar!”, thuhej në të. Një fjali që të kujton atë që shkruhej tek porta e kampit të zhdukjes në Aushvic.

Logoja e Ministrisë së Kulturës

Aksioni me pllakata zhvillohet pak para vizitës së parë në Varshavë të ministres së re gjermane të Punëve të Jashtme, Annalena Baerbock. Por duke pasur parasysh mesazhin provokativ të pllakatës dhe faktin që tek to ndodhet edhe logo e ministrisë polake të Kulturës, reaksionet zyrtare gjermane kanë qenë deri tani të rezervuara.

“Qeveria gjermane ka dijeni për pllakatat që tregojnë në mënyrë denigruese përfaqësuesit e lartë të Republikës Federale Gjermane,” citon agjencia gjermane e shtypit (dpa) të ketë deklaruar Ministria e Jashtme gjermane. Për këtë është vendosur kontakt me qeverinë në Varshavë. “Prezantimet shpifëse” nuk pasqyrojnë “marrëdhëniet e ngushta dhe të besueshme gjermano- polake në Europën e sotme”.

Pllakatat janë bërë si atëherë edhe sot nga artisti Wojciech Korkuc. Ato janë financuar mes të tjerash edhe nga mjetet financiare të fondit patriot të Institutit për trashëgiminë e mendimit kombëtar, (IENG), një institucion kulturor shtetëror. Ministria e Kulturës në Varshavë, nuk pranon asnjë lloj përgjegjësie për aksionin. Një zëdhënës bëri të ditur se ministria as nuk e ka financuar direkt, as nuk e ka marrë nën patronazh aksionin. Logo e Ministrisë së Kulturës është stampuar tek pllakatat, sepse kjo gjë është rregull për ata që marrin para financimi nga Fondi Patriot.

Përça dhe sundo

Sidoqoftë, udhëheqja politike polake i përdor herë pas here vetë narrativat e ngjashme si ato të pllakatave. Kryetari i partisë PiS- Jaroslaw Kaczynski, i njohur për retorikat e tij kritike ndaj Gjermanisë, u shfaq i alarmuar gjatë bisedimeve gjermane për krijimin e koalicionit qeveritar. Gjatë një mbledhjeje të mbyllur të fraksionit të tij, ai foli për “provat e rënda” para të cilave “ndodhen europianët”: “Gjermania ka hapur mbi tavolinë hartat dhe kërkon të ndërtojë Rajhun e Katërt. Ne nuk do e lejojmë një gjë të tillë,” citojnë mediat polake të ketë thënë ai. Nuk ka asgjë të keqe këtu, shpjegon deputeti i PiS, Marek Ast: “Gjermanët nuk e fshehin aktualisht, se duan ta zhvillojnë Europën në drejtim të një shteti federal, që unë mendoj do të ndodhet nën udhëheqjen e Gjermanisë. Ne nuk jemi dakord me një gjë të tillë.”

Andrzej Byrt, ish-ambasadorit të Polonisë në Gjermani, i shkaktohen dhimbje nga toni dhe përmbajtja e deklaratave të tilla. Fjalët e Kaczynskit me “Rajh të Katërt”, thotë Byrt për Deutsche Wellen, janë „ofendim me synim, i formuluar nga një njeri që e njeh botën vetëm nga librat dhe televizioni dhe që preferon me sa duket më shumë të shohë kalërimin e demave”. Filozofia kryesore e Kaczynskit është: Divide et impera, përça e sundo, thotë Byrt. Ai vetë, që ka lindur në të njëjtin vit si Kaczynski, më 1949, preferon një moto tjetër: Suaviter in modo, fortiter in re – I butë në sjellje, i vendosur në vepra. Por, për të krijuar përçarje Kaczynski përdor tani terma si “marrëzi e dënueshme”.

“Pushtimi nga Brukseli”

Se ku bazohet konkretisht aversioni i Kaczynskit ndaj Gjermanisë, nuk e di, thotë Byrt. Ai hamendëson se mund të ketë të bëjë me përvojat që prindërit e tij kanë pasur gjatë Revoltës së Varshavës, ose kujtimet e Varshavës së pasluftës, të shkatërruar komplet. “Mua më kujtohen vetë ato pamje “, thotë Byrt, që gjatë një eskursioni me klasën pa Varshavën e shkatërruar dhe ndjeu zemërim. “Dëshira e thellë për të marrë hak është futur në kokën e ne fëmijëve të vegjël, gjë që nuk është çudi kur ke parasysh dimensionet e krimit, por njëkohësisht ata që ishin besimtar filluan hap pas hapi të hapnin rrugën e pajtimit,” thotë ish diplomati. Ai tregon mes të tjerash për letrën e famshme të Ipeshkëve polakë të vitit 1965, që i ofroi falje kolegëve gjermane duke u kthyer në një gur të rëndësishëm të pajtimit polako- gjerman.

Me ofrimin e pajtimit, Ipeshkvët polakë i dollën përballë edhe frikës së shumë polakëve ndaj Gjermanisë, me të cilin pushtetmbajtësit e kohës së socializmit realist luanin herë pas here.

30 vjet pas ndryshimit të sistemeve dhe nënshkrimit të Paktit polako- gjerman të fqinjësisë së mirë, janë duke u shpeshtuar sërish tonet antigjermane dhe antieuropiane. Shpesh ato prekin përvojat e vuajtjeve historike: Polonia ndodhet nën „pushtimin e Brukselit”, tha para pak kohësh një politikan i PiS. Ku Gjermania shpesh barazohet me “Brukselin”.

Breshëria pa pushim antigjermane lë gjurmë

Të jesh “gjerman” ose “të mbështesësh Gjermaninë” kthehet shpejt në barrë. Që nga janari i vitit 2021, televizioni i afërt me qeverinë, TVP, ka përsëritur shumë herë pjesë të një fjalimi të kundërshtarit të Kaczynskit dhe udhëheqësit të opozitës, Donald Tusk, i ftuar në një aktivitet të Partisë Kristiandemokrate gjermane. Mbas kësaj gjëje fshihet akuza se ish kryeministri polak dhe president i Këshillit të Europës vepron në përgjithësi në emër të vendit fqinj dhe „e ka tradhëtuar” Poloninë tek gjermanët.

Flash-Galerie Symbolbild Deutschland Polen EU
Në përgjithësi tek TVP nuk ka emision lajmesh ku të mos ketë kunja kundër gjermanëve arrogantë, ambiciozë ose që harrojnë historinë. Anketat nuk tregojnë të ketë një aversion të përgjithshëm të polakëve kundër Gjermanisë, por shohin tregues që thonë se breshëria e pa pushim antigjermane, le gjurmë. Sipas „Barometrit gjermano- polak”, një sondazh ndërkufitar i shumë institucioneve gjermane dhe polake, vitin e kaluar 42 përqind e polakëve shprehën simpati për gjermanë. Katër vjet më parë kjo shifër ka qenë 53 përqind.

Edhe gjatë qeverisjes së parë të PiS, nga 2005 deri 2007, simpatia e polakëve për gjermanët ra nga 45 përqind (2005) në 30 përqind (2008).

Kush i përfaqëson më fort interesat polake?

Politologia Ewa Marciniak nga Universiteti i Varshavës thekson se “narrativa antigjermane” nuk drejtohet kundër Gjermanisë, por i shërben më shumë politikës së brendshme. “Është duke u zhvilluar një garë se kush i përfaqëson më fort interesat polake,” thotë studiuesja për Deutsche Wellen. Faktikisht çdo qeveri polake është munduar të fuqizojë pozicionin e vendit të vet në Europë. Ndryshimi është vetëm se një qeveri mbështetet tek bashkëpunimi, tjetra tek konfrontacioni dhe konflikti.

Ideja e një shteti federal të Europës, është „e rrezikshme” sepse vjen prej Gjermanisë, tha kryetari i PiS, Kaczynski në takimin e nivelit të lartë të politikanëve nacionalistë të djathtë dhe politikanëve ekstremistë të djathtë të Europës, mbajtur në Varshavë të dielën e kaluar (4.12.2021). Në referatin e publikuar në internet ai e akuzon disa herë rëndë Gjermaninë.

Merr fund durimi i Berlinit?

Pyetja është, paralajmëron Slawomir Sierakowski, komentator i portalit polak të internetit, Onet, nëse me qeverinë e re gjermane do të marrë dikur fund durimi i Berlinit ndaj Varshavës, që karakterizonte sidomos Angela Merkelin. Ai kujton se asnjë gjermano-lindor nuk ndodhet më në postet kryesore të qeverisë së re gjermane, prandaj duhet pritur më pak dozë mirëkuptimi.

Pikërisht në lidhje me ministren e re të Jashtme gjermane, që vizitoi Varshavën, Sierakowski mund të ketë të drejtë. Annalena Baerbock ka lindur në Gjermaninë perëndimore më shumë se 40 vjet pas Luftës së Dytë Botërore, dhe e ka të vetëkuptueshme “përballjen me të kaluarën”. Ajo nuk merret peng për shkak të historisë së vendit të saj dhe është njëkohësisht kritike ndaj Rusisë, për shembull për gazsjellësin Nord Stream 2, gjë që shihet me sy të mirë në Poloni. Vendosja e saj në një rresht me Hitlerin dhe Gëbelsin, do dukej edhe më absurde se sa duket absurde vendosja e Kohlit ose Merkelit./DW

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota gjermani hitler gjermani hitler

Sondazh

Poll

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend