Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
Do zhvillonin mbledhje! Përfaqësues të “Foltores” gjejnë mbyllur selinë e PD-së, KËRKESAT
14 Mars 2022, 10:03Nga DOSJA
TIRANË– Në ambientet e selisë blu, u paraqitën ditën e sotme demokratët e njësisë numër 8 në Tiranë. Përfaqësuesit e Foltores kërkuan që të futen në ambientet e brendshme pasi deklaruan se do të zhvillonin një mbledhje në kuadër të riorganizimit të partisë, por dyert e selisë kanë qenë të mbyllura. Një nga kërkesat e tyre, të cilën e zbuluan për mediat ishte hapja e garës për zgjedhje në PD.
“Jemi anëtarët e degës 8 të PD Tiranë. Kemi dëgjuar ish-kryetarin që i thoshte Bashës të mos jepte dorëheqjen se kishte mbështetjen e degës. Detyra e tij sot të japë dorëheqjen, të hapë rrugën për garën e zgjedhjeve në PD sipas standardit një anëtar një votë. Bllofet dhe fasadat që po luhen sot në selinë e PD-së vetëm e dëmtojnë. Këta janë anëtarët e degës 8”- thanë ata duke u larguar më pas.
Reagimi i tyre erdhi pasi një ditë më parë, Pëllumb Seferi i kësaj njësie deklaroi mbështetjen ndaj Lulzim Bashës. Demokratët thanë se ai nuk i përfaqëson, sikundër nuk i përfaqëson më as Lulzim Basha, pasi është shkarkuar. Para se të largoheshin, si simbolikë ata vendosën një lule në derën kryesore të PD-së, duke qenë se sot ishte edhe Dita e Verës.
ITALI– Yljan Muca, Roland Leshi, Elsio Ramku dhe Roland Belba janë shqiptarët e arrestuar në Itali. Ata dyshohet se financonin aktivitetin e Genc Ballës d...
TIRANË– Ish-drejtuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazi shkruan se bie dakort me konstatimin e kryeministrit se pas protestave massiv...
LEZHË– Prokuroria e Lezhës ka kërkuar 24 vite e 8 muaj burg për tre të akuzuarit që tentuan të fusnin drogë e telefona përmes dronit në burgun e Shën...
LUSHNJE– Ditën e sotme fermerët në Lushnje protestuan sërish. Një prej tyre, Mirlind Saraci ka deklaruar për mediat se ka investuar 1 milion euro në sera ...
ITALI– Detaje nga arrestimet e shqiptarëve në Itali. Gjatë hetimeve, u zbulua se si ky grup e konsideronin COVID-19 si “një ushtar i vogël i Allahut...