LIVE UPDATES
Aktualitet

DW: Shoqatat në mbrojtje të mjedisit dhe shkencëtarët kërkojnë shpalljen e Vjosës, Park kombëtar

22 Mars 2021, 15:26 Nga DOSJA
DW: Shoqatat në mbrojtje të mjedisit dhe shkencëtarët

Slogani i ri “Vjosa Parku Kombëtar Tani” është një apel për të mbrojtur lumin e fundit të madh të egër të Evropës, thonë mbrojtësit e mjedisit.

Aktori i famshëm i Hollivudit, Leonardo di Caprio, ishte një nga të parët që promovoi filmin e shkurtër të prodhuar nga kompania “Patagonia” me titull “Vjosa Forever”: “Lumi Vjosa, speciet e tij dhe gjallesat që varen prej tij janë në rrezik dëmtimi të përhershëm nga digat. Shikoni filmin “Vjosa Forever” nga Patagonia dhe nënshkruani peticionin, që i kërkon qeverisë shqiptare të mbështesë #VjosaN NationalParkNow “, shkroi aktori dhe aktivisti mjedisor në Twitter më 11 mars.

The Vjosa River, its species, and the livelihoods that depend on them are under constant threat of destruction from dams. Watch Vjosa Forever with @Patagonia and sign the petition to ask the Albanian government to support #VjosaNationalParkNow: https://t.co/F8hojt3Xp2

— Leonardo DiCaprio (@LeoDiCaprio) March 11, 2021


Në fakt, fjala nuk është për një peticion, por për një fushatë sensibilizuese, ku përfshihet edhe një zotim që ambientalistët duan ta marrin nga kandidatët për deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, që do të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Mesazh në Parlamentin Europian

Ndërkohë, në ditën botërore të Ujit, 22.03., disa organizata për ruajtjen e natyrës, i dorëzuan një seri fotografish Parlamentit të Evropës, për të kujtuar edhe një herë, se çarë monumentesh kulturore përbman Lumi i vetëm i egër i Evropës.

Në 4 Mars, Komiteti i Punëve të Jashtme i Parlamentit Evropian vendosi të përfshijë Vjosën në raportin e progresit për Shqipërinë. Në raport, komiteti i kërkon qeverisë shqiptare të braktisë planet e digës përgjatë Vjosës dhe “të krijojë një Park Kombëtar të Vjosës sa më shpejt të jetë e mundur, i cili do të përfshijë të gjithë gjatësinë e lumit”.

Anullimi i HEC-eve ende i pasigurt

Sipas shoqatës mjedisore gjermane EuroNatur, 38 diga ishin planifikuar në Vjosa deri vonë. Kontratat janë nënshkruar tashmë për dy prej tyre,Kalivaç dhe Poçem, por asnjëra prej tyre nuk është ndërtuar ende pasi lënda është në gjyq.

Në shtator 2020, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi, pas protestave të ndryshme të ambienalistëve, se do t’i anulonte projektet e hidrocentraleve dhe se në pjesë të Vjosës do ta kthente në Park Kombëtar.

Sipas informacioneve të EcoAlbania, planet aktuale për Vjosën duket se i japin asaj vetëm statusin e zonave të mbrojtura si park natyror. “Kjo nuk do të përjashtonte ndërtimin e hidrocentraleve dhe do të ishte shumë larg standardeve të mbrojtjes së një parku kombëtar”, thotë Olsi Nika, drejtori ekzekutiv i shoqatës EcoAlbania për DW.

Çështje e vullnetit politik?

Kreu i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura të Shqipërisë, Zamir Dedej, në një konferencë virtuale, të mbajtur më 18 mars 2021, u shpreh skeptik ndaj idesë së Parkut Kombëtar në të gjithë territorin e Vjosës: Është vullneti politik ai që vendos nëse një zonë është në të vërtetë e mbrojtur apo jo“, tha Dedej në konferencën virtuale në 18 Mars 2021, duke u pozicionuar kështu kundër krijimit të një parku kombëtar përgjatë gjithë Vjosës.

Që pushteti politik jo rrallë është mbi ligjin në Shqipëri, kjo mund të shihet qartë edhe në disa projekte aktuale në zonat e mbrojtura, kujton Nika në një intervistë me DW. Në fillim të Marsit 2021, qeveria miratoi ndërtimin e një aeroporti të dytë, në Akërni, të Vlorës. Zona e ndërtimit është e vendosur në mes të një rezervati natyror që i përket rajonit përreth Vjosës. Jo shumë larg nga atje është një nga vendet më të rëndësishme të pushimit për zogjtë migrues si flamingot, rosat e egra dhe lejlekët, gjatë rrugës nga Evropa në Afrikë. Prandaj, duhet një Park Kombëtar, thotë Nika. Në mënyrë që projekte të tilla të mbrohen më mirë.

Edhe një grup i fituesve të çmimit Alternativ Nobel, nën dretjimin e ambjentalistit gjerman, Michael Succow, është i mendimit, se Vjosa duhet të shpallet Park Kombëtar. Pak kohë më parë ata i patën dërguar një letër autoriteve shqiptare dhe evropiane që ta kthenin Vjosën në Parkun e Parë të një Lumi të Egër në Evropë.

“Një park kombëtar ose një trashëgimi natyrore botërore e çertifikuar sipas kritereve të OKB-së, është e siguruar dhe mund të përfitojë nga fondet e BE-së”, argumenton 79-vjeçari në një intervistë me DW. Ndryshe është kur ke vetëm statusin e një parku natyror, ku mund të ndërhyjë edhe dora e njeriut, thotë ai: “Atëherë, aty çdokush mund të bëjë atë që dëshiron: disa ndërtojnë diga, të tjerët sisteme të mëdha rrugore ose komplekse hotelesh”.

Lumi me gjatësi 270 km, i cili e ka burimin në Greqinë veriore si “Aoos”, rrjedh nëpër grykat e pjerrëta dhe shpatet e Shqipërisë së Jugut; gjarpëron më pas midis ishujsh të rrallë zhavori dhe rëre, ku herë-herë shkon arrin një gjerësi deri në dy kilometra; dhe derdhet në lagunën e Nartës, pranë Vlorës, në brigjet e Adriatikut.

Vjosa është unike

“Vjosa është lumi i fundit i paprekur në Ballkan dhe në Evropë,” thotë Andrej Sovinc i Komisionit Botëror të IUCN për Zonat e Mbrojtura (WCPA) në një intervistë për DW. “Krahët e saj, të cilët deri më sot nuk ndërpriten nga diga, transportojnë sasi jashtëzakonisht të mëdha të sedimenteve, ujit dhe rërës, duke mbështetur kësisoj një biodiversitet jashtëzakonisht të madh dhe shumë habitate.”

Mbi 1175 specie kafshësh dhe bimësh janë identifikuar deri më tani në dhe përreth Vjosës. 39 prej tyre janë në listën e kuqe ndërkombëtare të specieve të kërcënuara të Bashkimit Ndërkombëtar të Ruajtjes së Natyrës (IUCN).

Mbrojtja lumit Vjosa është pjesë e fushatës “Ruaj Zemrën Blu të Evropës”, e cila synon të mbrojë lumenjtë me vlera natyrore veçanërisht të larta në Gadishullin Ballkanik, të cilët kërcënohen nga më shumë se 3,400 projekte hidroenergjitike.

Vjosa është një dhuratë për të gjithë Evropën, thekson Succow: “Prandaj këshilla ime për qeverinë: Ruani këtë natyrë, për ju, për njerëzit tuaj dhe për Evropën.”

Marrë nga: DW

(A.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet lumi vjose lumi vjose

Sondazh

Poll
Aktualitet 22 Mars 2021, 12:54

Dita e Sulltan Novruzit festohen në Berat

BERAT– Festa e Sulltan Novruzit shënon fillimin e vitit të ri, sipas sektit bektashian dhe përkon me ditëlindjen e Imam Alit në Qabe.Në qytetin e Beratit është ...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet