Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Aktualitet
E denoncoi 3 vite më parë! Indikacionet që SALI BERISHA merrte nga Durrësi, si e kishte futur “Mond Çekiçi” gruan në
20 Mars 2021, 16:02Nga DOSJA
TIRANË– Sot kronika është mbushur me lajmet e vrasjes së anëtarit të bandës së Durrësit, Edmond Çekiçi. Ky i fundit ka qenë një prej personazheve më të përfolur të botës së krimit, i “goditur” shpesh herë nga ish-kryeministri Sali Berisha. Më 6 maj të vitit 2018, Berisha publikoi mesazhin e një nëpunësi dixhital, i cili denonconte se në Agjencinë e Mjedisit në Durrës, në krye ishte caktuar gruaja e Çekiçit. Sipas nëpunësit, institucioni kishte hapur një garë formale, ku ishte paracaktuar fitoja e Vjosa Kalemit.
STATUSI I BERISHËS 3 VITE MË PARË:
Klanet mafioze bëjnë ligjin në qeverinë e narkomafies! Lexoni mesazhin e nëpunësit dixhital. sb “Përshëndetje Z.Berisha. Dua të denoncoj një nga skandalet që rëndom ndodhin në qeverinë Rama. Më dt,11 Maji DAP do të bëjë testimin e vendeve vakant të shpallura nga Ministria e Mjedisit për vendet vakant për Drejtorë Rajonalë të Agjencisë së Mjedisit për disa rrethe, por unë do të ndalesha tek Durrësi. Ky pozicion është i paracaktuar dhe testimi është formal sa për demagogji sepse në këtë pozicion është caktuar për ta fituar znj.Vjosa Kalemi e cila është bashkëshortja Mond Çekiçit një të forti në Durrës që është gjithashtu grup me Shullazin. Kjo tregon se qeveria Rama përditë e më shumë po kapet nga klanet mafioze. Ju ftoj ta publikoni përpara se të bëhet testimi dhe do të vërtetohet plotësisht se këto që shkruajta janë plotësisht të vërteta sepse kjo nuk përbën ndonjë sekret mbasi e dinë i gjithë personeli ku pritet të mare detyrën kjo zonjë. P.S Shtoj se kjo zonjë edhe diplomën e ka të blerë sepse nuk ka frekuentuar asnjë fakultet. Dua të mbetem anonim. Faleminderit
GREQI-Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me zhdukjen e 19-vjeçares shqiptare në Greqi, Artemis Vasili. Sipas medias greke, Vassilis Georgopoulos një h...
GREQI- Një 38-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili ishte infektuar me Covid -19, ka vrarë veten ditën e sotme.Meidat greke, bëjnë me dije se shqiptari em...
TIRANË– Rreth 20 persona, janë shoqëruar në polici, në lidhje me vrasjen e Edmond Koçit, anëtar i bandës së Durrësit.Burime për Dosja.al, bëjnë me d...
KUKËS- 500 mjekë të spitaleve COVID19 në Kosovë do të marrin dozën e parë të vaksinës sot në Kukës. Marrëveshja u finalizua dje dhe sot, vaksinimi ka nisur...