Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Kryeministri i Shqipërisë Rama i kërkoi SPAK-ut të godasë kuçedrën e korrupsionit në Shqipëri dhe të hetojë ish-kryeministrin Berisha. Opozita e quan presionin ndaj SPAK-ut të patolerueshëm, shkruan Deutsche Welle. Me një gjuhë figurative të ashpër Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, i bëri thirrje Strukturës Anti-Korrupsion, (SPAK) “të godasë në kokë kuçedrën e korrupsionit” dhe “të hyjë më thellë në kraterin e vullkanit të poshtërsive, krimeve, vjedhjeve.” Në kongresin e PS-së, zhvilluar të shtunën (09.04), ai e nxiti SPAK-un të hetojë ish-kryeministrin Berisha, të cilin Departamenti Amerikan i Shtetit, (DASH) e shpalli në maj të vitit të kaluar “persona non grata” për “vepra korrupsioni që minojnë demokracinë në Shqipëri.”
“Ata që akuzohen për korrupsion dhe minim të demokracisë duhet të përfshihen në hetimet e SPAK-ut, që duhet të hetojë nëse akuzat e qeverisë amerikane janë ose jo të bazuara.” – tha Rama në Kongresin e PS. Reforma në drejtësi dhe goditja e korrupsionit. Në fjalën e tij prej rreth një ore e gjysmë në Kongresin e PS, kryeministri Rama u ndal gjatë në pritshmëritë e qytetarëve nga reforma në drejtësi, të fokusuara në ndëshkimin e korrupsionit në nivel të lartë. Dënimin me burg në shkurt të këtij viti për shpërdorim detyre të ish-ministrit të brendshëm socialist, Saimir Tahiri, arrestimet me burg nga SPAK-u të Lefter Kokës, ish-ministër i Mjedisit në mandatin e parë qeverisës të kryeministrit Rama dhe deputetit socialist Alqi Bllako, që të dy për aferën e inceneratorëve, kryeministri Rama i konsideroi si rezultate të dukshme të reformës në drejtësi, që po godet zyrtarë të PS, forcës politike në qeverisje, gjë që sipas tij në qeverisjet e mëparshme të ish-kryeministrit Berisha as që mund të përfytyrohej.
Rama tha se përgjegjësia e zyrtarëve të lartë të qeverisjeve socialiste të arrestuar nga SPAK-u është “vetëm personale dhe PS nuk është zyrë avokatie për askënd.” dhe i bëri thirrje SPAK-ut të hetojë edhe për pasuritë e prokurorëvedhe gjykatësve që vettingu i ka nxjerrë jashtë sistemit. Opozita: Presioni ndaj SPAK-ut i patolerueshëm.Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, e quajti propagandë kongresin e PS „që nuk mund të fshehë keqeverisjen dhe varfërinë e shqiptarëve.” Në median sociale ai theksoi që kryeministri Rama nuk përmendi vjedhjen e miliona eurove nga ministrat e deputetët e tij në aferën e inceneratorëve dhe heshti për boshatisjen e vendit nga emigrimi i rinisë. Komisioni i Rithemelimit të PD i drejtuar nga ish-kryeministri Berisha i cilësoi në një deklaratë për mediat “të patolerueshme, të pafalshme dhe tërësisht kriminale presionin dhe shantazhin e hapur që Edi Rama ushtroi ndaj organeve të reja të drejtësisë”.
Marrë nga DW
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TROPOJË– Një tërmet ka lëkundur veriun e Shqipërisë mëngjesin e sotëm.Sipas “EMSC”, tërmeti me magnitudë 4.2 ballë është ndjerë në Bajram Curr, Has, ...
TIRANË– Ditën e sotme ka nisur seanca e rivlerësimit për 34 efektivët e policisë kufitare në Kukës të cilët akuzohen për “shpërdorim detyre” dhe “kor...
SARANDË– Dino Majko, 29 vjeç banues në Sarandë është masakruar me thikë mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00 në një club në qytetin bregdetar t...
TIRANË– Policia e shtetit ka publikuar bilancin javor ku njofton se janë arrestuar 181 persona, 62 janë proceduar penalisht dhe 33 janë shpallur në k...
VLORË– Është vënë në prangat e policisë së Vlorës 35-vjeçari Aldo (Ksandri) Tushaj në vijim të operacionit ‘Five’ si pjesë e ...
DIBËR- Policia e Dibrës ka vënë në pranga një 33-vjeçar nën për posedim të armëve të zjarrit dhe municioneve ushtarake si dhe 60 copë fishek.Sipas n...
LEZHË- Kanë rinisur kërkimet për gjetjen e trupit të 10-vjeçarit me inicialet S.L, i cili u mbyt gjashtë ditë më parë në lumin Fan të Mirditës. Polu...
Në kohën e luftës në Ukrainë, e cila ka bashkuar si asnjëherë më parë vendet perëndimore, mungesa e konsensusit në Bashkimin Evropian për procesin e zgjerimit p...
ITALI– Një 29-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi ndaj tij kishte një urdhër të gjykatës të një dënimi prej 9 vitesh burg p...
TIRANË- Rikthehen kushtet e paqëndrueshme atmosferike në vendin tonë duke bërë që gjatë paradites deri të orët e vona të pasdites Shqipëria të jetë nën ndi...