Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Arrestimi i vrasësit të dyshuar të Kastratit, Hoxha: Ajo zonë duhet të paralizohet
22 Mars 2021, 13:45Nga DOSJA
Gazetari Artan Hoxha foli në studion e “ABC” për arrestimin e Albert Zajës, i dyshuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit në Fier. 37-vjeçari u arrestua në banesën e tij në fshatin Larushk, Nikël.
Gjatë bisedës në studio me gazetaren Juli Xhokaxhi, Hoxha tha se gjatë arrestimit të tij nuk ka pasur shkëmbime zjarri, ndërsa tregoi se në momentin e lokalizimit të tij nga RENEA ai është munduar të fshehë armën me synimin për të mos i rënduar një tjetër akuzë.
“Në arrestimin e Albert Zajës nuk kanë pasur shkëmbim zjarri. RENEA pasi ka marrë informacion kanë bërë lokalizimin e tij dhe e kanë mbyllur në rrethim, mesa duket kur nuk ka parë rrugë tjetër ka fshehur armën që të mos merrte dhe një tjetër akuzë.
Në këtë zonë e konsideruar si “trekëndëshi i Bermudes”, ku po fus Fushë Krujën, Durrësin, Tiranën dhe Shijakun, kjo gjë duhet të gjejë një rrugëzgjidhje. Ai ambient atje duhet të paralizohet sepse jo të gjithë qytetarët janë të rrezikshëm atje. Kujtojmë se arrestimi i vrasësit të Behar Sofisë si edhe operacioni për zbulimin e vrasjen e Krasniqit ka qenë pozitive dhe kjo duhet bërë në çdo rast sepse nëse nuk do të ndërpritet ky zinxhir vrasjesh, ne do të mbledhim kufomat”, tha më tej Hoxha.
Hoxha gjithashtu theksoi se për atentatin e fundit në Durrës ende nuk ka filmime, por skema sipas tij është e njëjtë.
“Unë mbi precedentët dua të ngre historinë. Nga precedentët deri tani kemi parë që vrasësit më rezultatit janë elementë që i kanë kaluar një nga një hapat e krimit. Shohim se këto grupe kriminale kanë pasuri të mëdha materiale. Në këto raste e kanë shumë kollaj të rekrutojnë pjesëtarë që vijnë nga forca speciale të policisë.
Në disa ngjarje kemi parë efektive apo ish-efektive të përfshirë. Sa më shumë fuqizohet bota e krimit aq më shumë ngjarje do të dëgjojmë. Kemi arrestuar vrasës nga Ukraina apo deri nga Rusia kanë hyrë në vendin tonë. Pra ato që kanë para dhe në këtë mënyrë sjellin vrasës të sofistifikuar”,shtoi më tej Hoxha.
Marre nga abcnews
(a.b)/dosja.al
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
GJERMANI- Aurora Dollenberg, mjekja shqiptare që punon në Gjermani tha se ka rifilluar vaksinimi me AstraZeneca pasi kjo vaksinë vazhdon të mbetet efikase, ësht...
TIRANË– Izmot George Frendo ka vizituar ambientet e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane në kuadër të ruajtjes së bashkëjetesës fetare.Festa rëndësishm...
BERAT– Festa e Sulltan Novruzit shënon fillimin e vitit të ri, sipas sektit bektashian dhe përkon me ditëlindjen e Imam Alit në Qabe.Në qytetin e Beratit është ...
TIRANË– Emigrantët sirianë në Tiranë janë kthyer në problem në kryeqytet. Shumë prej tyre janë kthyer në ‘makthin’ e bizneseve, pasi hyjnë si klientë dhe g...
FIER– Albert Zaja ka zgjedhur të mos flasë! I arrestuari i parë i Policisë së Shtetit për vrasjen e binznesmenit Shkëlzen Kastratit, ka “qepur” gojën para grupi...
KUKËS– Një qytetar në Lusën të Kukësit ka denoncuar se ka mbetur i bllokuar prej katër orësh për shkak të dëborës së papastruar.Në një video të publikuar, ...
TIRANË-Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në fillim të rrugës “Don Bosko”, në Tiranë. Mësohet se një fëmijë i mitur është përplasur me mjet...
TIRANË– Shqipëria ka marrë 10 mijë vaksina anti-COVID, Sputnik V. Sipas kryeministrit Edi Rama, 10 mijë janë dhuratë nga Princi i Kurorës së Emirateve të B...
BALLKAN– Një re e madhe pluhuri do të “pushtojë” gjithë rajonin e Ballkanit. Programi i Bashkimit Evropian “Copernicus” ka publikuar pamjet nga hapsira që trego...
TIRANË- Mëngjesin e sotëm, drejtuesi politik për Kamzën në Partinë Demokratike, Flamur Noka e ka nisur në banesën e pensionistit Sevxhemali Beluli. Gjatë t...